BREAKING NEWS

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,
x

Sport

Menaxheri i Elseid Hysajt presion Napolit: Na lini të shkojmë, vitin tjetër jemi me parametër zero

Menaxheri i Elseid Hysajt presion Napolit: Na lini të shkojmë, vitin

Një nga futbollistët më të mirë të Kombëtares, njëherësh kapiten i saj, Elseid Hysaj, ka gjasa të mëdha që në këtë verë të transferohet në një klub tjetër, pra larg Napolit dhe për të bërë të sigurt këtë lëvizje po mendon menaxheri i tij, Mario Xhiufredi, i cili po ushtron presion tek klubi napolitan që të pranojë largimin e Hysajt brenda disa konditave të përshtatshme. Është e qartë se Hysaj nuk po e gjen vetveten tek Napoli dhe këtë e ka pranuar edhe menaxheri Xhiufredi dhe është pikërisht kjo arsyeja që Hysaj do të shohë mundësi të reja. Mënyra se si ushtron presion menaxheri lë të kuptuar se shkodrani e ka gjetur alternativën për sezonin e ri, e me gjasë bëhet fjalë për një klub të madh, si Roma ose ndonjë tjetër. Janë vetë mediat italiane që shkruanin dje se Elseid Hysaj kërkon të largohet në verë nga Napoli dhe tashmë vendimin e tij ia ka thënë klubit, duke i konfirmuar zyrtarisht se nuk ka ndër mend të rinovojë me napolitanët. Hysaj fillon në verë vitin e fundit të kontratës së tij me këtë klub dhe kësisoj në vitin 2021 mund të të largohet me parametër zero. Ndaj ai me menaxherin e tij i kanë bërë të qartë Napolit se do të ishte në të mirën e të gjitha palëve që të gjendej akordi për transferimin e tij në këtë verë, në mënyrë që Napoli të përfitonte financiarisht nga shitja e tij. “I kemi komunikuar Napolit dhe De Laurentis që nuk do të rinovojmë kontratën e Hysajt. Dëshira jonë është ajo për t’u larguar, ia kemi komunikuar 15-20 ditë më parë, tani është edhe në interesin e Napolit që të gjejë një zgjidhje për lojtarin, meqë pastaj hyn në vitin e fundit të kontratës”, shpjegoi sot Mario Xhiufredi, menaxheri i futbollistit shqiptar. Tani mbetet të mësohet se cili do të jetë destinacioni i Hysajt, aq më shumë në një vit kur të gjithë klubet kanë probleme të mëdha ekonomike dhe me pretendimet e larta të Napolit, do të jetë e vështirë që të gjendet shpejt një sistemim për të.

Buzëqesh Hysaj, tampon i parë anti-Covid doli negativ

Ndërkohë që menaxheri Xhiufredi po përpiqet të mundësojë një marrëveshje me Napolin për shkëputjen e mbrojtësit kuqezi nga napolitanët, duket se vetë Napoli po mendon për stërvitjen dhe rikthimin me forcë në Serie A. Janë zhvilluar testimet e para dhe në tërësi ka entuziazëm pasi nuk ka lojtarë të infektuar, gjë që do të paraqiste problem serioz. Kështu, skuadra e Napolit ka qenë ndër të parat që ka kryer tamponët e detyrueshëm para fillimit të stërvitjeve, edhe pse për momentin ato janë individuale. Klubi napolitan ka vendosur që tamponëve për COVID-19 t’u nënshtrohen lojtarët, stafi teknik dhe të gjithë drejtuesit apo punëtorët e klubit që do të kenë kontakt të afërt me ta. Gjatë pasdites është mësuar se tamponët e parë që u janë marrë futbollistëve, kanë rezultuar të gjithë negativë. I vetmi për të cilin nuk ka ende përgjigje është ai i Karnezis, i cili do të procedohet nesër. Megjithatë, kjo nuk bën të “pastër” skuadrën e Napolit. Për të qenë e tillë do të duhet që të vijë vërtetimi edhe nga tamponi i dytë. Napoli do ta kryejë një të tillë nesër për të gjithë futbollistët, në mënyrë që të jetë i sigurt se nuk ka futbollistë të infektuar në radhët e tij, edhe pse për momentin po kryen vetëm stërvitje individuale. Skuadra më pas do të fillojë të bëjë stërvitjet në grup, por tamponët do të jenë një realitet i vazhdueshëm në jetën e saj, ashtu si edhe klubeve të tjera të Serisë A të cilat do të shohin herë pas here gjendjen e lojtarëve. Kushdo që rezulton pozitiv, do të izolohet në karantinë dhe nuk do të ketë kontakt tjetër me ekipin, ndërsa ky i fundit do të vazhdojë rregullisht punën. Pra Hysaj është i qetë, pasi ka dalë negativ dhe kjo mund ta ndihmojë të stërvitet normalisht me pjesën tjetër të grupit dhe të mendojë për sfidat e ardhshme të Napolit.