Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mediat britanike shkruajnë për humbjen ndaj Skocisë: Shqipëria me fanellat si Italia e vitit 2007!

Postuar: 11/09/2018 - 08:22

Shqipëria u mposht nga Skocia me rezultatin 2-0 në takimin e luajtur në “Hampden Park”. Një lojë e dobët e djemve kuqezinj, të cilët morën kritika të shumta pas ndeshjes. Kjo përballje mori vëmendjen e mediave britanike, të cilat e kanë cilësuar Shqipërinë si kundërshtar të limituar.

Sipas “The Guardian” Skocia e meritoi plotësisht fitoren dhe pas golit të dytë Shqipëria nuk dukej e aftë të kthehej në lojë, duke u dorëzuar totalisht. Sajti prestigjioz britanik tregoi gjithashtu se tifozeria vendase nuk entuziazmoi.

Ndërkohë “Daily Mail” fokusohet më tepër te Bekim Balaj, i cili nuk arriti të shënonte. “Sulmuesi i Akhmat Groznit do të kthehet i stresuar në shtëpi, pasi humbi një tjetër rast të jashtëzakonshëm pas krosit të Ndoj”, shkruan veç të tjerave “Daily Mail”.

Ndërsa “The Sun” shkuan se Skocisë në pjesën e parë i mungoi saktësia para portës dhe si rrjedhojë golat erdhën në të dytë. E përditshmja britanike thekson se vendasit mund të kishin shënuar golin e tretë, por ndërhyrja e Prengës ishte vendimtare.

“The Herald” ka përfituar nga situatë për të bërë ironi, duke e lidhur fitoren e sotme të Skocisë, me golin e famshëm të Panuçit në 2007-tën. “një lloj hakmarrje” fitoren e sotme, duke kujtuar se ironikisht Shqipëria kishte fanellat e bardha, si Italia e vitit 2007.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/06/2019 - 07:21

Kanë marrë fund dilemat për drejtimin e Milanit, sepse ish-tekniku i Sampdorias, Mario Xhiampaolo do të jetë tekniku i ri i ekipit, ndërsa vendin e tij tek Sampdoria do ta zero Eusebio Di Francesko, i cili ka drejtuar

Postuar: 15/06/2019 - 07:20

Mediat italiane e bëjnë fakt të kryer që Partizani ka arritur marrëveshje me Franko Lerdën, tekni

Postuar: 15/06/2019 - 07:19

Tre klube të njohura të Anglisë janë gati të bëjnë çmenduri financiare për gardianin e përfaqësue

Postuar: 14/06/2019 - 23:39

FIFA ka publikuar sot renditjen e re për muajin qershor, për Kombëtaret e futbollit.Nga kjo rendi

Postuar: 14/06/2019 - 07:28

Reali i Madridit është shndërruar në një kantier të madh, ku trajneri Zinedin Zidane po bën çmos

Postuar: 14/06/2019 - 07:26

Partizani po projekt blerje të forta në treg për t’u përgatitur si duhet për duelet zyrtare

Postuar: 14/06/2019 - 07:25

Trajneri i përfaqësueses U-21 të Shqipërisë, Alban Bushi, analizoi së fundmi performancën e skuad