Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mediat italiane vlerësojnë lojën e Shqipërisë: Mbrojtje perfekte, e ka ende një motiv për të buzëqeshur

Mediat italiane vlerësojnë lojën e Shqipërisë: Mbrojtje perfekte, e ka ende një motiv për të buzëqeshur

Postuar: 08/09/2015 - 14:47

Sfida e eliminatorëve të Euro 2016 mes Shqipërisë dhe Portugalisë, e fituar në sekondat e fundit nga luzitanët 1-0, ka gjetur hapësira në medien botërore. E përditshmja prestigjoze italiane “La Gazzetta Dello Sport” i ka dedikuar një artikull kësaj sfide të skuadrës sonë përfaqësuese, ku vlerësonte lojën e kuqezinjve të De Biasit.
 
Sipas kësaj të përditshmeje, Portugalia mori një fitore të pamerituar falë dhuratës së Migel Velozos në minuten e 92-të. Skuadra e Ronaldos ka 15 pikë, 4 më shumë se Shqipëria dhe kualifikimi duket çështje pothuajse e mbyllur. Për "La Gazzetta Dello Sport", skuadrës sonë kombëtare i mbetet shija e hidhur e dorëzimit pas një ndeshjeje vërtetë shumë të mirë; mbrojtje perfekte, me një pjesë të dytë kurajoze kundër një skuadre superiore në paga, emra dhe kualitete, por inferiore përsa i përket lojës me zemër dhe pasion. Shqipëria 1 vit më parë mundi Portugalinë në fushën e saj dhe ishte duke marrë 4 nga 6 pikët e mundshme ndaj kësaj skuadre.
 
Duke qëndruar te reparti i mbrojtjes, emra të tillë si Gjimshiti, Ajeti, Cana apo Agolli janë përmendur në këtë artikull të "La Gazzetta dello Sport". 
 
“Nëse në krahun e djathtë të mbrojtjes ke një lojtar 22-vjeçar që luante sfidën e dytë të tij me kombëtaren, një tjetër 21-vjeçar si Ajeti, që ende nuk ka gjetur skuadër pas largimit nga Bazeli, shkëmbin Cana dhe në krahun e majtë një futbollist që siguron jetesën te Karabag, nuk mund të kesh luksin të dalësh nga zona dhe të bësh pasime me mesfushorët”, thekson kjo e përditshme.
“Në mbrojtje Shqipëria ishte solide ku secili prej lojtarëve ishte gati të korrigjonte çdo gabim të shokut të tij. Shqipëria e De Biazit ka pësuar vetëm 3 gola në 6 ndeshje kualifikuese dhe ndaj Portugalisë ajo tregoi vlerat e saj. Kjo sepse Kristiano Ronaldo, Nani, apo Dani nuk mundën të bënin lojën e tyre më të mirë. E gozhduar në prapavijë, skuadra e De Biazit nuk kishte shumë interes për lojën sulmuese, por në momentin kur shtoi ritmin e lojës, arriti të godasë shtyllën me Cikalleshin. U duk se po shkonte gjithçka drejt rezultatit 0-0, kur Kuarezma gjeti Veloso për të djegur Shqipërinë, që gjithsesi e ka një motiv për të buzëqeshur; barazimi i Danimarkës me Armeninë e lë këtë kombëtare 1 pikë nga vendi i dytë me një ndeshje më pak”, shkruan “La Gazzetta Dello Sport”.
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/10/2019 - 23:09

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, foli për çështjen e rinovimit të kontratës e cila i skadon në nëntor. A

Postuar: 13/10/2019 - 22:21

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, ka vendosur që të lërë gjithçka të hapur deri në di

Postuar: 13/10/2019 - 21:16

Pikërisht në momentet që ai arrin formën optimale, vjen një dëmtim që e mban jashtë fusheve për s

Postuar: 13/10/2019 - 07:59

Zikaltrit kanë bërë një garë perfekte në këtë pjesë të parë të sezonit, por nuk ia do

Postuar: 13/10/2019 - 07:57

Shqipëria e humbi “trenin” e saj që të çon në Europë, konkretisht në fazën finale të

Postuar: 13/10/2019 - 07:55

Një nga emrat më të shquar të futbollit tonë, Sokol Kushta, vjen këtë fundjavë në gazetën “

Postuar: 12/10/2019 - 23:15

Fiorentina po befason në këtë fillim sezoni, pasi përveç lojës së bukur, ka arritur të gjejë edhe