
03 Qershor 2023

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka asistuar çdo seancë gjyqësore", Kreshnik Spahiu zbulon rolin e SHBA në çështjen e Saimir Tahirit

Tensionet në veri të Kosovës, vjen reagimi i minutës së fundit nga Vuçiç

Arrestimi i sekretares së MSH, reagon politikani i njohur: SPAK prapë me sardele në vend të krokodilëve si Rama

Dy zyrtaret e MSH në pranga për korrupsion, zbadhen detaje nga dosja e SPAK

Anila Hoxha del me detaje të reja, ja lëvizja e fundit që do të bëjë prokurori për çështjen e Saimir Tahirit

Arrestohet zyrtarja e lartë në MSH, vjen menjëherë reagimi i Ramës

SPAK lëshon urdhrin, arrestohet një tjetër zyrtare e qeverisë (Emri)

Mbyllet testimi i kuqezinjve në Amerikë, Salihi entuziast për kualitetet e gjetura

Shkruar nga Adriatik BALLA 23 Maj 2023

Pas vendeve të mëdha europiane, menaxherët e FSHF-së zbarkuan në SHBA, për të zbuluar talente shqiptare që mund të jenë një kontigjent i sigurt për ekipet e moshave e që do të përfaqësojnë ngjyrat kuqezi në garat e ndryshme ndërkombëtare, kuptohet, pasi të jenë seleksionuar nga teknikët. Për tre muaj me radhë Departamenti i Ekipeve Kombëtare në FSHF në bashkëpunim me Drejtorinë Teknike dhe skautët e FSHF në SHBA kanë punuar përmes aplikimeve për të përpiluar listat e lojtarëve që kishin aplikuar për të marrë pjesë në këtë seleksionim, që u zhvillua në datat 20 dhe 21 maj 2023 në zonën e Nju Xhersit. Grupi organizator që udhëhoqi këtë stazh stërvitor përbëhej nga ndihmës trajneri i Kombëtares, Hamdi Salihi, ish-kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli, Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, përgjegjësi për futbollin e vajzave në FSHF, Florian Riza si edhe Daniel Xhafa, Fation Serhati, Zamira Tabaku, Riza Uka, Elton Mara dhe Skënder Driza. Ndihmës trajneri i Kombëtares, Hamdi Salihi, flet me nota pozitive për organizimin për herë të parë këtij seleksionimi, duke falënderuar edhe prindërit e futbollistëve. “Kanë qenë mbi 120 fëmijë që erdhën këtu dhe organizimi ka shkuar shumë mirë, i gjithë stafi i angazhuar ka bërë një punë të madhe. Tashmë kemi marrë informacionin e duhur për lojtarët e rinj që duhet të mbahen në vëzhgim për të ardhmen dhe në të njëjtën kohë krijojmë një ide të qartë për atë që në na pret këtu në SHBA për të gjetur elemente që t’i shërbejnë ekipeve kombëtare të Shqipërisë. Në ditën e parë kemi vëzhguar lojtarët e vitlindjes 2005, 2006 e 2007, ndërsa në ditën e dytë lojtarët e vitlindjes 2008 e 2009 dhe te secili grup ka lojtarë me të dhëna shumë të mira e që besoj që do të rriten edhe më shumë për t’i shërbyer ekipeve kombëtare. Kemi krijuar një listë me emra lojtarësh, që duhet të mbahen në vëzhgim”, tha Salihi për “Fshf.org”.
Agolli i kënaqur me prurjet, shpreson në të tjera seleksionime
Edhe ish-kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli, i cili ishte pjesë e stafit organizator, vlerëson këtë iniciativë dhe përshtypjet e marra nga testimi i lojtarëve në këtë seleksionim të parë në tokën amerikane janë pozitive. “Në mënyrë simbolike, kishim një Shqipëri të vogël në Nju Jork gjatë seleksionimit. Nuk ishte e lehtë të organizosh aktivitet të tilla në një vend si Amerika, që ka një territor kaq të madh, megjithatë jam shumë i kënaqur nga pjesëmarrja dhe nga cilësia që këta lojtarë shfaqën, duke na dhënë përshtypje të mira. Objektivi është që të evidentojmë sa më shumë lojtarë dhe t’i rekomandojmë emrat e tyre te trajnerët e ekipeve të moshave. Kemi dëshirë që të ketë sa më shumë lojtarë, të cilët aktivizohen në SHBA, që të luajnë me ekipet e moshave të Shqipërisë. Jam i kënaqur nga ecuria e seleksionimit. Mjafton të përmend faktin që një lojtar udhëtoi nga Hjuston për në Nju Jork, që është rreth 8 orë me avion vetëm për të marrë pjesë në këtë seleksionim tregon shumë. Për të folur më pas për atë që ndodh në fushë, aty ku të gjithë lojtarët dhanë maksimumin, çdo ndeshje ishte shumë kompetitive”, tha Agolli.
Më të lexuarat


E bujshme në Gjermani, Granit Xhaka pranë firmës me Bajernin e Mynihut

Disiplina vijon të ndëshkojë Flamurtarin, e pëson edhe Korabi në Kategorinë e Parë

Erzeni gati për finalen, titullarin e shijakasve e duan në Turqi

Leo Mesi largohet nga Paris San Zhermen, destinacioni i ri është Barcelona ose Arabia

Nuk luajti aspak gjatë sezonit, Berisha largohet nga Torino

Egnatia fiton Kupën e Shqipërisë për herë të parë, Tirana ndihet sërish e vjedhur

Pas kampionatit Tirana lëshon dhe Kupën, Egnatia shkruan historinë

Finalja e Kupës së Shqipërisë, përfundon pjesa e parë

Oferta e bujshme nga Arabia Saudite, reagon Benzema dhe i jep fund dyshimeve për të ardhmen

Tirana shpreson për një falje, nëntë të dënuarit apelojnë vendimin e Disiplinës
