Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Sport

Mbyllet sfida, gjermanët Leipzig ‘shpartallojnë’ Atleticon, shënojnë golin e fitores në 2 minutat e fundit

Mbyllet sfida, gjermanët Leipzig ‘shpartallojnë’

Gjermanët e Leipzig kanë prerë një biletë për gjysmëfinalen e Champions League. Ishin atë të parët që zhbllokuan sfidën në minutën e 51′. Spanjolli Dani Olmo dërgoi në rrjetë topin i cili u shërbye nga shoku i tij i skuadrës Sabitzer.

Avantazhi i gjermanëve zgjati deri në minutën e 71′, kur Joao Felix pengohet në zonë dhe fiton 11 metërsh. Ishte po vetë portugezi i cili goditi nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke barazuar shifrat.

Atëherë kur të gjithë prisnin shtesën, Leipzig ka befasuar spanjollët duke shënuar edhe golin e dytë. Pas një aksioni të bukur, Angelino shërben për Adams i cili gjuan nga jashtë 16 m. Gjuajtja e tij devijohet dhe shkon pas shpinës së Oblak, duke çuar gjermanët në Delir.

Në fazën e ardhshme, Leipzig do të përballet me PSG, e cila mposhti mbrëmjen e djeshme Atalantën 2-1.