BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Memushaj: Jam gati të përballem me koronavirusi, por s’mund të rri pa luajtur futboll

Memushaj: Jam gati të përballem me koronavirusi, por s’mund

Kombëtarja nuk mundi t’i luante dy ndeshjet e saj miqësore ndaj San Marinos dhe Sllovenisë të planifikuara në fund të marsit, për shkak të koronavirusi, ndërkohë që trajneri Edi Reja po ndjek kalendarin dhe po vë kontakte me futbollistët për të mësuar rreth gjendjes së tyre pas kësaj pandemie të pazakontë që pushtoi globin. Ndërkohë, kampionatet kanë nisur të lëvizin dhe po bëhen përpjekje në të gjithë Europën që futbolli të kthehet në normalitet, e kështu po ndodh edhe në Itali, e cila ende nuk ka caktuar datë fikse për rinisjen e aktiviteteve, megjithëse parashikohet që ndeshjet e para të luhen në javën e dytë të qershorit. Në Itali luajnë shumë lojtarë shqiptarë, përfshi dhe ata të skuadrës kombëtare, qoftë në Serie A, ashtu dhe në Serinë B. Kuqezinjtë po bëjnë përpjekje të mbajnë formën e duhur sportive, madje ka nga ata që dëshirojnë që të kthehen me patjetër në fushë, që e cilësojnë jetike për një futbollist. I tillë është dhe mesfushori vlonjat Ledian Memushaj, mentaliteti i të cilit është evident për kthimin sa më të shpejtë të futbollit brenda kornizës së vijave të bardha në fushën e blertë. Por në Itali e dinë që rreziku nuk ka kaluar dhe infektimi prej Covid-19 është evident, pavarësisht masave protokollare të higjienës që ka ndërmarrë federata italiane e futbollit në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore të këtij vendi. Pra rreziku është evident. I këtij mendimi është futbollisti i kombëtares Ledian Memushaj, i cili aktivizohet me skuadrën e Peskarës në Serinë B. Vlonjati shprehet se në këtë periudhë e kanë ndjerë shumë mungesën e ndeshjeve dhe nuk ka qenë e lehtë të qëndroje larg futbollit. “Nuk ka qenë e lehtë të qëndroje larg futbollit. Tani shpresojmë të rikthehemi të stërvitemi në grup së bashku, e më pas të përfundojmë kampionatin. Në fillim ndoshta nuk e kuptoje shumë, por duhet ta them se me kalimin e ditëve kupton se futbolli më mungonte shumë. Të gjithë profesionet në këtë moment kanë vështirësitë e tyre, kështu është dhe puna jonë. Duhet të provojmë të rifillojmë edhe pse jemi të vetëdijshëm se ka rrezik. Në këtë periudhën e fundit kemi qenë shumë të pafat”, u shpreh Memushaj.

Gjasula në planet e Rejës, “dirigjent” i sprovuar në duelet e vështira

Klaus Gjasula ka provuar këtë fundjavë ndjesinë e rikthimit në fushë pas ndërprerjes nga koronavirusi. Mesfushori ishte si titullar te skuadra e Paderbornit, ndërsa në një intervistë për “Fax Sport”, theksoi se rikthimin e kishte menduar më të lehtë por zbuloi se ishte e vështirë dhe nuk mund të ishte i gëzuar. Ndër të tjera, Gjasula tregon edhe këshillat e vëllait Jurgen, ndërsa ëndërronte të luante më të së bashku te kombëtarja. Nuk ndihesh sikur luan futboll, është kështu sikur të kanë çuar me zor në fushë. Nuk jemi të gëzuar në fushën e lojës. Mendoja se do të ishte e lehtë rikthimi, por është më e vështirë nga çfarë e kisha menduar. Duhet të motivohesh shumë vetë që të kthehesh në gjendjen si në fillim. Ndeshja e fundit? Po më ka rënë një top në fytyrë pak para pushimit mes pjesëve dhe më para kam pasur problem me hundën që ishte e thyer. Por mora edhe një karton të verdhë. Trajneri na kishte thënë më para që merrni një karton të verdhë dhe do ju nxjerr jashtë. Se tani janë bërë edhe 5 zëvendësime si limit për trajnerët. (qesh). Ky lloj futbolli është kështu si të thuash: “Futu në fushë dhe mbaro ndeshje, sa të mos prishet kampionati”. Se realisht mezi po presim futbollin normal për sezonin tjetër. Jam duke numëruar ditët për t’u grumbulluar prapë nga Kombëtarja. Që i vogël ishte pikërisht kjo ëndrra ime për të luajtur me Shqipërinë. Do të ishte fantastike fare që të luaja edhe me vëllain tim aty, Jurgenin, por gjithsesi jemi mirë edhe kështu. Vëllai ka qenë më herët te Shqipëria dhe më ka ndihmuar. Më ka thënë që të dëgjojë më shumë dhe të mos flasë tepër”, u shpreh Gjasula.