BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Memushajt s’i mban më gjuri, do të operohet dhe mbetet 4 muaj jashtë fushave

Memushajt s’i mban më gjuri, do të operohet dhe mbetet 4 muaj

Lojtarët e Kombëtares po kalojnë momente të mira me skuadrat e tyre, përgjithësisht, por ka dhe prej atyre që po hasin në vështirësi, disa prej dëmtimeve të njëpasnjëshme e disa të tjerë për shkak të zgjedhjeve të trajnerëve të skuadrave që nuk i kanë preferuar si titullarë. Një nga veteranët e skuadrës kombëtare, Ledian Memushaj, po vuan në këtë moment pasi do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni, për shkak të një dëmtimi muskulor. Operacioni do të jetë jo i lehtë dhe sportisti do të detyrohet të qëndrojë për të paktën 4 muaj jashtë fushave. E thënë ndryshe, Ledian Memushaj nuk do të luajë asnjë ndeshje të këtij sezoni por as ndeshjet miqësore të Kombëtares në muajin qershor. Ai mund të kthehet të jetë në formën e tij vetëm në shtator me fillimin e sezonit të ri, muaj kur edhe Kombëtarja kuqezi do të zhvillojë tri ndeshje në kuadër të grupit I eliminator të Botërorit Katar-2022. Po çfarë ka ndodhur me Memushajn që do të detyrohet të mos luajë më asnjë ndeshje nga pjesa e mbetur e sezonit? Mësohet se mesfushori vlonjat i përfaqësueses tonë është i detyruar t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në gju për të shmangur dhimbjet që ishin kthyer në kronike. Mesfushori pati probleme edhe në ndeshjet me kombëtaren e para sfidës me San Marinon edhe pse ishte projektuar titullar, në fund nuk ia doli të zbriste në fushë. Kështu, vlonjati ka vendosur t’i japë fund dhimbjeve dhe në këtë mënyrë do të mbyllë para kohe sezonin pasi koha e rikuperimit shkon deri në katër muaj. Në këtë formë, sezoni aktual për Memushaj mund të konsiderohet tërësisht i pafat duke qenë se edhe më herët lojtari ishte dëmtuar ndërsa më pas erdhi COVID që gjithashtu e mbajti gjatë larg fushës së blertë. Edhe në përfaqësuese ai nuk luajti ndonjë rol, pavarësisht se ishte i grumbulluar. Me sa duket, për Memushajn vitet ecin dhe ai pak nga pak po i afrohet moshës së “pensionit”, ku i duhet të varë këpucët në gozhdë. Por që të ndodhë kjo ai do të presë rezultatet e operimit dhe mundësinë e një rikuperimi të shpejtë. Nëse nuk do të ketë shanse riaftësimi të shpejta atëherë ai mund të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

Ndoji në formacionin e javës në Serie B

Mesfushorit të Kombëtares kuqezi, Emanuele Ndojit, i është dashur pak kohë që të kthehet me një rol protagonisti kryesor te skuadra e Breshias. Në ndeshjen e tij të parë si titullar pas një kohe të gjatë si pasojë e problemeve fizike që e lanë pushim për disa muaj, lojtari ndikoi në suksesin 4-1 të Breshias ndaj Pordenones me dy gola. Një paraqitje që i solli vlerësime në shtypin italian, por jo vetëm. Emri i Ndojit është përfshirë në ekipin e javës që përzgjedhin ekspertët e FIFA-s për lojën elektronike FIFA 21. Ndoj rreshtohet aty përkrah disa prej emrave më të njohur në kontinent si Pavard, Mendi, Fabinjo, Lingard, Insinje apo Iago Aspas, të cilët me paraqitjet e tyre kanë qenë protagonistë në kampionate të ndryshme në fundjavën e kaluar. Në edicionet e mëparshme, pjesë e këtij ekipi ideal kanë qenë emra si Strakosha, Berisha, Roshi, Balaj e Hysaj. Por prania e Ndojit është edhe më e veçantë, për faktin e thjeshtë se mesfushori i përfaqësueses shqiptare aktivizohet në Serinë B në Itali dhe jo në një nga kampionatet elitare në kontinent. Theksojmë së fundmi se forma e mirë e tij mund ta ndihmojë të rikthehet në ekipin përfaqësues, duke nisur nga miqësoret e muajit qershor, ndërkohë që një futbollist si ai mund të bëjë shumë punë në repartin e mesfushës, aty ku trajneri Reja duket se e ka humbur betejën e tij, pasi në të tria ndeshjet e fundit zyrtare eliminatore skuadra çaloi në këtë repart i cili duhet të bëjë, si rregull, diferencën. Mbetet të shihet nëse Ndoji do të jetë apo jo pjesë e kuqezinjve në sfidat e ardhshme. Forma e mirë e tij mund të ketë impakt të menjëhershëm tek reja, i cili lojtarët në formë të mirë i ka në fokusin e tij, veçanërisht ata që luajnë në kampionatet italiane.