BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Sport

Memushaj zbulon planet para se të dalë në “pension”: Dua Serie A dhe Botëror me Shqipërinë

Memushaj zbulon planet para se të dalë në “pension”:

Trajneri i Kombëtares kuqezi, Edi Reja, duket i kënaqur nga ecuria e lojtarëve të tij me skuadrat ku luajnë dhe ndoshta kjo është arsyeja që ai po insiston të mbyllet marrëveshja mes tij dhe kreut të FSHF-së Armando Duka. Por nuk është vetëm kjo, pasi Reja ka kuptuar se Shqipëria e ka potencialin e duhur për të bërë një lojë kolektive të spikatur dhe të marrë rezultatet e nevojshme brenda objektivave të tij për eliminatoret e Botërorit të ardhshëm. Ndërkohë, lojtarët kuqezinj vijojnë punën e tyre me skuadrat respektive në kampionatet europiane e një prej tyre është dhe mesfushori Ledian Memushaj, i cili ka pasur oshilacione në performancën e tij, por kur luan jep maksimumin dhe për këtë janë të ndërgjegjshëm edhe drejtuesit teknikë të Peskarës në ligën e dytë italiane, pra në Serie B. Por vlonjati ka një staturë shumë të fortë në radhët e kësaj skuadre, aq sa jo vetëm është lider në formacion, por besohet fort nga stafi dhe është fakt që mesfushori bind në veprimet e tij. Me pak fjalë, Ledian Memushaj vazhdon të jetë një nga më të rëndësishmit te Peskara, duke qenë në Serinë B një nga asistuesit më të mirë. Mesfushori vlonjat që është ende pjesë e ekipit Kombëtar, ka zbuluar edhe të ardhmen e tij dhe tërheqjen nga futbolli. Në një intervistë për “Il Centro”, mesfushori ka bërë të qartë se nuk ka më në plan të bëjë asnjë lëvizje dhe se ky, nuk është sezoni i fundit. Ai shton se karrierën do ta mbyllë në vitin 2022, por deri atëherë ka edhe dy objektiva të fundit për të realizuar. “Në vitin 2022 do të mbyll karrierën time por fillimisht duhet të realizoj dy objektiva. Dua që të rikthehem edhe një herë në Serinë A dhe të luaj në Botërorin e Katarit me ekipin kombëtar të Shqipërisë. Niveli në është rritur dhe besoj se mund të jemi në krye. Duhet të jemi si Interi i Kontes, të mos ngopemi kurrë dhe të jemi gjithmonë në fushë”, u shpreh Memushaj. Është e qartë tashmë se Memushaj dëshiron ta mbyllë karrierën e tij si lojtar i Serisë A dhe njëherësh si pjesëmarrës në një kampionat botëror, që do ta radhiste atë në librin e historisë së përfaqësimit të futbollit shqiptar, duke u krahasuar me lojtarët e mëdhenj. Në fakt, shanset që Shqipëria të shkojë në Botëror, duke pasur parasysh nivelin aktual të grupit, emrat e lojtarëve dhe lojën që bën grupi, vështirë se do të mund t’ia dalë përballë skuadrave që kanë më shumë eksperiencë dhe natyrisht qëndrojnë më lart në këtë periudhë se përfaqësuesja jonë. Edhe pse në futboll nuk i dihet, shanset e kualifikimit të kuqezinjve janë realisht të pakta, pasi nga çdo grup europian shkon direkt në Botëror vetëm një ekip, pra ai që del në vend të parë, kurse vendi i dytë shkon në “play-off”. Sidoqoftë, Memushaj shpreson ta ruajë formën e tij edhe për ca kohë dhe ai ka bindjen se mund të jetë titullar si tek Peskara edhe në ekipin përfaqësues, paçka se në Kombëtare në repartin e mesfushës janë shtuar shumë konkurrentët e rinj, të tillë si Bare, Gjasula, Ndoji, Qose etj. sidoqoftë, eksperienca dhe fakti që luan në një nga kampionatet e forta europiane, e ndihmojnë mesfushorin vlonjat të ruajë vijueshmëri të mirë në paraqitjet e tij dhe të ketë rol pozitiv edhe në skuadrën kombëtare, një rol që për momentin nuk vihet në diskutim. Duke qenë i “shkollës italiane”, trajneri Reja e ka në qendër të vëmendjes dhe nuk ka guxuar ta lerë jashtë lojtarin, pasi Memushaj në ekip ka nuhatjen e duhur për të bërë para, për të sulmuar e mbrojtur, për të organizuar dhe dhënë asiste, pra është lojtar i kompletuar në shumë drejtime dhe kjo e bën atë të zgjedhur special të trajnerëve italianë dhe Reja është brenda linjës. Fakti që Memushaj projekton ngjitjen në Serie A dhe që dëshiron të shkojë në Botërorin e Katarit me Shqipërinë, janë dëshmi që ai ka ende energji dhe ka çfarë të tregojë në fushën e lojës.

Adriatik BALLA