BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Mediat italiane elozhe për Bajramin: Është lider i Empolit, Reja fitoi një “as” tek Shqipëria

Mediat italiane elozhe për Bajramin: Është lider i Empolit, Reja

Kombëtarja bëri në prezantim të mirë në shtator në kuadër të ndeshjeve të radhës në grupin I kualifikues për eliminatoret e Botërorit “Katar-2022”, duke grumbulluar 6 pikë në 3 ndeshje dhe duke u ngjitur në vendin e dytë në renditje pas Anglisë. Kjo ecuri e mirë e skuadrës dhe kjo klimë mjaft pozitive në grup janë dëshmi se skuadra e trajnerit Edi Reja po funksionon dhe ka mundësi të bëjë më shumë, pasi grupi ka kualitete të spikatur që i ka respektuar në faqet e tij edhe shtypi sportiv italian e më gjerë, madje dhe teknikët e rivalëve tanë në grupin I, sikurse ishte trajneri i Rumanisë. Në grupin e kuqezinjve, është afruar së fundmi edhe mesfushori i Empolit, Nedim Bajrami, i cili i ka sjellë cilësi skuadrës në mesfushë dhe e ka bërë lojën e saj më cilësore dhe më të kthjellët, duke ngjallur shpresë për një kualifikim të mundshëm historik në finalet e një Botërori. Bajrami ka cilësi dhe këtë e kanë evidentuar edhe shumë specialistë të futbollit në Itali. Madje trajneri i Empolit e ka cilësuar Bajramin lojtar vendimtar, ndërsa presidenti i klubit e ka quajtur atë lojtari i së ardhmes.

Bajrami, lider i padiskutuar i Empolit

Pranohet nga të gjithë analistët që mbulojnë ekipin përfaqësues se mesfushori me origjinë nga Kosova është lojtari i duhur për Kombëtaren, por mediat italiane shkojnë më tej, duke e cilësuar lideri të padiskutuar të Empolit, një rol që e ka treguar menjëherë pas nisjes së kampionatit, në vetëm tri ndeshje të luajtura. Është një fillim sezoni i mbarë për Nedim Bajramin, lojtar i aftë të shpaloste menjëherë vlerat e tij në Kombëtaren kuqezi, ku pati një impakt të menjëhershëm në sfidat e shtatorit për Shqipërinë, duke i dhuruar fantazi e impulse të reja në sulm skuadrës së Edi Rejës. Rritja e mesfushorit është konstante edhe në klubin ku luan, tek Empoli, me mediet italiane që e përvijojnë si liderin e ri të skuadrës. Empoli ka bërë një nisje me luhatje të sezonit, ku është shfaqur si një skuadër e aftë për të mposhtur Juventusin në “Allianz Stadium”, për t’u mposhtur më pas në shtëpi nga Venezia, por Bajrami që në 3 ndeshjet e para ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist, duke konfirmuar se është pika kyçe e lojës sulmuese të skuadrës, konture që i ka shfaqur edhe te prezencat e para te Shqipëria. Më në fund, Bajrami po shfaq vlerat e tij në Serinë A, pas disa sezoneve të mira në Serinë B, duke u konfirmuar si një futbollist i aftë për të luajtur në të gjitha rolet e mesfushës, edhe pse pozicioni i tij natyral është ai që po mbulon aktualisht: trekuartisti pas dy sulmuesve. Në dy sezonet e para tek Empoli ka koleksionuar në total, në të gjitha kompeticionet, 12 gola dhe 14 asiste, ndërsa në elitën e futbollit Italian këtë vit ka shërbyer një asist për shokun e skuadrës, Bandinelli, në ndeshjen me Lacion, duke shënuar edhe golin ndaj Venezias. Pavarësisht mbërritjes tek Empoli të lojtarëve të rëndësishëm si Pinamonti apo Kutrone, shqiptari mbetet lideri i të kaltërve, ai që mund të shpikë në çdo moment aksionin vendimtar për skuadrën toskane. Mbetet të shihet, së fundmi, se çfarë statistikash do të regjistrojë Bajrami në javët e muajt në vijim në radhët e Empolit.