Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Më në fund një fitore, Shqipëria mund Uellsin dhe ka sytë nga Panuçi

Postuar: 21/11/2018 - 07:19

Kristian Panuçi gjeti më në fund një fitore që mund ta shpëtojë atë prej largimit përfundimtar nga pankina e skuadrës kombëtare të Shqipërisë. Në stadiumin “Elbasan Arena”, thuajse tërësisht i zbrazur, skuadra kuqezi u përballë në një miqësore me përfaqësuesen e Uellsit, një ndeshje e fituar nga tanët me rezultatin e ngushtë 1-0 me një gol të shënuar me penallti nga Bekim Balaj. Kuqezinjtë nuk shkëlqyen, por të paktën këtë herë luajtën me zemër dhe ia dolën të merrnin një fitore që ka rëndësi morale për grupin, por mund t’i ndryshojë mendjen edhe Dukës që të mbajë Panuçin në krye të kuqezinjve.

Ndeshja

Uellsi nuk është ndonjë skuadër e madhe në futbollin europian, përkundrazi, por ekipet profesioniste kanë lojë të disiplinuar brenda kapaciteteve të tyre. Nën drejtimin e trajnerit Rajan Gigs, uellsianët u vendosën mirë në fushë dhe ishin mjaft të kujdesshëm në lojën e tyre. Edhe pse topin më dendur e qarkullonte ekipi kuqezi, ishin pikërisht uellsianët që rrezikuan më shumë në pjesën e parë, falë një kundërsulmi të shpejtë e me dalje të shumta të lojtarëve në krahë. Panuçi hodhi dje në sulm nga minuta e parë Bekim Balën, ndërsa në krahë si zakonisht Uzunin dhe Grezdën. Mesfusha iu besua dje organizatorit Migjen Basha, që kishte në krahët e tij Lilën dhe Xhakën. Në portë u pozicionua titullar edhe këtë herë Etrit Berisha, ndërsa para tij rreshtoheshin Mavraj dhe Ismajli si qendërmbrojtës, ndërsa Hysaj në të djathtë dhe Veseli në të majtë. Edhe në këtë ndeshje Shqipëria çalon dukshëm në finalizimin e aksioneve. Ka mjaft gabime në pasime dhe lojë të lexueshme, që ia bëri të lehtë kundërshtarit. Rastet ishin me pikatore në të dy krahët, pasi të dyja skuadrat vetëm mbroheshin. Nuk u regjistrua në fraksionin e parë të lojës asgjë serioze për ekipin tonë dhe Balaj mbeti i izoluar në gjysmëfushën e kundërshtarit. Krahët ishin prapa dhe nuk bënin diferencë dhe tensionin tek kuqezinjtë e reflektoi fort mesfushori Xhaka që mori një të verdhë sepse gjyqtari e kurseu (në një rast të ngjashëm Mërgim Mavraj mori të kuq në duelin kundër Skocisë. Portieri Berisha e shpëtoi portën tonë në dy raste të pastra të miqve dhe kështu u mbyll 45-minutëshi i parë. Në pjesën e dytë ishin miqtë nga Uellsi që për pak shënuan golin e avantazhit. Menjëherë sapo nisi loja ata krijuan një rast fare të pastër por në vijën fatale portieri Berisha priti në pozicion, duke evituar golin. Gjithsesi, kuqezinjtë vijuan ta kërkojnë golin në minutat në vijim dhe në minutën e 58-të arrijnë të fitojnë një penallti pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Xhakës. Nga pika e bardhë e penalltisë godet Balaj, me një gjuajtje qendrore, duke shënuar golin për Shqipërinë. Mënyra se si e festojnë tregon shumë, pasi ekipi ynë kishte harruar të shënonte prej shumë kohësh. Goli çliroi psikologjikisht grupin që e menaxhoi mirë lojën dhe rezultatin. Në fushë u fut për Uellsin edhe Gareth Bejl, i cili ndërmori disa inkursione, por nuk ia doli të çante mbrojtjen e ngjeshur kuqezi. Ndërhyrjet e Migjen Bashës në ndonjë moment mund të ishin për karton të kuq, por gjyqtari e fali në dy raste. E ndërsa uellsianët u vunë në kërkim të golit të barazimit, për tanët ishte mundësia e artë në minutën e 74-t që të shënonte golin e dytë. Xhaka e Memushaj merren vesh mirë në zonë dhe vlonjati nxjerr të lirë Uzunin fare pranë portës, por goditja e sulmuesit përfundon mbi tra. Tanët zgjedhin kundërsulmin, me Xhakën që është më aktiv, kurse Bejl përpiqet të bëjë gjithçka vetë ose duke u ndihmuar nga Ramsi. Një goditje dënimi për miqtë fituar pikërisht nga Bejl nuk prodhoi surpriza sepse topi u përplas në mur. Fiton Shqipëria 1-0, por një fitore shprese që mund të ketë larguar tersin që e ka ndjekur gjatë gjithë këtij viti. Ndoshta kjo fitore mund të shpëtojë edhe Panuçin nga shkarkimi, megjithëse vetë trajneri tha pas ndeshjes se kishte pasur një bisedë të shkurtër me teknikun dhe ai e falënderonte për fjalët që i kishte thënë, por pa dhënë detaje.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/05/2019 - 10:00

Mauricio Pochettino kërkon që të largohet nga Tottenham pas finalës së Champions League në 1 qershor kundër Liverpoolit.
 

Postuar: 22/05/2019 - 08:06

Vetëm pak ditë më parë ish-portieri i Portos, Iker Casillas ka pësuar një atak kardiak por fatm

Postuar: 22/05/2019 - 07:20

Barcelona ka gjasa të jetë skuadra më e fortë në botë sezonin e ardhshëm.

Postuar: 22/05/2019 - 07:19

Kukësi dhe Partizani po bëjnë llogaritë e sezonit, por i fituar deri tani është Partizani që e ka

Postuar: 22/05/2019 - 07:17

Nuk kanë munguar surprizat në emrat e parë të publikuar në shtyp për ftesat që ka bërë trajneri E

Postuar: 21/05/2019 - 22:35

Tre javë pas një ataku në zemër, ku për fat të mirë Iker Kasijas e kaloi pa pasoja fatale për jet

Postuar: 21/05/2019 - 20:12

Juventus është në kërkim të një trajneri që pas largimit të Allegrit.Trajneri nga Livorno u