Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Memushaj konfirmohet si lider i Peskarës, premton rikthimin e ekipit në Serie A

Postuar: 17/07/2019 - 07:19

Ledian Memushaj u ka dhënë fund aludimeve për një lëvizje të mundshme në treg gjatë këtij afati kalimtar të merkatos verore, duke vendosur të qëndrojë përfundimisht në radhët e Peskarës në Serie B italiane. Mesfushori vlonjat i Kombëtares e mori këtë vendim para pak ditësh dhe dje e ka “zyrtarizuar” në mënyrë përfundimtare me një qëndrim që ka mbajtur për mediat italiane, madje duke dhënë komente rreth skuadrës dhe rolit të tij në ekip, dukshëm duke folur si lider i Peskarës dhe si një futbollist që me gjasë do të mbajë shiritin e kapitenit në ekip gjatë sezonit të ri. Megjithatë, zërat e merkatos për Ledian Memushajn, nuk kanë munguar këtë verë dhe kanë qenë të shumta skuadrat te të cilat, flitej se Memushaj dot ë shkonte. Megjithatë, ai ka vendosur që të qëndrojë te Peskara edhe këtë sezon ku synohet ngjitja në Serinë A. Në një intervistë për mediat italiane, Memushaj u shpreh se këtë sezon, pritet të jetë vit i vështirë në kampionat ndërkohë që ka pranuar se duhet të jenë me këmbë në okë për të përballuar sezonin. “Sezoni që po vjen do të jetë më i vështirë se këto që ikën. Me të vërtetë do të ketë më pak skuadra por mbetet i vështirë dhe rraskapitës për ne futbollistët. Çdo ndeshje do të jetë një betejë dhe ato që bien, janë në të njëjtat kushte me të tjerat. Duhet të mbajmë këmbët në tokë dhe të shohim objektiva të tjera, para se të mendojmë shpëtimin. E mira do të ishte ta nisim mirë si sezonin e kaluar dhe nëse ia dalim, gjithçka do të jetë më e lehtë”, tha Memushaj. Vlonjati shquhet si lojtar me temperament, që luan fort dhe është i zhdërvjelltë në lojën e skuadrës. Ai ka imazh të mirë dhe e dëgjon grupi, prandaj mbajtja e shiritit të kapitenit mund të jetë e justifikuar, paçka se mesfushori kuqezi nuk ka shfaqur ndonjë ambicie të madhe që të jetë me shirit në krahë. Rolin e liderit ai e ka në fushë dhe kjo i mjafton. Ndërkohë, mesfushori kuqezi ka ende një peshë të rëndësishme në radhët e Kombëtares dhe pavarësisht se këtë edicion nuk ka qenë në formën e tij maksimale, ai vijon të jetë preferencë e trajnerëve që kanë drejtuar kuqezinjtë, përfshi dhe teknikun e fundit italian, Edi Reja. Duke qenë se Kombëtaren e kanë drejtuar në këto 8 vjetët e fundit italianët, përfshirja e futbollistëve që luajnë në Itali në formacion tregon se përshtatja tekniko-taktike është prioritare. Dhe Memushaj është pikërisht ai lojtari që bën diferencën, pasi shquhet si në lojën mbrojtëse, ashtu dhe në atë sulmuese. I bën mirë të dy fazat e lojës dhe është i palodhur në mesfushë, duke iu përshtatur fort skemave taktike të trajnerit dhe kjo e ka bërë atë të jetë në fokusin e të gjithë teknikëve, si De Biazi, Panuçi e Reja. Natyrisht, Memushaj do të vijojë të japë kontributin e tij në ekip dhe eksperienca, disiplinimi taktik dhe zhdërvjelltësia apo fantazia e lojës së tij në mesfushë i përshtaten lojës së skuadrës dhe skemave të trajnerit, prandaj vlonjati do të vijojë të jetë zgjedhje e Rejës edhe në muajt e ardhshëm dhe sfidat e rëndësishme të kuqezinjve në kuadër të eliminatoreve të Euro-2020. Duelet e radhës janë ato ndaj Francës dhe Islandës, ku kuqezinjtë synojnë të marrin maksimumin, pavarësisht se kjo do të jetë shumë e vështirë. Trajneri Reja ka besim dhe Memushaj mund të jetë pikë orientuese e skemës së teknikut italian në repartin e mesfushës. Kthimi i Roshit në Kombëtare i ka dhënë impuls lojës dhe kjo është pozitive, por një rikthim në formën më të mirë fizike të Memushajt është shenjë e mirë për të gjithë kuqezinjtë dhe Kombëtaren në tërësi. Mbetet të shihet se çfarë roli do t’i japë trajneri në fushën e lojës, por tek Peskara ai e di vendin e tij dhe mund të luajë madje në disa pozicione, sepse njohja me grupin dhe përshtatja në pozicione të ndryshme është pjesë e kapacitetit të tij teknik dhe kjo falë edhe eksperiencës së madhe që ka tashmë Memushaj në kampionatin italian.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/08/2019 - 18:41

Bota e sportit është tronditur ditën e sotme teksa ka marrë lajmin se 25-vjeçarja Margarita Plavunova është gjendur e pajetë.

Postuar: 22/08/2019 - 11:44

Cristiano Ronaldo ka pranuar se të dy; ai dhe Lionel Messi, kanë përfituar nga rivaliteti i tyre

Postuar: 22/08/2019 - 07:27

Në një intervistë për mediat portugeze, ku zbuloi edhe oborrin e shtëpisë së tij luksoze nga e ci

Postuar: 22/08/2019 - 07:26

Kukësi u bë shënjestër e kritikave sezonin e kaluar kur e spostoi ndeshjen me Partizanin nga Kamz

Postuar: 22/08/2019 - 07:24

Trajneri i Kombëtares kuqezi, Edi Reja, ka nisur kontaktet me lojtarët, madje prej disa ditësh, j

Postuar: 21/08/2019 - 16:45

Jurgen Klopp është një ndër trajnerët më të suksesshëm të Liverpoolit duke fituar mjaft që në mom

Postuar: 21/08/2019 - 15:26

Ylli i Juventusit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo është i pasigurt se kur do të dalë në pensio