Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Memelli përjashtohet nga Partizani, klubi e bëri fajtor për humbjen ndaj Skënderbeut

Memelli përjashtohet nga Partizani, klubi e bëri fajtor për humbjen ndaj Skënderbeut

Postuar: 08/05/2014 - 08:43

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe te Partizani. Largimi i trajnerit Marcio Sampaio pritej të shkaktonte furtunë, qoftë dhe për faktin e ai mori përsipër vetë të gjitha përgjegjësitë e dështimit të skuadrës së Partizanit në këtë fundsezoni, ku humbja me Skënderbeun të dielën solli rënien në vendin e pestë dhe tani qëndrimin në një pozitë që nuk mundëson pjesëmarrjen në Europa League. Sampaio dha dorëheqjen dhe i mori përsipër vetë përgjegjësitë, por në klub thashethemet kishin nisur, pasi lojtarët ishin vënë në shënjestër. Duke qenë se objektivi mbeti i parealizuar dhe ka pak shanse të realizohet në javën e fundit, të gjithë e mendonin e do të ketë ‘reprezalje” që nënkupton largime masive të lojtarëve që nuk shihet e kanë punuar në 100% të tyre me bluzën e kuqe të Partizanit, por edhe për një ridimensionim të ri të skuadrës për sezonin e ri. Tashmë fjalën e ka presidenti Gazmend Demi, i cili dje ka dhënë sinjalin e parë, ku Migen Memelli, edhe pse jo zyrtarisht, është përjashtuar nga skuadra, duke u bërë lojtari i parë që “kryqëzohet”, edhe pse faji nuk duhet kërkuar te një futbollist i vetëm sepse ai ka humbur një penallti. Por problemi duket se nisi me Memellin për të përfunduar në fund të sezonit me të tjerë elementë nga skuadra e kuqe. Dështimi shihet i papranueshëm, prandaj edhe u dha shembulli i parë, pikërisht ndaj lojtarit më të mirë të skuadrës.
 
Situata
 
Një 11-metërsh i shpërdoruar në ndeshjen me Skënderbeun fundjavën e kaluar i kushtoi të ardhmen te Partizani Migen Memellit. Sulmuesi pogradecar nuk është më pjesë e të kuqve me klubin që ka vendosur largimin e tij. Lojtari që debutoi me dy gola ndaj Lushnjës për klubin kryeqytetas ka arritur në finish në marrëdhënien e tij me shoqërinë. Lajmi është konfirmuar për dhe nga burime brenda klubit, të cilët kanë bërë të ditur vendimin e largimit të tij nga Partizani. Memelli, u afrua te Partizani gjatë merkatos së dimrit dhe deri në këto momente me të kuqtë kishte bërë mirë duke qenë madje realizues i golave të rëndësishëm. Por 11-metërshi i shpërdoruar me Skënderbeun, që i kushtoi skuadrës së tij ndoshta dhe pjesëmarrjen në Europë edicionin e ardhshëm kanë shtyrë drejtuesit të mos i rinovojnë kontratën futbollistit. Një marrëveshje e re dukej shumë pranë për Memellin por tashmë sulmuesi duhet të gjejë një tjetër ekip për edicionin e ardhshëm, ndërsa Partizani humbet një tjetër personazh pas pranimit të dorëheqjes dhe të trajnerit Sampaio nga ana e presidentit Demi, këtë të martë. Adriatik BALLA
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 11

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2018 - 09:33

Sonte në mbrëmje në orën 20:30 luhet finalja e Kupës Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors.Për shkak të tensionit në Argjentinë, kjo ndeshje do luhet në Madrid të Spanjës.Tifozët argjentinas të të dyja skuadra

Postuar: 09/12/2018 - 07:25

 Në kuadër të javës së 16-të të Premier League në Angli, Çelsi i trajnerit Mauricio Sarri ar

Postuar: 09/12/2018 - 07:23

Partizani u frenua dje në Durrës nga Teuta, në një barazim 1-1, në një takim ku pavarësisht terre

Postuar: 09/12/2018 - 07:20

Atletika Shqiptare ka kaluar peripecitë e saj, me shumë sfida dhe pengesa, por ajo mbetet ende nj

Postuar: 08/12/2018 - 07:27

Kryendeshja e javës së 15-të të Serisë A italiane, Juventus-Inter, u luajt mbrëmë në “Allia

Postuar: 08/12/2018 - 07:25

Pak ditë më parë, Federata Shqiptare e Futbollit dhe vetë presidenti i saj Armand Duka deklaruan

Postuar: 08/12/2018 - 07:24

Java e 16-të e Kampionatit Kombëtar, Kategoria Superiore, nisi dje me kryendeshjen e saj, Kukësi-