BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Më të mirët largohen nga Superiorja, listës i shtohen Doka dhe Telushi

Më të mirët largohen nga Superiorja, listës i shtohen Doka

Lojtarët më të mirë të kampionatit shqiptar po bëjnë përpjekje që të kalojnë jashtë vendit, tek skuadra më cilësore e në kampionate më të forta sesa Kategoria jonë Superiore dhe kanë bindjen që mund të firmosin kontrata me klube elitare që u jep drejtim dhe peshë karrierës së tyre. Natyrisht, jo të gjithë kanë shkëlqyer këtë edicion, por lojtarë si Bruno Telushi, Ernest Muçi, Albi Doka, Regi Lushkja etj, kanë spikatur me skuadrat e tyre dhe besohet se kanë aftësinë për ta ndërmarrë një hap cilësor drejt një kampionati jashtë vendit.

Telushi drejt kampionatit qipriot

Fundi i qershorit erdhi dhe bashkë më të vjen edhe fundi i shumë kontratave të lojtarëve të Kategorisë Superiore. Te Partizani zërat nëpër medie kanë nisur prej kohësh dhe dy aktorët kryesorë të kësaj çështje janë Bruno Telushi dhe Alban Hoxha. Nëse ky i fundit i vuri pikat mbi “i”, me mesfushorin ka ndodhur ndryshe dhe kjo situatë ka sjellë shumë versione rreth të ardhmes së tij. Kontrata me Partizanin përfundon nesër dhe pas kësaj Telushi është lojtar i lirë. Kështu, nëse ka bisedime me Partizanin për rinovimin e kontratës, nuk ka pse të ketë kontakte për alternativa të tjera më të mira financiare dhe sportive. Bëhet fjalë për kalimin në kampionatin e Qipros. “Kerkida.net” nga ishulli i vogël bën me dije se përfaqësues të Telushit janë takuar me drejtues të klubit të Anorthosis mbi një marrëveshje të mundshme. Përtej këtyre raportimeve nuk ka asnjë konfirmim nga asnjë palë dhe mbetet të shohim se ç’do të ndodhë me të ardhmen e mesfushorit. Telushi prej sezonesh është një prej më të mirëve për të kuqtë dhe që nga ardhja e tij në kryeqytet nuk e ka diskutuar kurrë vendin e titullarit. Anorthosis është një nga klubet më të mira në ishullin mes Greqisë e Turqisë. Këtë sezon ndodhen në grupin e kreut dhe ndodhen në vendin e dytë me pikë të barabarta me Omonian e vendit të parë dhe gjashtë pikë më shumë se gjigantët e Apoelit të vendit të tretë.

Doka drejt kampionatit kroat

Tirana do të humbë në përfundim të sezonit një nga “xhevahirët” e saj, mbrojtësin Albi Doka. I ftuar nëpërmjet një lidhjeje me “Skype” në emisionin “Procesi Sportiv” në “Top-Channel”, me rastin e ditëlindjes së tij të 23-të, talenti bardheblu konfirmoi se nuk do të jetë pjesë e klubit kryeqytetas sezonin e ardhshëm. “Mund ta zbuloj këtu, për herë të parë. Do t’i bashkohem skuadrës së Goricës në Kroaci. Kaq mund të zbuloj, jo më shumë”, theksoi Doka. Një lajm shumë i mirë për futbollistin, që do ta ketë me të lehtë për të qenë në vitrinë e për të hedhur të tjerë hapa të rëndësishëm në karrierë, por aspak për Tiranën, që nuk do të përfitojë asnjë qindarkë, pasi Doka largohet si lojtar i lirë. Nuk do të përfitojë as për formimin e futbollistit, pasi në bazë të rregullores, kjo ndodh kur lojtari nuk i ka mbushur 23 vjeç.

Të tjerët presin në radhë

Nuk janë vetëm dy lojtarët e sipërcituar, por edhe lojtarë të tjerë të kampionatit që kanë premisa të luajnë jashtë vendit sezonin tjetër. Padyshim që lojtarë si Sherif Kallaku, Regi Lushkja e ndonjë tjetër kanë shanse të luajnë jashtë vendit dhe ndaj tyre ka pasur interesime nga klubet turke dhe kroate. Jo vetëm kaq, por edhe sulmuesi i Kukësit, Kristal Abazaj, ka shanse të rikthehet jashtë vendit, ndoshta jo në Kroaci apo në Belgjikë, por ai mund ta ndërmarrë këtë nismë në muajt e ardhshëm, pasi e ka potencialin për të bërë gjëra të mëdha në karrierën e tij. vetë Abazaj është shprehur për mediat se po i shqyrton mundësitë dhe se tek Kukësi po luan ndeshjet e fundit., para se të vendosë se në cilën skuadër do të luajë sezonin tjetër. Abazaj mund të veshë edhe fanellën e Tiranës në Champions League, për ta pasur si mundësi reklamimi ndaj klubeve të huaja.