BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Memushaj merr drejtimin e U-15 të Peskarës, Manaj kthehet tek Barcelona

Memushaj merr drejtimin e U-15 të Peskarës, Manaj kthehet tek

Lojtarët e Kombëtares po përpiqen të gjejnë hapësira të reja për sezonin e ri, dhe një pjesë janë të angazhuar maksimalisht në merkato, të tillë si Thomas Strakosha, Rei Manaj, Armand Sadiku, Armando Broja e shumë të tjerë, teksa priten edhe surpriza në ditët në vijim rreth të rejave që do të prodhojë tregu rreth tyre. Ndërkohë, një nga lojtarët më të spikatur të Kombëtares në dekadën e fundit, Ledian Memushaj, jo vetëm konfirmohet i tërhequr nga futbolli, por vlonjati edhe zyrtarisht nga dje do të jetë trajner, duke mos u ndarë klubit të Peskarës në Itali. Sikurse raportojnë vetë mediat italiane, Ledian Memushajt i është besuar një post i rëndësishëm në klubin e Peskarës, teksa ish-mesfushori i kombëtares do të marrë drejtimin e skuadrës së të rinjve. Në këtë formë, 35-vjeçari nis një aventurë të re në karrierë ndërsa lajmin për emërimin e Memushajt si trajner e ka dhënë vetë presidenti i klubit italian, Daniele Sebastiani. Memushaj ka kontribuar për shumë vite në klubin e Peskarës si futbollist, madje duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit, ndaj tashmë i besohet rritja dhe evidentimi i të rinjve. Interesant është fakti se Memushaj është shndërruar në trajnerin e parë të huaj që merr drejtimin e skuadrës Primavera teksa më parë në krye ishin vetëm teknikë italianë. Ndërkohë, konfirmimi në rolin e trajnerit lë të kuptosh se karriera e futbollistit në fushë për Memushaj konsiderohet e mbyllur përfundimisht.

Rei Manaj kthehet tek Barcelona, Specia nuk ishte në gjendje të paguante

Ndryshe nga sa ishte shkruar e besohej për Rei Manajn, rezulton që ai nuk do të zgjasë bashkëpunimin me Specian italiane, pasi kërkesa financiare është e papërballueshme nga klubi italian, në këtë mënyrë lojtari i Kombëtares kuqezi do të detyrohet të kthehet në Spanjë, tek klubi i Barcelonës, i cili ka edhe kartonin e futbollistit. Ndoshta një huazim mund të ndodhë, ose Barça B do të mbetet opsion praktik për të luajtur. Janë vetë mediat italiane që shkruajnë se sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rei Manaj, dëshiron të tregojë edhe një herë vlerat e tij te Barcelona. Sulmuesi është rikthyer përsëri në Spanjë pasi ekipi i Specia nuk e aplikoi mundësinë e blerjes përfundimtare të kartonit. Akordi me ekipin italian nuk u arrit për shkak të pagës së lartë që kërkonte 25-vjeçari. Ashtu siç raporton edhe “Mundo Deportivo”, përfaqësuesi i kombëtares shqiptare kërkon një shans në fazën përgatitore për të bindur trajnerin Ksavi në miqësoret që do të zhvillohen gjatë kësaj periudhe. Manaj ishte një nga zbulimet e mëdha të Barçës në para sezonin e kaluar ku në miqësoret e zhvilluara ai shënoi katër gola në 117 minuta në dispozicion. Kontrata e tij me klubin blaugrana përfundon në vitin 2023 dhe tashmë kontaktet midis përfaqësuesve të lojtarit dhe drejtuesve kanë nisur për gjetjen e një zgjidhje të mundshme. Barcelona përfitoi 300.000 mijë euro për huazimin e Manajt gjatë transferimit në sezonit 2021-2022. Sulmuesi Shqiptar në sezonin e fundit në Seria A luajti 30 ndeshje duke shënuar pesë gola.