BREAKING NEWS

MSH: Ndërrojnë jetë 2 pacientë në spitalin Infektiv nga koronavirusi

MSH: Ndërrojnë jetë 2 pacientë në spitalin Infektiv
x

Sport

Memushaj i stresuar tek Peskara, Kumbulla i “shkel syrin” Kontes

Memushaj i stresuar tek Peskara, Kumbulla i “shkel syrin” Kontes

Ledian Memushaj po kalon momente të vështira tek Peskara, pasi skuadra ndodhet në pozita të pafavorshme dhe tifozë të caktuar, por edhe zyra nga brenda klubit, e kanë shigjetuar mesfushorin tonë kuqezi si pjesë të grupit të dështakëve. Në të vërtetë presioni mbi Memushajn vjen për faktin e ai është një prej titullarëve dhe liderëve të skuadrës, kapiten dhe njëherësh lojtar me përvojë. Vlonjati ka pasur shumë sukses me këtë ekip gjatë viteve në Serinë B por edhe në Serie A, duke qenë madje ndër më të vlerësuarit. Edhe këtë sezon starti ishte i mirë dhe në mjaft momente Memushaj është vlerësuar për lojën kreative dhe asistent. Por as kjo nuk mjafton dhe në mediat italiane shohin tek mesfushori i përfaqësueses kuqezi një futbollist në prag pensioni. Edhe në Kombëtare nuk është preferuar shumë nën trajnerin Reja, krahasuar veçmas me Klaus Gjasulën që për teknikun veteran italian ka qenë zgjedhje e parë. Pra për Memushajn po vijnë ditë të vështira, por vlonjati me qetësi dhe motivim, durim dhe përkushtim po ia del të ruajë nivelin e tij e të japë kontribut në skuadër, paçka se pozitat e Peskarës janë ku e ku larg pretendimeve që kishte klubi në fillim të edicionit.

Kumbulla preferon Interin, lëvizja në verë

Drejtuesit zikaltër, Marota dhe Ausilio, kanë shtuar presionin për Marash Kumbullën, duke takuar menaxherin e futbollistit 20-vjeçar, XhaniVitali, në rastin e huazimit të Dimarkos te Verona. Gjithçka të bën të mendosh që Interi do të bëjë të pamundurën për të mos i ikur rasti nga duart, por duhet pranuar se konkurrenca për shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare është shtuar ndjeshëm. Për Kumbullën, javët e fundit ka punuar me shumë këmbëngulje presidenti i Napolit, De Laurentis, i cili kishte arritur një marrëveshje me homologun e tij Seti për 21 milionë euro, plus 4 milionë bonuse. Mirëpo Kumbulla, nuk ka ndezur dritën jeshile për transferimin poshtë Vezuvit, duke i ngrirë bisedimet. Pas këtij qëndrimi të shqiptarit qëndron pikërisht Interi. Drejtuesit zikaltër e kanë takuar disa herë menaxherin e djaloshit me origjinë nga Shkodra, duke e bindur që projekti i Kontes do të ishte shumë i rëndësishëm për të. Edhe Lacio me Fiorentinën kanë studiuar terrenin për të kuptuar mundësitë që kanë për blerjen e Kumbullës, por frika më e madhe vjen nga Bundesliga. Për mbrojtësin, javët e fundit ka shfaqur interes edhe Borusia e Dortmundit.

Imobile vlerëson Strakoshën: Është shumë i fortë, Lacio me të e sigurt

Sulmuesi kryeson listën e golashënuesve në Serie A por edhe në pesë kampionatet kryesore të Europës, Çiro Imobile, ka shënuar deri tani 26 gola. Nëse mban këtë ritëm, atëherë 29-vjeçari do thyejë edhe rekordin e Higuain me Napolin kur argjentinasi realizoi 36 gola duke vendosur rekord për elitën e futbollit italian. Kështu, Imobile po mban mpi shpinë Lacion ndërsa kryeqytetasit shpresojnë në fund të sezonit të shpallen kampionë. Së fundmi, sulmuesi ka folur edhe për shokët e skuadrës duke treguar disa sekrete për ta. Italiani ka fjalët më të mira për Strakoshën, që e cilëson si shumë të fortë. “Strakosha është shumë i fortë, është pikë e rëndësishme e Lacios”, u shpreh Imobile.

De Biazi: Me Shqipërinë pata një sukses të madh

I ftuar në një nga radiot italiane, Xhani de Biazi ka përshkruar situatën ku ndodhet mbrojtësi Elseid Hysaj, si dhe suksesin që ai pati me Shqipërinë. “Elseidi është një prej më të rëndësishmëve të skuadrës, por nuk do të dëshiroja të thosha më i rëndësishmi sepse nuk më pëlqen që të krijoj klasifikime. Ajo skuadër ndihmonte njëri-tjetrin në fushë dhe jashtë saj, nuk ishte e rëndësishme për lojtarët se kush luante e kush jo, por unë bëja zgjedhjet gjithmonë me ata që kishin gjendjen më të mirë në ato momente. Kemi bërë diçka të rëndësishme dhe unike pasi kaluam turin në një grup me të vërtetë të vështirë”, tha de Biazi.