Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Më mirë të harrohet/ Higuain shpërthen në të qara, kërkon falje pas humbjes së penalltisë dhe kartonit të kuq: Kjo ishte arsyeja

Postuar: 12/11/2018 - 09:50

Sulmuesi i Milanit, Gonzalo Higuain, kërkoi falje për kartonin e tij të kuq kundër Juventusit, por këmbënguli që nuk kishte fyer askënd.

Higuain e mbylli në mënyrë të mjerueshme ndeshjen e parë kundër ish-klubit të tij, me një penallti të shpërdoruar përpara se të dilte jashtë me karton të kuq, në humbjen 2-0 të Milanit, në “San Siro”, të dielën.

Ndërsa bëri apologji, 30-vjeçari argjentinas tha se emocionet thjesht e kanë dominuar, pas një loje të ashpër.

“Dukej një karton i padrejtë, isha i trazuar, po aq sa jam i shqetësuar. Unë u paralajmërova, por nuk fyeva asnjeri, – tha Higuain për “Milan TV”. – I kërkoj falje klubit, tifozëve, trajnerit dhe shokëve të mi, sepse këto episode duhet të shmangen. Ne jemi njerëzorë, ndiejmë emocione. Loja nuk po shkonte në rrugën e duhur dhe ishte një nga ato mbrëmje me ngarkesë të lartë”.

Cristiano Ronaldo, ish-bashkëlojtari i Higuain te Real Madridi, foli në mbrojtje të sulmuesit kuqezi, duke thënë se shpresonte që argjentinasit të Milanit të mos i jepet një dënim i gjatë për incidentin.

Higuain kishte mundësinë të barazonte rezultatin nga pika e bardhë për Milanin, pas golit hapës të ndeshjes nga Mario Mandzukic, por gaboi.

Argjentinasi mori përgjegjësinë për këtë rast dhe u zotua të mos e bënte të njëjtin gabim përsëri.

“Ishte një episod i veçantë. Po të kisha shënuar, loja do të kishte ndryshuar, – shtoi Higuain. – Gjëja e rëndësishme është të marrësh përgjegjësinë, të dish se çfarë shkoi keq. Unë premtoj se nuk do të ndodhë më. Tani duhet të shikojmë përpara, do të kemi dy javë pushim dhe pastaj do të përballemi me Lazio për vendin e katërt”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/08/2019 - 17:03

Zyrtare klubi i Bayern Munich arrin marrëveshjen me Barcelonën për sulmuesin brazilian Philippe Coutinho.

Postuar: 17/08/2019 - 07:31

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidane, ka bërë një hap prapa dhe i “lutet” su

Postuar: 17/08/2019 - 07:28

Merkato e verës po shkon drejt fundit dhe klubet e Superiores po nxitojnë të përmbushin objektiva

Postuar: 17/08/2019 - 07:26

Në sezonin e ri vetëm tri skuadra do të luftojnë për titullin.

Postuar: 16/08/2019 - 18:52

Eden Hazard nuk do të udhëtojë me Realin për transfertën me Celta Vigon në javën e parë të La Lig

Postuar: 16/08/2019 - 07:30

Mesi apo Ronaldo do ta fitojë “Topin e Artë”?