
Çfarë dyshohet? SPAK shtrinë hetimin edhe jashtë Shqipërisë për Arben Ahmetajn

Shtohen telashet për bashkëshorten e Ilir Metës, ja dosja që tregon lidhjet ruse të Monika Kryemadhit dhe pagesat nga kompanitë e njerëzve të Vladimir Putinit

Armiqtë e SHBA, Berisha e Meta të lidhur ngushtë me Moskën, ja si koalicioni i “non gratave” po shkon në zgjedhjet e 14 majit me ngjyrat e flamurit rus

Gjykata amerikane “fundos” ish-agjentin e FBI McGonigal, Juria e Madhe në Nju Jork kërkon konfiskimin e pronave dhe zbulon fakte të reja tronditëse për Agron Nezën

SHBA thirrje qeverive partnere të izolojnë Sali Berishën, kërkohet bllokim vizash për “listën e zezë” të Amerikës

Fondet për rindërtimin pas tërmetit, ligji për tatimin mbi të ardhurat dhe gjendja ekonomike shkaktojnë debate të forta në Kuvend, opozita akuza qeverisë për mungesë transparence dhe shpopullimin e vendit

EMRI/ Arrestimi i Lefter Allës nga SPAK, zgjidhet kryetari i ri i bashkisë së Bulqizës

Po Adriatik Llalla ka marrë azil politik? Kreu i SPAK zbardh detajet: Po punojmë për...

Mehmeti firmos për Bristol Siti dhe shpreson të ftohet nga Silvinjo, Ismajlgeci largohet nga Tirana

Shkruar nga Adriatik BALLA 2 Shkurt 2023

Dita e fundit e merkatos dimërore dhuroi shumë surpriza, jo vetëm për lojtarët e kampionatit shqiptar që kishin dalë në treg, por edhe për shumë futbollistë kuqezinj që dëshironin një destinacion të ri për karrierën e tyre. Disa ia dolën e disa jo, por lajm sigurisht që bënë dhe kjo është pozitive për ta. Ndërkohë, në orët e fundit të merkatos mesfushori me tipare sulmuese i Kombëtares, Enis Mehmeti, iu bashkua Bristol Sitit, duke lënë ekipin e mëparshëm Uajkombe. Në fakt nuk është lëvizja e vetme, pasi edhe lojtarë si Skuka e ndonjë tjetër kanë lëvizur ditët e fundit nga kampionati shqiptar drejt një kampionati të huaj, si Francë etj. Madje dhe Ismajlgeci i Tiranës u largua nga bardheblutë për një klub jashtë vendit, e konkretisht për Zronjskin në Bosnjë-Hercegovinë.
Mehmeti do tani ftesë nga Silvinjo
Një nga lëvizjet më të bujshme të lojtarëve të Kombëtares mund të konsiderohet kalimi i Skukës nga Partizani tek Metzi në kampionatin francez, por nuk është i vetmi. Një tjetër kuqezi bëri në lëvizje surprizë ditën e fundit të merkatos. Hap i madh në karrierë për futbollistit shqiptar, Anis Mehmeti, i cili i bashkohet një skuadre të Championshipit anglez. Ish-futbollisti i Shpresës së Shqipërisë do ta vijojë karrierën e tij te Bristol Siti. Marrëveshja është zyrtarizuar nga klubi i ri i 22-vjeçarit. Mehmeti ka zhvilluar një edicion fantastik në nivelin e tretë të futbollit anglez, duke qenë një nga lojtarët më të dalluar të Uajkombe. 22-vjeçari ka luajtur 27 ndeshje, ndërsa është shënuesi më i mirë në skuadër me 9 gola, teksa ka shërbyer dhe 3 asiste. Uajkombe (Ligue One) pritet që të përfitojë 1 milion euro, aq sa llogaritet dhe vlera e mesfushorit me tipare sulmuese. Mehmeti është aktivizuar dhe me skuadrën e 21-vjeçarëve të Shqipërisë e me hapin e ri në karrierë, mund të shtojë shanset e tij për të marrë ftesë nga trajneri Silvinjo, aq më tepër që për ndeshjen me Poloninë nuk do të jetë i gatshëm Armando Broja. Bristol Siti aktualisht ndodhet në vendin e 17-të të Championship e shpreson që me golat e Mehmetit të ngjitet sa më shumë në renditje, për të synuar pse jo dhe zonën e “play-off”.
Ismajlgeci braktis Tiranën, i bashkohet Zrinjskit
Marsel Ismajlgeci nuk është më pjesë e Tiranës. Kapiteni i ka dhënë lamtumirën bardhebluve në ditën e fundit të merkatos, duke iu bashkuar skuadrës së Zrinjski në Bosnjë Hercegovinë, për të nisur një aventurë të re atje. Klubi ka postuar në rrjetet sociale një video të Ismajlgecit teksa përshëndeste sot për herë të fundit shokët e skuadrës para se të udhëtonte drejt Bosnjës për këtë aventurë të re, teksa mori duartrokitje nga ish-bashkëlojtarët e tij. Ndërkaq, nuk mund të mungonte edhe një mesazh për tifozët nga vetë futbollisti, i cili i uronte sa më shumë suksese Tiranës në vijim. Mësohet se janë mbi 150 mijë euro që ka përfituar Tirana nga shitja e futbollistit, por më shumë sesa paratë duket se Ismajlgeci po kërkon një përvojë jashtë vendit dhe kjo është shumë domethënëse në këtë fazë të karrierës së tij. Zrinjski mund të shërbejë si trampolinë drejt një klubi në një kampionat më cilësor në Europë.
Më të lexuarat


Mos e humbisni, (VIDEO)/ Humbi 1 milion euro vetëm me një dorë, reagimi i Neymar është sa ‘për të qeshur dhe për të qarë’

Barcelona merr vendimin e papritur për Messi-n

Lojtarët më të paguar në Francë, dominon treshja e sulmit të Paris San Zhermen

Disiplina i heq Flamurtarit spektatorët, ndikuan protestat në ndeshjen me Dinamon

Pas dy dekadash Partizani e Tirana luajnë kokë më kokë për titullin

(FOTO) Shokon ndjekësit/ Çfarë po ndodh me Sergoi Agueron? Pëson sulm në zemër gjatë transmetimit live dhe më pas...

Kupa e Shqipërisë/ FSHF merr vendimin, ja çfarë do të caktohet gjatë procesit të hedhjes së shortit

Sulmuesi suedez do të mbushë pas pak muajsh 42 vjeç, por klubi italian i beson fort, sidomos për rolin e liderit, ndaj do t’i rinovojë kontratën

Berisha i padëshiruar tek Torino, gardiani kuqezi gati të braktisë klubin italian

Dritan Baholli: Shprehja “Luajtëm mirë, por humbëm” është skandaloze, Kombëtarja Shqiptare është në vendnumëro
