BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Ja si paraqitet situata epidemiologjike në vend

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Ja si paraqitet
x
BREAKING NEWS

“Le të shohim nga e ardhmja”, Edi Rama jep lajmin nga Egjipti: Ja çfarë do të ndodhë së shpejti

“Le të shohim nga e ardhmja”, Edi Rama jep lajmin nga Egjipti:
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pritet me ceremoni shtetërore në Egjipt, nënshkruhen tre marrëveshjet e rëndësishme

Edi Rama pritet me ceremoni shtetërore në Egjipt, nënshkruhen tre
x
BREAKING NEWS

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin. Ja çfarë ka ndodhur në kufi

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis
x
BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Sport

Memelli në provën vendimtare të Superiores, sot dueli vendimtar me Partizanin

Memelli në provën vendimtare të Superiores, sot dueli vendimtar

Skënderbeu do të presë sot pasdite në Korçë Partizanin, në atë që konsiderohet si një prej dueleve më të rëndësishme të javës së dytë dhe përcaktuese në këtë fazë të parë për të dyja skuadrat. Rivaliteti midis dy kampeve gjatë viteve të fundit ka shtuar dozën e agresivitetit midis dy klubeve, që do të synojnë maksimumin me pikë. Partizani është pretendent, nisur nga cilësitë e grupit, por për trajnerin Migen Memelli kjo është një mundësi që nuk duhet humbur. Skënderbeu synon fitoren e parë në kampionat dhe ndaj një rivali të tillë si “demat e kuq”, është mundësia e madhe për të bërë goditjen e duhur dhe që trajneri Memelli të forcojë pozitat e tij në pankinë.

Mungesat shqetësojnë Memellin

Skënderbeu po bëhet gati për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Partizanit. Korçarët e shohin si ndeshje ku mund të shlyejnë gabimin e bërë ndaj Tiranës. Në këtë takim delikat bardhekuqtë duhet të bëjnë pa Zguron, i cili është i pezulluar nga kartoni i kuq që mori ndaj bardhebluve. Përveç Zguros, trajneri Memelli i ka bërë llogaritë edhe pa Shalën, vazhdon të mos jetë pjesë integrale e ekipit. Në kushte të tilla duket se ka filluar të mendojë për zgjidhjen e hapësirave në ekip. Në të majtë të mbrojtjes pritet të spostohet Vrapi, ndërsa Mensahu do të bashkohet me sulmin së bashku me Bismarkun. Ky është plani i veprimit që po bën Memelli për ndeshjen e radhës.

Situata me grupin

Skënderbeu në fakt nuk është se ka grup të dobët, përkundrazi, ka një grup modest por të gërshetuar me elementë të mirë që mund të marrin maksimumin për të qëndruar në elitë. Por, humbja me Tiranën la një shije jo fort të mirë në kampin bardhekuq edhe për vetë faktin se korçarët ishin të përgatitur për të dalë me pikë nga kryeqyteti. Por të ndodhur në kushte të tilla, të gjithë e kanë mendjen te ndeshja e radhës ndaj Partizanit në shtëpi, ku Skënderbeu pret një tjetër rezultat nga ai i javës së parë. Duke folu për një të përditshme sportive, mbrojtësi Jorgo Meksi, ndër të tjera u shpreh: “Normalisht që po, por nuk është se jemi duke e menduar më atë takim. Ishte ndeshja e parë e kampionatit dhe kishim punuar shumë për të bërë prezantimin e duhur në këtë takim dhe për të marrë më të mirën. Këtë e treguam në pjesën e parë të ndeshjes atje ku ishim të barabartë me kundërshtarin. Pësuam një gol të shpejtë dhe ditëm të reagonim në mënyrën më të mirë të mundshme duke barazuar gjithçka. Edhe pjesa e dytë nisi mirë, por kartoni i kuq na prishi rrjedhën e lojës. Besoj se ishte diçka e nxituar që mund të evitohej nga arbitri, por atje ndryshoi shumë loja. E kishim të pamundur të përballonim Tiranën me dhjetë futbollistë dhe u pa në fushë një gjë e tillë. Sa i takon duelit me Partizanin, është një ndeshje e vështirë, siç do të jenë të gjitha ndeshjet e këtij kampionati. Do të mësohemi me sfida të tilla pasi të gjitha ekipet janë forcuar dhe duket se janë gati-gati në të njëjtin nivel. Partizani është një tjetër ekip si Tirana që ka objektiva madhorë për këtë sezon. Kjo bën që të angazhohemi më shumë. Luajmë në fushën tonë dhe kjo na favorizon, por duhet të bëjmë mirë edhe në lojë për të marrë rezultat”, theksoi ai.