BREAKING NEWS

Publikohet lista e plotë, zbardhen emrat e propozuar nga PD për qarkun e Dibrës

Publikohet lista e plotë, zbardhen emrat e propozuar nga PD për qarkun
x

Sport

Menaxheri Xhani Vitali: Nga klubet më të mëdha të Europës, vetëm Reali s’ka bërë ende ofertë për Kumbullën

Menaxheri Xhani Vitali: Nga klubet më të mëdha të

Mediat më të mëdha sportive në Itali janë hapur këto ditë me mbrojtësin shqiptar Marash Kumbulla, i cili po kalon momente magjike me Hellas Veronën në Serie A italiane. Lojtari bëri një ndeshje të madhe veçanërisht kundër Juventusit mbrëmjen e së shtunës së kaluar, duke futur në “xhep” dy sulmuesit më të fuqishëm të “Zonjës së Vjetër”, pasi bllokoi Ronaldon dhe Dibalanë, duke mos u lejuar atyre asnjë shans të rrezikonin. Jo vetëm kaq, por Kumbulla bëri një supergol që u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje, por pranohet që ky pozicion ishte i dyshimtë. Në fund të ndeshjes, kur takimi ishte 1-1, ai fiton penallti që shndërrohet në gol dhe falë tij Verona e siguroi një trepikësh me mjaft vlera.  Ka qenë kjo paraqitje e tij që ka sjellë interesimin e klubeve më të mëdha europiane për ta blerë atë. I vetmi klub që nuk lakohet në listën e madhe e të gjatë të kërkesave është Reali i Madridit, gjë që e thotë vetë menaxheri i futbollistit Xhani Vitali. Tashmë Kumbulla, vetëm 20 vjeç, është në top-mbrojtësit më të mirë europianë.

Lista e klubeve që kërkojnë Kumbullën

Marash Kumbulla me paraqitjet e tij me Veronën ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane. 20-vjeçari është në sezonin e parë të Serisë A, megjithatë kjo nuk e penguar të shprehë talentin e karakterin e tij në repartin e prapavijës. Në garë për të janë klube me emra të rëndësishëm në kampionatin italian por jo vetëm. Kështu, Lacio, Napoli, Fiorentina, Inter, Juventus, Leverkusen, Bajern Mynih e Borusia Dortmund. Listën e gjatë për Kumbullën e konfirmon edhe agjenti i mbrojtësit, Xhani Vitali. “Po, do të thoja që është e vërtetë. Ka një listë të gjatë klubesh në ndjekje të Kumbullës”, konfirmon menaxheri i futbollistit të Kombëtares. Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme mediat britanike zbuluan se edhe kampionët në fuqi të Europës, Liverpuli po monitorojnë nga afër Kumbullën.

Qëndrimi i “Gazzetta Dello Sport”: Edhe Liverpuli në garë për Kumbullën

Liverpuli dhe Mançester Junajtid kanë hyrë mes klubeve që i dëshirojnë me çdo kusht shërbimet e yllit, Marash Kumbulla sipas “Gazzetta dello Sport”. Mbrojtësi 20-vjeçar i Veronës ka shkëlqyer në Serie A këtë sezon dhe çmimi i tij sillet rreth 25 milionë funte para afatit kalimtar veror. Mançester Siti thuhet po ashtu se ka shprehur interesim për Max Kumbullën nga Premier League, derisa një numër të madh të ndeshjeve të tij këtë edicion i kanë përcjellë edhe zyrtarë të Borusia Dortmundit. Talenti i qendërmbrojtësit të Veronës ku luan bashkë me kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin, e kanë parë edhe shumë klube spanjolle, ndërsa në Itali, Interi, Napoli e disa të tjera. Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë është paraqitur në 18 ndeshje këtë edicion dhe ka realizuar një gol, ndërsa në tetor u paraqit për herë të parë me “Kuqezinjtë”. Ai me klubin e Veronës ka kontratë deri në qershor të vitit 2022.

Verona ngre pretendimet, i vë çmim 30 mln euro

Hellas Verona nuk ka qëndruar duarkryq në këtë situatë ku klubet më të mëdha europiane janë vënë në garë për të marrë shërbimet e futbollistit shqiptar. Verona ka kartonin e lojtarit dhe dëshiron të fitojë sa më shumë nga shitja e tij., është e qartë se klubi veronez nuk do ta mbajë për gjatë shqiptarin në radhët e saj, nisur dhe nga ambicia e futbollistit për të luajtur në një klub të madh. Dhe Verona i ka vendosur fillimisht këto ditë shifrën e 30 mln eurove për skuadrat që interesohen të marrin mbrojtësin kuqezi. Dy muaj më parë Kumbulla nuk vlente më shumë se 2 mln euro, por ndeshjet e fundit i kanë bindur të gjithë se ai është superlojtar dhe me fizikun që disponon është mjaft i kërkuar dhe i pëlqyer nga teknikët më të mirë të futbollit aktualisht në Europë.