BREAKING NEWS

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas gabimit të pafalshëm që...

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas
x

Sport

Më i miri i Premier League sërish brenda Liverpulit, s’është Salah e Van Dajk, ylli i ri është Henderson

Më i miri i Premier League sërish brenda Liverpulit,

Vitin e kaluar holandezi Van Dajk u shpall më i miri, e dy vite më parë ishte egjiptiani Mohamed Salah që e mori këtë çmim. Dominon i njëjti, Liverpuli

Ky është viti i tretë që Liverpuli dominon çmimet individuale të lojtarëve në futbollin anglez, pasi në Premier League lojtarët e Liverpulit kanë spikatur më shumë në aspektin individual, dëshmuar me vlerësimin e Mohamed Salah, Virgjil Van Dajk e së fundmi të Xhordan Henderson, lojtarë që kanë dhënë shumë në aspektin e grupit dhe e kanë bërë lojën e Liverpulit më kreative. Kështu, së fundmi, edhe zyrtarisht, Xhordan Henderson është zgjedhur si futbollisti më i mirë i sezonit 2019-2020 të Premier League nga shoqata e gazetarëve të futbollit britanik. Kapiteni i Liverpulit është vlerësuar me këtë çmim special për vetë faktin se ishte një nga lojtarët më të mirë dhe lideri i “The Reds” në këtë edicion historik që riktheu titullin në “Anfield Road” pas 30 vitesh. Henderson i cili është aktivizuar në 30 takime me Liverpulin në këtë sezon mposhti në përzgjedhjet e gazetarëve dhe korrespondentëve sportivë konkurrencën e yllit të Mançester Sitit, Kevin De Bryjn, dhe atë të sulmuesit të Mançester Junajtid, Markus Rashford. Mbrojtësi anësor i Liverpulit, Andi Robertson, thotë se triumfi i “Reds” në Premier League ka nxjerrë legjenda nga skuadra e këtij sezoni, mirëpo insistoi se atyre s’ju mjaftojnë medaljet e fituara deri më tani dhe do të kërkojnë të tjera sezonin e ardhshëm. Në fakt, lojtarët e Liverpulit e kanë shijuar një ecuri mbresëlënëse të sukseseve pas triumfit në Ligën e Kampionëve, duke e fituar edhe Kupën e Botës për Klube, Superkupën e Evropës dhe, së fundi, Premierligën. Tani, skuadra e Liverpulit do të përballet me sfidën për ta mbajtur lart nivelin e paraqitjeve të skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm dhe Robertson thekson se ky është qëllimi i djemtë të Jurgen Klopit. “S’na janë mërzitur trofetë, s’do të lodhemi nga ato kurrë, kurrë dhe kurrë. Medaljet janë për t’i shijuar. Kur të pensionohesh, i shikon ato dhe është e rëndësishme t’i kesh rreth qafës për t’i shijuar”, ka thënë Robertson. Më tej ai ka komentuar valën e suksesit të klubit, që nuk duhet të ndalet këtu, por të vijojë më tej. “Momentet si këto nuk ndodhin shpesh, por ne shpresojmë të arrijmë momente të tjera të tilla për këtë klub. Nëse ne mund ta bëjmë këtë, djemtë tashmë janë legjenda, ne do ta lëmë një trashëgimi në këtë klub. Ky është qëllimi ynë. Ne e dimë se duhet të përmirësohemi për vitin e ardhshëm dhe e gjitha që duhet është që ne të jemi edhe në aspektin psikik 100 për qind gati. Jam i sigurt se do të jemi”, shtoi ai. Skuadra e Jurgen Klop fitoi titullin kampion këtë vit në Premier League angleze, pavarësisht se mbetet dhe një javë të luhet në kampionat. Natyrisht, ecuria e skuadrës së Liverpulit ishte fantastike dhe kjo u dëshmua edhe pas kthimit nga ndërprerja e pandemisë. Kujtojmë që Liverpuli këtë sezon është eliminuar nga Liga e Kampioneve dhe skuadra që e eliminoi është Atletiko e Madridit e trajnerit Diego Simeone.