Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mediat franceze reklamë stadiumit të ri, por kritikojnë paraqitjen e kombëtares kuqezi

Postuar: 19/11/2019 - 07:20

Stadiumi i ri kombëtar i Tiranës, i cili mori emrin “Air Albania”, priti të dielën në mbrëmje ndeshjen e parë ndërkombëtare të tij, zyrtare, pikërisht atë ndaj Francës, në duelin e fundit në grupin H kualifikues për eliminatoret e Kampionatit Europian të vitit të ardhshëm. Fitoi Franca por nuk doli e humbur as Shqipëria, pasi kuqezinjtë fituan një shtëpi të re ultramoderne, që mediat franceze në veçanti, por edhe ato më prestigjiozet europiane, e kanë cilësuar si një prej stadiumeve më modernë në Europë dhe më i veçanti në Ballkan. Këtë karakteristikë e përmendi dhe kreu i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, i cili ishte i pranishëm në inaugurim, ndërkohë që disa mangësi të konstatuara nuk lihen me impiantin por me menaxhimin e ndeshjes. Sidoqoftë, Shqipëria, edhe pse humbi në rezultat kundër Francës, fitoi vëmendje europiane për stadiumin, një impiant bashkëkohor e nga më cilësorët në futbollin kontinental. Nga ana tjetër, Franca mundi Shqipërinë në stadiumin “Air Albania” të Tiranës me rezultatin 2-0. Ky rezultat, i ka kënaqur si duket të gjithë francezët pavarësisht se Franca vinte e kualifikuar në këtë ndeshje. Ndërkohë, Grizman ishte ndër më të dalluarit me gol dhe asist teksa kjo paraqitje është vlerësuar maksimalisht nga mediat franceze të cilët e konsiderojnë të rilindur sulmuesin. Sakaq, jehonë në gazetat më të mëdha franceze ka marrë edhe fitorja e Francës. “Franca gjeti ngjyrat”, “Franca përfundon me sukses misionin, kalon e para në grup”, “Franca e merr seriozisht, kryeson grupin”, ishin disa nga titujt e gazetave të sotme në Francë. Kombëtarja nuk arriti të merrte një rezultat pozitiv në stadiumin “Air Albania”, madje duke mos shënuar as gol kundër Francës. Paraqitja e kuqezinjve la për të dëshiruar dhe vetëm portieri Berisha arriti të evitonte disa gola të sigurt teksa në një rast na ndihmoi edhe shtylla. Kështu, “France Football” ka bërë edhe një vlerësim për ekipin Kombëtar dhe ka vënë notat sa i përket futbollistëve. Për Hysajn si kapiten, gazeta e “Topit të Artë” ka rezerva të shumta dhe e ka vlerësuar me notën 6 ndërkohë që Gjimshiti ka arritur të marrë vlerësimin më të lartë. Qendërmbrojtësi u vlerësua me notën gjashtë ndërkohë që Lenjani ishte më i dobëti në fushë duke marrë notën 3. Me notën 4 janë vlerësuar Berisha, Veseli, Gjasula, Hysaj, Qose, Roshi dhe Balaj teksa Dermaku, Memushaj, Manaj dhe Bare janë vlerësuar me 5. “Kapiteni i Kombëtares shqiptare dhe mbrojtësi i Napolit ishte pak efektive kundër Francës dhe nuk mund të jetë shembull. Hysaj ishte shpesh herë i mundur dhe shumë i dobët kundër Tolisos. Ai mund të bënte më mirë në sulm kundër Mendit që nuk ishte në 100% e tij dhe në sulm mund të bënte më mirë. Për shembull është një rast kur shërbehet nga Bare dhe pak metra larg portës së Mandanda ai humbet topin”, shkruhej në vlerësimin për kapitenin. Nuk është vetëm Hysaj, pasi edhe lojtarët e tjerë kanë marrë notë të dobët, por kjo pritej nga mediat e mëdha franceze. Në tërësi skuadra jonë u paraqit mirë, por Franca si skuadër është shumë lart në këtë moment, është padiskutim skuadra më e mirë e botës, kampione në fuqi dhe njëherësh një skuadër që ka ambicie për të fituar Europianin 2020, një projekt që trajneri Didier Deshamp e ka reklamuar së tepërmi dhe është në rrugën e duhur. Me fitoren kundër kuqezinjve, “gjelat” francezë siguruan vendin e parë në grupin H me 25 pikë, duke lënë në vend të dytë Turqinë me 23 pikë. Për kuqezinjtë këto eliminatore u mbyllën në vendin e katërt, me 13 pikë, ndërsa Islanda e ruajti vendin e tretë në grupin H me 19 pikë. Pas vetes kuqezinjtë lanë Andorrën dhe Moldavinë, me 4 dhe 3 pikë. Padyshim që Franca ishte skuadra më dominuese e grupit dhe e merituar në vend të parë, kurse kuqezinjtë duhet të shpresojnë të përmirësohen në edicionin tjetër, atë të Botërorit 2022.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 08/12/2019 - 08:06

“Djajtë e kuq” fituan 2-1 përballë skuadrës së Pep Guardiolës, duke fituar kështu derbin e qytetit me “Sitiziens”, një fitore morali për Solskjaer

Postuar: 08/12/2019 - 08:03

Superiorja u rikthye dje në fushë, madje me rezultate surprizë dhe që u pasua me një ngjeshje ako

Postuar: 08/12/2019 - 08:00

Atletika po kalon orë të vështira, pasi në kryeqytet nuk kemi ende një pistë me tartan dhe të sta

Postuar: 07/12/2019 - 23:36

Lazio ka arritur të mposhtë me përmbysje skuadrën e Juventusit.

Postuar: 07/12/2019 - 17:13

Totenhemi është duke luajtur ndaj Bërnleit në shtëpi e vlefshme për xhiron e 16-të në Premier Lig

Postuar: 07/12/2019 - 07:22

Trajneri i Juventusit Mauricio Sarri, në një dalje për mediat ditën e djeshme tha për gazetarët s

Postuar: 07/12/2019 - 07:20

Partizani do të luajë këtë javë në Ballsh, përballë Bylisit, duke pasur objektiv trepikëshin që d