
E papritur/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, ja cilit koalicion do t’i bashkohet për zgjedhjet e 25 prillit

Mbrojtja reparti më i fortë i Kombëtares, Rejën e shqetëson sulmi i vaktë

Shkruar nga Adriatik BALLA 17 Shkurt 2021

Në mars Kombëtarja do të luajë ndeshjet e para eliminatore për Kupën e Botës, Katar-2022, ku siç dihet Shqipëria është në grup me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, San Marinon dhe Andorrën. Ambiciet e skuadrës përfaqësuese janë për vend të dytë, një pozicion që siguron pjesëmarrjen në “play-off”, pra i jep një shans të pretendojë kualifikimin në Kupën e Botës, gjë që do të ishte një arritje e madhe e kuqezinjve. Por kur po afrojnë ndeshjet e para zyrtare, duket se trajneri Edi Reja ka mjaft pikëpyetje rreth formacionit, skemave dhe natyrisht formës së lojtarëve. Ai e di që në fazën difensive Shqipëria ka bërë progres, pasi ka lojtarë të nivelit të lartë dhe që luajnë me klube elitare në Itali e më gjerë. Kurse në sulm skuadra ka probleme, pasi përfaqësueses tonë i mungojnë lojtarët efikasë në këtë repart, pra mungojnë sulmuesit e “racës”. Sadiku ka pasur rënie të prodhimtarisë së tij vitet e fundit, si pasojë e dëmtimeve të shumta e tash së fundmi ka kaluar në Bolivi, më shumë për të mbajtur gjallë karrierën sesa për të qenë në top-elitë. Sokol Cikalleshi po “plaket” dhe në kampionatin turk nuk është se ka bërë ndonjë “hata”, paçka se futbollisti gëzon formë të mirë dhe me Kombëtaren jep më shumë se 100% nga vetja. Bekim Balaj që është pjesë e Shturm Grazit ka oscilacione në performancën e tij dhe vështirë se do ta bëjë këtë diferencë në skuadër, kurse Rei Manaj luan me Barcelonën B pa ndonjë shkëlqim të veçantë. I vetmi nga sulmuesit që po kalon moment të mirë është Myrto Uzuni, i cili luan dhe shënon rregullisht me Ferencvaroshin, por ai është sulmues anësor dhe jo “pykë” sikurse luajnë të tjerët.
Mbrojtja, reparti më i konsoliduar
Natyrisht, Shqipëria nuk ka një skuadër që mund të luajë në ofensivë ndaj skuadrave të mëdha, sepse nuk ka lojtarë të këtij kalibri, por në repartin difensiv kemi lojtarë mjaft të mirë që luajnë në klubet elitare italiane dhe më gjerë. Madje mbrojtja ka emra të spikatur si Elseid Hysaj pjesë e Napolit, Marash Kumbulla pjesë e Romës, Berat Gjimshiti pjesë e Atalantës, Ardijan Ismajli pjesë e Specias, Frederik Veseli pjesë e Salernitanës, Kastriot Dermaku pjesë e Breshias, ndërsa Ivan Balliu angazhohet në Segunda Divizion spanjoll. Pra më shumë se gjysma e skuadrës në këtë repart aktivizohen titullarë në Serie A, një prej kampionateve më të fortë në botë. Për këtë arsye trajneri Edi Reja është optimist që ekipi mund të përballet me më të fortët e të pretendojë rezultat pozitiv ndaj tyre, pasi ka mbrojtje solide dhe që jep garanci.
Portierët, prapavija është e blinduar
Në repartin difensiv bëjnë pjesë edhe portierët, që konsiderohen edhe si prapavija e skuadrës por në këtë repart Shqipëria ka cilësi, pasi rivalizojnë disa lojtarë të nivelit të lartë si Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha, që luajnë në Itali, por edhe Gentian Selmani që luan në Turqi apo dhe Alban Hoxha i Partizanit që ka treguar vlera në ato pak ndeshje që është aktivizuar. Në fakt, në ndeshjet e Ligës së Kombeve më shumë u aktivizua Berisha, i cili, falë eksperiencës , ia doli të sigurojë profil të lartë dhe të bëjë më të mirën për ekipin, duke marrë përgëzimet e trajnerit Reja. Kurse Strakosha kaloi kovidin, pati dhe probleme dëmtimesh, por është dhe me të ardhme të paqartë për vazhdimësinë. Kurse Selmani po rritet në Turqi dhe mund të jetë kandidat potencial. Me pak fjalë, reparti difensiv nuk vuan për kualitet dhe ky është reparti që shënon shtyllën e vërtetë të skuadrës përfaqësuese.
Rrahmani i Kosovës, mbrojtësi i formacionit ideal këtë javë në Itali
Ndërsa mbrojtësit dhe portierët kuqezinj po përpiqen të mbajnë profil të lartë në skuadrat e tyre, një tjetër mbrojtës shqiptar, por i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka momente të mira në këtë periudhë. Napoli arriti ta mposhtë Juventusin me rezultat 1:0, falë golit të Insinjes nga pika e bardhë. Amir Rrahmani ishte ai që u faulua në zonë nga Kjelini, çka bëri që gjyqtari të akordonte për 11 metërsh. Mediumet italiane e vlerësuan lart paraqitjen e kapitenit të Kosovës, i cili ‘heshti’ Kristiano Ronaldon e Alvaro Moratan. “Tuttomercatoëeb” e ka futur Rrahmanin në formacionin e javës në Serie A.
Më të lexuarat


Skënderbeu “djeg” Partizanin në rrugën drejt kreut, ngec edhe Teuta, rikthehet Tirana

Arben Sako: Pandemia la pasoja në sport, tani është koha t’i kthehemi volejbollit bio, trajnerët në provë

Kontribuan gjatë bojkotit, FSHF me “qarkore të brendshme” për të mos i gjobitur klubet

Ronaldo mund të largohet nga Juventusi, shkak paga shumë e lartë e tij

Hysaj sërish “mollë sherri” tek Napoli, De Laurentis e do në stol, Gatuzo e fut në formacion

Kualifikoi Barçën në finale të Kupës së Spanjës, Pike dëmton ligamentin dhe do të mungojë gjatë

Shkëlqimi dhe rënia e Vllaznisë, statistikat tregojnë se shkodranët s’kanë forcë për titullin

Një tjetër kuqezi “ngroh” Rejën para eliminatoreve, Ramadani një hap para të tjerëve për mesfushën e Kombëtares

Kinezët nxjerrin në shitje Interin, klubin zikaltër pritet ta blejë princi i Arabisë Saudite

Vllaznia në krizë totale, Partizani ngec në Fier, Teuta e Laçi kërcënojnë kreun
