BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Mediat italiane çojnë Hysajn në Premier League, vendimi merret në fund të sezonit

Mediat italiane çojnë Hysajn në Premier League, vendimi merret

Mediat italiane insistojnë se mbrojtësi Napolit, shqiptari Elseid Hysaj, mund të ndryshojë skuadër në fund të sezonit. Dhe nuk është vetëm objektivi titull që mund të jetë përcaktues për të ardhmen e futbollistit, por ndryshimet e detyruara në mbrojtje, ku atij i duhet të respektojë vendimet e trajnerit për ta spostuar herë në të majtë e herë në të djathtë, gjë që lojtari nuk e ka pritur mirë. Naturisht, javët e fundit skuadra po vuan, pasi nuk ka mundur të marrë pikë të plota në tre ndeshje. Janë vetëm 4 pikë nga nëntë të mundshme dhe për pasojë Interi ka dalë në vend të parë dhe Juventusi e ka barazuar Napolin me pikë. Duket se napolitanët nuk janë favoritë për titull dhe kjo i shqetëson zyrtarët e klubit të cilët kërkojnë të përmirësojnë situatën duke ndërhyrë në merkaton e janarit. Por, ndërsa klubi po sheh mundësinë e afrimit të ndonjë futbollisti cilësor, mediat italiane vlerësojnë se Hysaj është njëri prej atyre që mund të largohet. “Shqiptari po kërkon skuadër që të dalë kampion. Nëse Napoli nuk e fiton titullin atëherë ai mund të largohet nga Napoli në fund të këtij edicioni. Në fakt, prej ditësh menaxheri i Hysajt, Mario Xhiufredi, ka apeluar që të shihet më mirë statusi i lojtarit të tij dhe ai vetë nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit. Edhe pse Xhiufredi thotë se Napoli mbetet opsioni i parë dhe i padiskutuar në këtë moment, ai nuk e anashkalon mundësinë e ofertave dhe shqyrtimin e tyre. Fakt është se ka klube të Premier League të interesuara për mbrojtësin e Kombëtares tonë. Çelsi i Antonio Kontes e ka ndjekur Hysajn në Champions League, por edh enë kampionatin italian. Brneda kampionatit anglez erdhe Mançester Junajtid ka shikuar më lart se sa interesimi për mundësinë e afrimit, pra e sheh si opsion. Ndërsa Arsenali mbetet një nga alternativat më të besueshme, nisur dhe nga strategjitë që ndjek me lojtarët e rinj. Por nuk mbetet pas edhe pista spanjolle, ku Atletiko Madrid shihet si një skuadër mjaft e denjë për Hysajn, ndërsa në Gjermani Bajerni mbetet klubi që ka pasur realisht një interesim që në verë për mbrojtësin shqiptar të Napolit. Megjithatë, referuar edhe fjalëve të menaxherit Xhiufredi, nuk përjashtohet mundësia që Hysaj të luajë në sezonet e ardhshme në një nga dy klubet e mëdha italiane, Inter ose Juventus. “Zonja e Vjetër” nuk ka në gjirin e saj Bonuçin që është bërë pjesë e Milanit, kështu që ende nuk ka një zëvendësues të përhershëm të tij. Prandaj edhe Hysaj është parë si një mundësi që të aktivizohet me bardhezinjtë. Plus që te Juve luan një nga shokët e Hysajt, Gonzales Higuain, me të cilin Hysaj kuptohet mjaft mirë në fushën e lojës. Pra Juventusi është një opsion real. Gjithsesi, duhet pritur fundi i sezonit për të parë se ku do të përfundojë Hysaj. Nëse Napoli fiton titullin, atëherë Hysaj do të qëndrojë. Kështu është shprehur vetë, por nëse nuk fiton titullin, atëherë Napoli mund ta humbasë edhe Hysajn, i cili është në fokusin e shumë klubeve prej një kohe të gjatë. Presidenti De Laurentiis ka theksuar se nuk e lë të lirë mbrojtësin shqiptar, madje i ka vënë një klauzolë prej 50 mln eurosh. Nga ana tjetër, Hysaj nuk është parë i lumtur gjatë javëve të fundit, që duket se lidhen me ngarkesën e madhe fizike të tij, ku ka luajtur më shumë se të gjithë të tjerët. Shqiptari nuk ka qenë në lartësinë e kërkuar në Champions në dy duelet me Mançester Siotin, ku nuk mundi ta përballojë sulmuesin Sadio Mane. Nga ana tjetër, kalimi i tij nga krahu i djathtë në të majtë të mbrojtjes, duket të jetë vendimtar në fund të sezonit për kërkimin e një alternative të re, sepse vetë Hysaj ka deklaruar në mediat italiane se nuk përshtatet dot si mbrojtës i majtë, por pranoi ta bëjë këtë rol vetëm për hir të interesave të skuadrës.

Adriatik BALLA