BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Mema del hapur: Shpresojmë të mos kemi aleanca, Tirana është nën presion

Mema del hapur: Shpresojmë të mos kemi aleanca, Tirana është

Trajneri i Tiranës Ardian Mema doli dje në konferencë shtypi ku përshkroi situatën që mbizotëron tek bardheblutë dhe nevoja urgjente që ka skuadra për të fituar pikë që t’i ikë fundit të tabelës. Edhe vetë trajneri pranoi se Tirana është nën presion, si pasojë e pozitës jo të mirë në renditje dhe frikës nga aleancat e pandershme që shoqërojnë kampionatin tonë në këtë fazë të tij. tekniku bardheblu i cili e ka kaluar me sukses Tiranën në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë dhe e ka objektiv fitoren e saj, e nisi qëndrimin e tij duke folur për mungesat nga dëmtimet dhe situatën pas ndeshjes me Laçin. “Futbolli ka dëmtime dhe kartonë. Asion Daja nuk do të jetë i gatshëm për nesër, ndërkohë që e gjithë pjesa tjetër është e gatshme. Mënyra si luajtëm në Laç me shqetësoi. Ekipi u mundua të administrojë por doli nga loja e vet. Topin e kishim ne dhe kemi pasur shumë mundësi të mira, por nuk kemi arritur të shënojmë. Ekipi më shqetësoi pasi lojtarët ishin te shpërqendruar. Kanë bërë gabime, por duhet të shohim para. Për Tiranën vijnë ndeshje të rëndësishme. Ekipi ka nevojë për pikë dhe jo për lojëra të bukura. Janë pikët ato të cilat na krijojnë qetësi. Me Laçin ndoshta ka ndikuar edhe konflikti. Atmosfera në Laç ishte e mirë dhe duhet të përqendrohem te ekipi im. Jam trajner dhe i përkas vetëm fushës dhe nuk i përkas asaj që ndodh jashtë fushës”, theksoi trajneri Ardian Mema. Më pas tekniku bardheblu foli direkt për aleancat në kampionat, ku shprehu shqetësimin e tij për këtë fenomen negativ. “Më shqetësojnë aleancat, për në ndeshjet e radhës. Ekipi mund të kthehet te lojërat e mira. Duhet të luftojmë për të arritur rezultatet e fazës së tretë. Ekipi ishte i qetë, ndërsa tani gjendja është më e rënduar. Qetësia për të punuar? Edhe nëse nuk e kam, më duhet që ta gjej. Ndeshja në Fushë Krujë ishte shqetësuese për ne. Fusha e Kastriotit u licencua vetëm për ndeshjen ndaj Tiranës dhe më shqetëson ky fakt. Nuk dua t’i transmetoj ekipit energji negative. Atje nuk është fushë e mirë, por Kukësi i ka cilësitë. Fusha e keqe barazon të mirët me të dobëtit, por Kukësi mund të fitojë në Fushë Krujë, ashtu siç edhe mund të humbasë. Shpresoj të luajë për veten e vet, jo për ne. Nëse ka ngjarje si na ndodhi ne, na vjen keq për futbollin shqiptar”, shtoi tekniku bardheblu. Më tej Mema foli për mungesën e golave dhe njëherësh kundërshtarin, Flamurtarin, me të cilin do të ndeshet sot. “Nuk na mungojnë rastet, ka munguar përgjegjshmëria në mbrojtje dhe sulm. Edhe me Hasanin kam folur që duhet të tregohet më i përgjegjshëm për rastin që humbi në Laç. Ne na duhen pikët dhe jo spektakli. Flamurtari është ekip i mirë dhe ka një trajner të mirë me të cilin kam punuar. E di si përgatiten ndeshjet, do mundohemi të jemi në ekuilibër për të mos pësuar gol dhe të mendojmë për rezultat pozitiv. Më duhet të përgatis ekipin nga ana psikologjike. Kur i ke pikët e nevojshme, je më i lirshëm se kundërshtari, por ne nuk kemi se çfarë humbasim. Duhet të bëjmë detyrat në çdo ndeshje”, vijoi Mema në komentet e tij para gazetarëve. Në fund, trajneri i skuadrës 24-herë kampione vuri në dukje rëndësinë që ka për Tiranën t’i ikë fundit të tabelës. “Fillimisht më vjen keq ta them por ekipi duhet të largohet nga fundi i tabelës. Synimi tjetër është Kupa, por fillimisht duhet që Tirana të shpëtojë. Matematikisht çdo gjë është e hapur, mund të kualifikohemi në Europë edhe nga kampionati, por duhet të shohim vazhdimësinë”, nënvizoi Mema. Duke iu kthyer Kupës së Shqipërisë, trajneri bardheblu evidentoi faktin se për Tiranën në gjysmëfinale nuk prish punë kush është kundërshtari, pasi n ë këtë fazë të gjithë janë të vështirë. “Nuk kam preferenca në Kupë, pasi janë 3 ekipe të mira dhe që të hapin punë. Ndeshjet e Kupës janë dy dhe kanë specifikën e tyre. Nuk bëj marrëveshje për Kupën, pasi te unë duhet të mbizotërojë vetëm drejtësia. I kam dëgjuar marrëveshjet që bëhen nëpërmjet Kupës, por unë nuk jam nga ata”, përfundoi trajneri i Tiranës, Ardian Mema.

Adriatik BALLA