Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mema: Tirana do të qëndrojë në Superiore, kupa do të “vishet” bardheblu

Postuar: 18/04/2019 - 07:15

Tirana do të ketë disa duele vendimtare në këtë fund sezoni, ku padyshim trajnerit Ardian Mema i duhet të marrë më të mirën në disa takime që caktojnë fatet e sezonit. Shorti e ka vënë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë përballë Luftëtarit, një skuadër të cilën Tirana e ka rivale të fortë edhe në garën për mbijetesë në kampionat, ndërkohë që ndeshja e radhës në kuadër të javës së 30-të të Superiores do ta gjejë Tiranën përballë Kukësit, njërit prej skuadrave më të forta dhe njëherësh pretendent për zonën europiane. Kukësi ndodhet në vend të dytë me 48 pikë, por rrezikohet nga skuadrat që e ndjekin poshtë në renditje, sidomos Flamurtari që ka 47 pikë. Pra kuksianëve u duhet me patjetër trepikëshi që të mbajnë vendin e dytë, kurse Tiranës i duhet me patjetër fitorja që të sigurojnë sa më parë mbijetesën, pasi rrezikohen nga poshtë prej Kastriotit të vendit të fundit. Tirana ka 36 pikë dhe Kastrioti 30 pikë. Luftëtari do të marrë tri pikë në tavolinë dhe nga 37 pikë do të shkojë në 40 pikë, duke pasur shanse maksimale për të mbijetuar në Superligë. Kështu që dueli vendimtar për mbijetesën do të jetë me Kastriotin, ku krutanët kanë pasur ecuri të mirë në fazën e tretë dhe janë afruar ndjeshëm. Një fitore me Kukësin, do ta bënte Tiranën të kishte shanse të mëdha të siguronte mbijetesën, pasi në ndeshjet direkte me krutanët dhe gjirokastritët do t’i mjaftonte edhe një barazim që të ndihej e qetë. Entuziazmi nuk ka munguar dhe ka qenë vetë trajneri Ardian Mema që ka komentuar zhvillimet e fundit. Ai ka marrë shkas nga shorti në kupë, për të shprehur optimizmin e tij për kualifikim në finale. Mema beson se Tirana e ka potencialin jo vetëm të kalojë Luftëtarin e të kapë finalen, por edhe ta fitojë Kupën e Shqipërisë, duke thënë se trofeu i Kupës do të vishet bardheblu. Kujtojmë që trofeu i kupës e përmbush me sukses objektivin sezonal, pasi i jep skuadrës trofe, e njëherësh siguron direkt pjesëmarrjen në Ligën e Europës. Pra Tirana është në garë për të realizuar objektivin e saj dhe i duhen vetëm disa pikë që të sigurojë më parë mbijetesën në Superiore. “Ne duam që të sigurojmë sa më parë pikët e mjaftueshme për t’u ndjerë të qetë në renditje, ndërsa për Kupën besoj se Tirana do ta përmbushë këtë mision”, është shprehur Mema para gazetarëve. Natyrisht, ai beson se Tirana e ka potencialin e duhur që ta sigurojë këtë objektiv duke nisur nga ndeshja e radhës, ajo ndaj Kukësit, ku bardheblutë kanë ngritur pretendimet e tyre për të fituar dhe për t’u ngjitur sa më parë në klasifikim, në mënyrë që të mos rrezikojnë mbijetesën dhe ta lënë atë për në javët e fundit.

Kukësi me probleme, Dzaria, Shameti e Maliki në dyshim

Ndërkohë që Tirana po merr masat të përmbushë objektivat e saj, edhe Kukësi dëshiron të lerë pas shijen e hidhur të humbjes me Flamurtarin që pësoi në fundjavën e kaluar. Por verilindorët kanë probleme me grupin, të cilit i mungojnë disa titullarë. Mësohet se skuadra verilindore është duke menduar për ndeshjen e radhës në kampionat që do të zhvillojë me skuadrone Tiranës. Trajneri Ernest Gjoka shpreson që ta ketë skuadrën më të plotë, ndryshe nga fundjava e shkuar ku në “Elbasan Arena” ndaj Flamurtarit ku hubi 1-2 ka bërë eksperimente dhe shumë lëvizje në 11-she. Vesel Limaj do të jetë ndërsa shpresohet që për lojë ndaj bardhebluve të bëhet edhe Ylli Shameti që është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës. Të premten mund të ketë një vendim për Edis Malikin, ndërsa Dzaria është ende në dyshim. Gjithsesi, ndaj bardhebluve nuk ka më justifikime, skuadra e Kukësit do të kërkojë 3 pikët për të mos ndërlikuar Europën dhe vendin e dytë në Superiore. Dueli me Tiranën shënon një pikë kulmore të sezonit dhe të dyja palët duan fitoren, një objektiv që e kanë shpalosur që në fillim të javës.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/08/2019 - 16:48

Në Angli nisi sot Kampionati Botëror i Lojërave për personat që kanë dhuruar organe jetësore apo kanë kryer transplant.

Aktiviteti do të mbahet në 3 qytete: Neëcastle, Gatesheed dhe Sunderland për 5 ditë.

Postuar: 18/08/2019 - 19:40

  Që pas largimit nga stoli i Manchester United, Jose Mourinho është duke shijuar pushimet e

Postuar: 18/08/2019 - 08:32

Sporti po kalon ditë të vështira, ku infrastruktura e mangët dhe e dëmtuar, si dhe mungesa e buxh

Postuar: 18/08/2019 - 08:01

Premier League është padyshim kampionati më i bukur dhe më i fortë në botë.

Postuar: 18/08/2019 - 08:00

Ajo që ishte paralajmëruar ndodhi sërish.

Postuar: 17/08/2019 - 17:03

Zyrtare klubi i Bayern Munich arrin marrëveshjen me Barcelonën për sulmuesin brazilian Philippe C

Postuar: 17/08/2019 - 07:31

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidane, ka bërë një hap prapa dhe i “lutet” su