BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Sport

Mema shuan polemikat brenda Tiranës, ndaj Flamurtarit prova e madhe e tij

Mema shuan polemikat brenda Tiranës, ndaj Flamurtarit prova e madhe e tij

Tirana do të luajë në fundjavë me Flamurtarin, në një duel mjaft interesant sa i përket pozicionit të skuadrave, gjendjes së grupeve, kualitetit të tyre, por edhe pankinave respektive. Kjo pasi Tiranën e drejton aktualisht Ardian Mema, i cili një javë më parë ishte në pankinën e klubit vlonjat, si ndihmës i trajnerit Ilir Daja. Dueli midis bardhebluve dhe kuqezinjve në Vlorë do të ketë kështu një vëmendje maksimale dhe të dy palët kanë shpalosur objektivin e tyre për fitore. Flamurtarit i duhet trepikëshi për të kapur grupin e kreut, kurse Tiranës i duhet fitorja për t’i ikur grupit të fundit në renditje. Për Ardian Memën do të jetë dueli i parë si trajner i Tiranës dhe ai i ka sheshuar problemet në grup, duke larguar sherret, polemikat dhe fenomenet negative që ekzistonin më parë për shkak edhe të situatës së rënduar nën Ze Marinë, teksa është rritur ndjeshëm pozitiviteti, besimi në vetvete dhe shpresa për të marrë maksimumin nga kjo përballje e radhës në Superiore. Në fakt, trajneri i ri ka vetëm pak që ka nisur punën, por ndonjëherë mjaftojnë pak ditë për të bërë dallimin në disa aspekte, dhe atmosfera është shumë më pozitive brenda grupit me teknikun e ri. Duket se te Tirana me Ze Marian, edhe pse nuk mund t’i thoshin të gjitha, atmosfera në dhomat e zhveshjes ka qenë mbytëse për shkak të ndasive apo çështjeve të krijuara nga braziliani. Duke nisur nga ajo e kapitenit Karabeci e deri te favorizimi i një grupi lojtarësh, kanë qenë elementë që kanë minuar grupin bardheblu, edhe pse është e vështirë të vlerësosh se cili ka qenë ndikimi i kësaj atmosfere për sa i përket impaktit në fushë. Në deklaratën e tij të prezantimit Mema, pa diplomacinë karakteristike të brazilianit, pranoi vështirësitë e madje edhe dilemat që mund të ketë. Ai nuk nguroi të pranojë se ka në dispozicion një grup ku jo të gjithë lojtarët i pëlqejnë, vuri veton për merkaton, ndërsa nuk ngurroi edhe të bëjë një tjetër deklaratë të guximshme, për momentin nuk mund të vendosen objektiva, pasi duhet dalë sa më parë nga gjendja aktuale. Edhe këtu një dallim thelbësor, Ze Maria pas një viti në drejtimin e bardhebluve dhe dy muajsh faze përgatitore, në fillim të këtij sezoni premtonte se Tiranën e vërtetë do të shihnim pas javës së 3-të, në fakt nuk e pamë kurrë. Mema evidenton menjëherë rëndësinë e rezultatit për të dalë nga kriza. Me trajnerin e ri, te Tirana ka nisur të ndihet një frymë krejt tjetër, në klub shpresojnë që diçka e tillë të reflektohet edhe në fushën e blertë, aty ku Tirana e Memës, mbetet e tëra për tu parë.

Ze Maria e solli për futbollist të madh, “10”-shi i Tiranës firmos në Kenia

Kur u prezantua te Tirana, nuk u shfaq me një fanellë dosido, por me atë me numrin 10, të cilën në klubin bardheblu e kanë veshur emra të mëdhenj në vite. Por Keneth Muguna nuk u bë kurrë një emër i madh për këtë klub, edhe pse ish-trajneri Ze Maria u shpreh shpesh se shihte të ai organizatorin që do të zgjidhte hallet e bardhebluve. Tirana ishte gati të shkonte edhe në FIFA për të pas telasheve që i solli me kenianët e Gor Mahias, sepse kontaktoi futbollistin pa lejen e tyre. Bardheblutë si përfundim paguan 30 mijë euro për kartonin e tij, të bindur nga Ze Maria se do të kishin më në fund një “numër 10” në radhët e tyre. Por Muguna përfundoi duke u aktivizuar shumë pak edhe në Kategorinë e Parë me Tiranën dhe në fund të sezonit, u dha lamtumirën bardhebluve, duke marrë me vete edhe pretendimet se nuk ishte paguar rregullisht nga ata. Sot, Muguna ka firmosur përsëri me klubin të cilit i dha lamtumirën pak muaj më parë për të udhëtuar drejt Shqipërisë. Futbollisti ka firmosur për tre vite me Gor Mahian në Kenia, me bindjen që të vazhdojë aty karrierën e tij pas eksperimentit të dështuar në Shqipëri.

Adriatik BALLA