BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Menaxheri i Hysajt shuan dilemat, shkodrani mbetet i Napolit deri në fund të sezonit

Menaxheri i Hysajt shuan dilemat, shkodrani mbetet i Napolit deri në fund

Kuqezinjtë po kalojnë momente relativisht të mirë me skuadrat e tyre në Europë. Natyrisht që pritet shumë prej tyre këtë edicion, por fërkimet e shumta nga njëra anë dhe pandemia nga ana tjetër ka sjellë kufizime për shumë prej tyre. Sidoqoftë, në Itali, kuqezinjtë vijojnë të mbajnë pozita të mira, gjithashtu në Turqi, ku është shtuar së tepërmi armata e futbollistëve shqiptarë. Edhe në kampionatet e tjera europiane ka pasur shenja ringritjeje të lojtarëve me origjinë shqiptare, si në Zvicër, Suedi, e Gjermani. Gjithsesi, vëmendja shkon tek lojtarët e Kombëtares, të cilët duhet të marrin minutazhin e duhur për të marrë ftesë në përfaqësuese. Një nga lojtarët që ngjall debat është mbrojtësi Elseid Hysaj, emri i të cilit prej shumë kohësh qarkullon në treg, me gjasa të mëdha të largohet nga Napoli e po me gjasë t’i bashkohet Romës. Por një prononcim i shkurtër për mediat italiane i menaxherit të tij Mario Xhifredi, duket se ka sheshuar aludimet mediatike dhe u ka dhënë fund dyshimeve, pasi Xhiufredi thotë se këtë sezon Hysaj do ta mbyllë me Napolin. Nga ana tjetër, Tomas Strakosha u kthyer pas afro dy muajsh në portë si titullar, një rikthim me fitore për Lacion e tij. kurse ish-mbrojtësi kuqezi, Amir Rrahmani, vijon të mbetet në stol tek Napoli, ndërsa mbrojtësi tjetër i Kombëtares, Ardijan Ismajli, luajti titullar me Specian e tij.

Hysaj do ta mbyllë me Napolin

Mbrojtësi i përfaqësueses kuqezi, njëherësh kapiten i skuadrës tonë kombëtare, Elseid Hysaj, do ta mbyllë këtë sezon te Napoli edhe pse është në skadencë kontrate me të kaltrit. “Ai nuk do të largohet këtë sezon nga Napoli, do ta mbyllë sezonin këtu”. Këtë e deklaron me bindje për mediat italiane, menaxheri i mbrojtësit të kombëtares shqiptare Mario Xhiufredi, i cili në një intervistë foli për të ardhmen e mbrojtësit shqiptar, duke nënvizuar se për momentin Hysaj ndihet mirë te skuadra e Gatuzos edhe pse shanset që të largohet në verë janë të mëdha. “Është e sigurt që do të mbyllë këtë sezon tek Napoli, ndërsa në atë pasuesin gjithçka mund të ndodh. Me 51% nuk do të rinovojë, por nëse Napoli dëshiron të zgjas kontratën këtë mund ta bëjmë direkte pasi dëshira e Hysaj është të qëndrojë. Në të njëjtën kohë po vlerësojmë ofertat nga jashtë Italisë”, theksoi agjenti i Hysaj.

Strakosha rikthehet më në fund në katërkëndor, zbret Reinën në stol

Pepe Reina nuk mund të qëndronte titullar në portën e Lacios kur rival për këtë pozicion ka një portier të ri energjik, për më tepër shqiptar, si Tomas Strakosha. Gardiani kuqezi u rikthye mbrëmë në katërkëndorin e portës laciale, në ndeshjen që bardhekaltrit patën dje për llogari të Serisë A, ndaj Fiorentinës në shtëpi. Portieri i kombëtares ka pasur probleme në periudhën e fundvitit, telashe që nisën pas infektimit me COVID-19. Kujtojmë se ndeshja e fundit si startues për Strakoshën ka qenë më datë 29 nëntor ndaj Udinezes të humbur 1-3, teksa 25-vjeçari nuk bëri një paraqitje pozitive. Kështu, posti i tij që më parë ishte i padiskutueshëm u mor nga veterani Pepe Reina, mirëpo tashmë Strakosha ka sërish mundësinë për të treguar aftësitë e tij dhe për të rifituar statusin e titullarit për trajnerin Simone Inzagi. Fitorja e djeshme me Strakoshën titullar është një hap i ri për Lacion dhe për vetë gardianin e Kombëtares kuqezi.

Legjionarët/ Rrahmani në stol tek Napoli, Ismajli titullar tek Specia

Napoli priti dje në stadiumin “Diego Armando Maradona” skuadrën e Specias. Napoli me një fitore të mundshme do të bënte 31 pikë dhe do të dilte në vendin e katër para Sasuolos. Për këtë Gatuzo ka startuar me Insinje, Lozano dhe Zielinski në sulm. Amir Rrahmani edhe sonte do të jetë në bankën rezervë derisa për Spezia ka startuar kosovari Ardian Ismajlaj i cili luan për Kombëtaren shqiptare. Ismajli ka pasur rritje me ekipin e tij, por edhe në Kombëtare është i preferuar prej trajnerit Edi Reja.