BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x
BREAKING NEWS

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për “ditët e zeza” që po trokasin, Altin Dumani dhe prokurorët i tregojnë zyrtarit të lartë të DASH dosjet e korrupsionit që kanë mbushur zyrat e Prokurorisë së Posaçme, amerikanët duan “kokat” e të pa...

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për
x
BREAKING NEWS

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin financiar që u bëri xhepave të shqiptarëve, si u përjashtuan nga tenderi 5 kompani, dyshimet për garë të manipuluar

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin
x
BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x

Sport

Më i miri i finaleve në basketboll, Juljan Hamati: Arritjet individuale janë meritë e grupit dhe Besëlidhjes kampione

Më i miri i finaleve në basketboll, Juljan Hamati: Arritjet

Besëlidhja u shpall kampione e basketbollit të meshkujve këtë sezon, një titull plotësisht i merituar. I fitoi të gjitha ndeshjet, duke mos humbur asnjë dhe kjo dëshmon superioritetin e këtij ekipi, pothuajse i pandalshëm. Në këtë sukses kanë meritë të gjithë lojtarët, e veçmas dhe Juljan Hamati, i cili u zgjodh në fund të garës si lojtari më i mirë i sezonit, një vlerësim që lidhet me kontributin e tij në fushë dhe statistikat që regjistroi gjatë sezonit që mbyllëm. Padyshim që prezenca e tij edhe në Kombëtare rrit cilësinë dhe e bën ekipin të ketë shpresë për rezultate pozitive. Në intervistën e mëposhtme, Hamati jep mendimin e tij për sezonin, për arritjet e Besëlidhjes, për arritjet individuale por edhe planet për të ardhmen. I thjeshtë, racional në të shprehur, por edhe me një modesti për t’u admiruar, ai duket qartë se është lojtari që do ta donte çdo ekip.

- Besëlidhja kishte kohë që përpiqej të formonte një skuadër që të bënte “boom” në kampionatin shqiptar të basketbollit të meshkujve. Rrethanat e sollën që u poqën kushtet për të pasur sukses, pasi u formatua skuadra, stafi dhe pati mbështetje nga bashkia e sponsorët, gjë që Besëlidhjen e çuan në triumfin e kampionatit. Në pikëpamjen tuaj si ishte sezoni i Besëlidhjes?

- Duke parë edhe rezultatet që kemi arritur, më duhet të them se ishte një sezon shumë i mirë. Kemi punuar fort për të arritur në këto nivele dhe për të fituar titullin. Natyrisht merita është e të gjithëve, përmbyllëm me sukses objektivat tona dhe kjo është e rëndësishme për ne lojtarët, stafin dhe klubin në tërësi.

- Krahasuar me kundërshtarët ju ishit një nivel shumë më i lartë, shprehur me diferencë të madhe pikësh në fitoret tuaja. Apo ndoshta është tepruar të thuhet kjo?

- Niveli këtë vit ka qenë më i dobët se vitet e tjera, duke pasur parasysh se këtë sezon kishte ndryshuar formati, ku ishin bashkuar dy kategoritë, për tu bërë një kategori. Disa klube nuk kanë buxhet mjaftueshëm, as nuk i afrohen buxhetit që kanë disa klube cilësore të elitës. Pra gara kishte një nivel më të dobët se vitet e shkuara. Por, gjithsesi, ajo që ishte në dorën tonë ne e bëmë më së miri dhe kjo ka rëndësi, pasi konkretizuam objektivin tonë, duke fituar titullin.

- Natyrisht që ju jeni i kënaqur, pasi u shpallët lojtari më i mirë i sezonit, por a e mendonit në fillim që do të kishit këto arritje? A jeni i kënaqur në planin individual me këto arritje?

- Unë thjesht u përpoqa të bëj maksimumin në çdo ndeshje, që të tregoj vlerat e mia, të jemi në harmoni me grupin, e sa i takon vlerësimit si më i miri duhet thënë se janë vlerësime që vijnë në karrierën e një sportisti gjatë rrugës, natyrshëm, por nuk ishte vetëm meritë e imja. Patjetër që mua më ka ndihmuar gjithë ekipi, të gjithë kanë bërë maksimumin e tyre.

- A keni marrë oferta nga klube jashtë vendit?

- Po, kam pasur interesim nga jashtë, por për momentin vijoj të jem i fokusuar tek Besëlidhja, sepse projekti është shumë serioz, dhe ajo që duam të bëjmë është ajo që në të vërtetë mua më pëlqen.

Më i miri i finaleve në basketboll, Juljan Hamati: Arritjet

- Unë mora vesh nga trajneri që keni kontrata 3-vjeçare. Kjo është risi në kampionatin shqiptar, pasi deri tani në të gjitha klubet funksiononin kontratat sezonale. Ndoshta kjo ju ndihmon të jeni të fokusuar. Sa më e gjatë një kontratë në kohë aq më shumë e lidh lojtarin me klubin dhe projektin e tij. Kështu rritet interesi dhe objektivat për trofe. A mendoni se kështu duhet të veprojnë të gjitha klubet?

- Po, mendoj se po, sepse jo vetëm u jepet siguri lojtarëve, i bën ata më të motivuar, por në të njëjtën kohë rritet cilësia, pasi lojtarëve të një grupi u mbetet të rrinë më shumë kohë me njëri-tjetrin dhe kështu ka përfitime në aspektin tekniko-taktik. Ndaj mendoj se po, është gjëja e duhur dhe që duhet ndjekur edhe nga klubet e tjera. Kjo është gjëja që duhet për basketbollin e të ardhmes.

Më i miri i finaleve në basketboll, Juljan Hamati: Arritjet

- Me ekipin kombëtar çfarë raportesh keni, çfarë parashikoni?

- Me ekipin kombëtar kemi qenë të grumbulluar në shkurt dhe tani ndeshja e radhës do të jetë në nëntor (Austrinë), por ka kohë për të menduar për ekipin kombëtar. Jemi ende larg asaj periudhe, kështu që vëmendjen e ka kampionati dhe projekti për sezonin në vazhdim.

- Liga Unike ka qenë një mundësi e mirë për të matur nivelin e një skuadre nga Shqipëria, pasi rivalet nga Kosova kanë cilësi. Cili është mendimi juaj për këtë aktivitet?

- Sa i përket Ligës Unike mendoj se do e ndihmonte shumë kampionatin tonë duke parë dhe nivelin e lartë që kanë ekipet në Kosovë. Dhe duke u përballur me to mendoj se do ndihmonte në përmirësimin e ekipeve po ashtu dhe lojtarëve. Sepse niveli i basketbollit në Kosovë për mendimin tim është më i lartë sesa në Shqipëri dhe besoj do motivim për ekipet dhe lojtarët që të bëjnë sa më mirë në këtë kompeticion.

Më i miri i finaleve në basketboll, Juljan Hamati: Arritjet

 

- Përveçse të fitoni sërish titullin me Besëlidhjen, çfarë dëshironi në aspektin individual të arrini, flas për sezonin në vazhdim dhe më tej në të ardhmen?

- Planet në aspektin individual për mua janë në vend të dytë. Basketbolli është sport ekipor, punohet e luftohet në grup për të arritur sukses. Një i vetëm nuk e arrin suksesin. Në këtë kuadër, mendoj se prioritar është projekti i klubit dhe grupi, pra skuadra. Ndaj objektiv mbetet të realizohet titulli dhe të fitojmë me Besëlidhjen të gjithë trofetë. Një sukses i grupit sjell edhe suksese individuale.

Intervistoi: Adriatik BALLA