BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Sport

Mediat angleze japin lajmin e madh për tifozët: Ja kur mund të hapen dyert e stadiumeve

Mediat angleze japin lajmin e madh për tifozët: Ja kur mund

Mediat angleze raportojnë se në dhjetor tifozët mund të rikthehen në shkallët e stadiumit.

Mungesa e tifozëve në shkallët e stadiumit është kthyer në një problem shumë të madh për klubet, që kanë humbur një nga burimet më të mëdha të të ardhurave.

Situata e paparashikueshme e COVID-19, ka bërë që shumë shtete në botë t’i mbajnë dyert e impianteve sportive të mbyllura që nga muaji mars. Edhe pse situata me shifrat nuk duket e mirë, mediat angleze raportojnë se në dhjetor tifozët mund të rikthehen në shkallët e stadiumit.

Bëhet fjalë për një propozim që Departamenti për Sektorin Digjital, Kulturën, Median dhe Sportin i ka bërë qeverisë, që duke nisur nga data 2 dhjetor, të ketë një hapje të pjesshme dhe të reduktuar edhe për stadiumet. Diçka e tillë është aplikuar në shfaqjet artistike apo dhe kulturore, ndaj kërkohet i njëjti standard edhe për zhvillimet sportive.