BREAKING NEWS

Vjen lëvizja që nuk pritej/ Basha bën ndryshimin në minutat e fundit, kush është ish-deputeti dhe emri i njohur demokrat që u riktheu pasi mbrëmë u la jashtë listave

Vjen lëvizja që nuk pritej/ Basha bën ndryshimin në minutat
x

Sport

Menaxheri i Hysajt s’humbet kohë, nis bisedimet me Romën për transferimin e kapitenit kuqezi

Menaxheri i Hysajt s’humbet kohë, nis bisedimet me Romën

Lajmi i dhënë nga mediat italiane pak ditë më parë, se Elseid Hysaj dhe Napoli nuk kanë gjetur asnjë gjuhë mirëkuptimi dhe ndërmjet tyre nuk ka asnjë marrëveshje për rinovim, duket se i ka nxitur klubet e ndryshme europiane ta vlerësojnë si mundësi mbrojtësin shqiptar, i cili në kohën kur e drejtonte trajneri Mauricio Sarri cilësohej si një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në Europë. Një mbrojtës që në atë periudhë vlerësohej me një shifër mbi 30 mln euro, madje Napoli kishte vënë klauzolë largimi për Hysajn plot 50 mln euro, në  mënyrë që klubet e tjera italiane të mos bënin asgjë për ta blerë ose të pagunin “qimet e kokës” që të merrnin shqiptarin në gjirin e tyre. Por situata ka ndryshuar dhe Hysaj nuk është më i pari. Nën trajnerin Sarri ai kishte minutazh të plotë dhe një nga futbollistët me më shumë minuta në fushë gjatë një edicioni, kurse me teknikun Ançeloti gati u shndërrua në lojtar stoli e me Gatuzon e tanishëm ka luajtur jo mjaftueshëm. Ai ka arsye të largohet pasi klubi nuk shfaqet i gatshëm ta paguajë në shifrat e pretenduara për këtë arsye Hysaj dhe menaxheri i tij e kanë bërë të qartë se largimi nga Napoli është thjesht një procedurë që do të ndodhë në fund të sezonit.

Roma hyn në bisedime me agjentin e Hysajt

“Klubi i Romës nuk harron Elseid Hysaj”, shkruajnë mediat italiane. Mbrojtësi i Kombëtares prej disa kohësh është në fokusin e kryeqytetasve, megjithatë në verë mund të jetë momenti i duhur që palët të bashkohesh duke qenë se tashmë aventura me Napolin në fund të këtij sezoni konsiderohet e mbyllur. Ishte vetë menaxheri i shkodranit, Mario Xhufredi, i cili konfirmoi se sezonin tjetër futbollisti do të luaj në një tjetër klub dhe se tashmë kanë nisur bisedimet për alternativat e reja. Kështu, Xhufredi është takuar së fundmi me drejtuesin e Romës, Tiago Pinto dhe pritet që të ketë të reja mbi këtë drejtim. Nëse gjithçka mbyllej me sukses atëherë Hysaj do të siguronte qëndrimin në elitën italiane teksa tashmë është i përshtatur shumë mirë aty. Megjithatë, mbetet për t’u parë pasi ditë më parë kanë dalë në skenë edhe klube si Benfika apo Sevilja. Por ka dhe të tjera dhe në orët në vijim lista e skuadrave që kërkojnë Hysajn do të rritet ndjeshëm, pasi më herët për të kishin shprehur interes edhe klube të Bundesligës gjermane.

Dy Olimpikë francezë në garë për mbrojtësin shkodran

Të gjithë në garë për Elseid Hysajn. Deklaratat e menaxherit të lojtarit, Mario Xhiufredi, që konfirmoi largimin e tij nga Napoli në fund të sezonit, pas mungesës së një akordi rinovimi në lidhje me termat financiarë, ka bërë që shumë klube të Europës të shfaqin interesin për mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare. Në Itali zërat e merkatos nuk rreshtin në lidhje me shkodranin, që është bërë objekt dëshirash në disa prej kampionateve më të rëndësishme të Europës. Të fundit në radhë janë klubet franceze, që hapin një tjetër pistë të re për destinacionin e mundshëm. Shërbimet e Hysajt kërkohen nga Olimpiku i Maersejës dhe Olimpiku i Lionit, dy klube që synojnë përforcime të rëndësishme për të arritur që të thyejnë hegjemoninë që ka vendosur në Ligue 1 PSG me “yjet” dhe milionat e sheikëve. Të dyja skuadrat kanë kërkuar informacionet e para te Napoli në lidhje me mundësinë për të bërë të tyrin mbrojtësin shqiptar, duke i ofruar një pistë interesante për të ardhmen, që gjithsesi nuk është e vetmja. Hysaj kërkohet me ngulm edhe nga Benfika, klub legjendar në Portugali, por edhe në La Ligan spanjolle, ku për të interesohen andaluzët e Seviljes. Të gjitha skuadra me peshë në kampionatet përkatëse, ndërkohë që ankandi për Hysajn është i destinuar të vazhdojë në muajt e ardhshëm me të tjera klube që do të shtojnë radhën e pretendentëve.