BREAKING NEWS

Detaje të reja/ 90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit dhe të vëllait, si dështoi plani për vrasjen e tyre, dëshmon autori: Ja kush ma dha porosinë

Detaje të reja/ 90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar dhe iu kundërpërgjigjet të gjithëve atyre që 'e masakruan': Jam mjek, e ushtroj me nder profesionin…

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar
x
BREAKING NEWS

Matura Shtetërore/ Dalin notat e provimit të Matematikës, mësoni rezultatin tuaj

Matura Shtetërore/ Dalin notat e provimit të Matematikës,
x
BREAKING NEWS

“Kosto e paprecedentë për Putin”/ Presidenti Joe Biden zbulon zyrtarisht vendimin e parë të G7-ës: Do ndalojmë...

“Kosto e paprecedentë për Putin”/ Presidenti Joe Biden
x
BREAKING NEWS

“Një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar trarët e saj”/ Eksperti Ervin Karamuço nxjerr prapaskenat dhe ngre alarmin: Ja çfarë i rrezikon shqiptarët!

“Një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar
x
BREAKING NEWS

Vladimir Putin merr goditjen e rëndë, zbardhet vendimi më i fundit i Perëndimit dhe Japonisë

Vladimir Putin merr goditjen e rëndë, zbardhet vendimi më i
x
BREAKING NEWS

Deputeti shqiptar bie pre e ‘maskave’, i hyjnë në banesë dhe i vjedhin 50 mijë euro, zbardhet denoncimi i tij në polici: I kisha mbledhur me familjarët për shlyerjen e një borxhi!

Deputeti shqiptar bie pre e ‘maskave’, i hyjnë në
x

Sport

Media prestigjioze: PSG ka shkarkuar Poçetinon, kandidat për ta zëvendësuar është një emër jo i madh

Media prestigjioze: PSG ka shkarkuar Poçetinon, kandidat për ta

Edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga kampionët në fuqi të Francës, tekniku i argjentinas i skuadrës pariziene raportohet se është shkarkuar mëngjesin e djeshëm nga drejtuesit e klubit. Media e njohur botërore sportive "ESPN" bëri me dije se palët kanë arritur dakordësinë për mbylljen e bashkëpunimit me mirëkuptim. Eliminimi tronditës në raundin e 1/8 të Ligës së Kampioneve nga Real Madridi në sezonin e fundit nuk është kapërdirë lehtë nga pronari i PSG, Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, pasi triumfi në kompeticionin e klubeve më të fuqishme të botës ishte prioritet absolut. Në këtë situatë tashmë, përflitet se trajneri aktual i Nisës, Kristof Galtier është pretendenti kryesor për të pasuar ish-trajnerin e Totenhemit në pankinën e parizienëve. Tekniku 55-vjeçar fitoi sezonin 2020-2021 titullin kampionin me skuadrën e Lilës, duke shtangur "miliarderët" e PSG-së.
Lista e kandidatëve të tjerë, ja si ra pista "Zidan"
Megjithatë, Galtier nuk është emri i vetëm që po studiohet nga drejtuesit e kampionëve të Francës për të qenë timonier i klubit nga sezoni i ri. Trajneri i Seviljes, Julen Lopetegi raportohet se është vetëofruar për të drejtuar PSG-në, ndërsa po shikohen dhe kandidaturat tjera të Marselo Gajardos, trajner i argjentinasve të River Plejtit dhe Ruben Amorim, tekniku i Sporting Lisbonës. Por, kupola drejtuese e PSG ëndërronte që skuadra e saj të drejtohej nga ish-trajneri legjendar i Real Madridit, Zinedin Zidan. Fituesi i 3 Ligave të Kampioneve me "Los Blancos" u përfol se ishte shumë pranë pranimit të ofertës për të stërvitur ekipin parizien, por mediat e huaja njoftuan më pas se Zizu po pret të drejtojë kombëtaren e Francës pas Botërorit që do të zhvillohet në Katar, pasi ka gjasa që Didië Deshamp të mbyllë kapitullin 10-vjeçar me kampionët e botës në fuqi.
PSG ndryshoi kurs që pas "triumfit" për Mbapenë ndaj Realit
Bosët nga Katari të PSG vendosën të ristrukturonin organizimin e klubit pasi ia dolën të fitonin luftën disavjeçare me 14-herë kampionët e Europës, Real Madridin duke rinovuar me superyllin e ekipit Kilian Mbape edhe për 3 vite. Kampionët të botës me Francës iu sigurua pagë 100 milionë euro në sezon si dhe "dorë e lirë" në përzgjedhjen e drejtuesve të klubit dhe skuadrës si dhe të lojtarëve të rinj. Klubi i plotësoi dëshirën duke shkarkuar drejtorin sportiv Leonardo duke emëruar në vend të Luis Kampos. Braziliani pati marrëdhënie të tensionuara me Mbapenë gjatë kohëve të fundit. Për sa i takon Poçetinos, atij i ka mbetur dhe një vit në kontratë. Atij iu dogj alternativa për të drejtuar Mançester Junajtid, por "Djajtë e Kuq" i besuan ish-trajnerit të Ajaksit, Erik Ten Hag.