Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Menaxhim dhe pasion, ja si Partizani u rikthye në majën e futbollit shqiptar

Postuar: 10/10/2019 - 07:17

Adriatik BALLA

Gjashtë vjet më parë, në fund të shtatorit 2013, Partizani bënte një ndryshim në drejtim, pasi “frenat” e klubit i merr presidenti i skuadrës së kuqe, Gazmend Demi, tashmë krejt i vetëm në vendimmarrje. Prej atij momenti është fakt i pamohueshëm se Partizani ka ecur mjaft, është bërë klub më i fortë, më efikas në organizim dhe falë një menaxhimi profesionist, ka mundur të kthejë titullin kampion në gjirin e të kuqve, sukses i bërë realitet pikërisht këtë vit, në fund të sezonit të shkuar (2018-2019), pas 26 vjetësh pritje. Padyshim, ardhja e Demit në krye të Partizanit ka qenë për tifozerinë e kuqe një triumf, sepse, “thatësirës” së tejzgjatur i erdhi fundi dhe klubi i kuq jo vetëm është kthyer pretendent, por tani është dhe kampion në fuqi e madje një prej skuadrave që ka maksimalisht shanse ta ruajë këtë arritje. Duhet pranuar se Partizani ka ndjekur një strategji profesioniste në funksionimin e tij si ekip, falë investimit dhe njëherësh mbështetjes që ka pasur klubi edhe tek tifozeria. Dhe është fakt i pamohueshëm që tifozeria e kuqe gjatë këtyre viteve ka qenë mbështetje e pakufishme për ekipin brenda e jashtë Tiranës, me të mirat e të këqijat e saj. Ndoshta Partizani mund të kishte fituar më herët dhe më shumë, por ishte fati “i keq” i tij që këto vitet e fundit futbollin tonë e ka dominuar Skënderbeu i Korçës, që arriti dy herë në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Strategjia e Demit konsistoi në reformën e tij në grup, reformën në stafin teknik e drejtues, investimin afatgjatë në akademi si dhe projektin e stadiumit të ri i cili ka nisur dhe është në punë e sipër. Me pak fjalë, projekti i Partizanit për të qenë superfuqi e futbollit shqiptar është në rrugën e duhur dhe ka dhënë sukseset e para, dëshmuar me fitimin e titullit kampion sezonin e shkuar. Projekti në staf nënkuptonte zgjedhjen e emrave të duhur për punë afatgjatë. Dhe Partizani ka pretenduar shumë, megjithëse të mëdha kanë qenë edhe dështimet. Demi solli në krye të të kuqve edhe një staf profesionist italian dy vjet më parë, me në krye ish-drejtorin e Juventusit, Luçiano Moxhi, por italianët dështuan. Një trajner shqiptar doli kampion, Skënder Gega, por edhe ai u largua e Partizani po vijon t’u besojë “dashurive të vjetra”, pra italianëve, siç është rasti i Franko Lerdës (më herët Sormani etj). U desh që të vinte në krye të punëve Olsi Rama që Partizani të ndërmarrë hapa konkretë përpara. Në rolin e drejtorit sportiv, Rama futi Partizanin në hullinë e suksesit një vit më parë, duke i besuar stafit, lojtarëve dhe projektit të presidentit. Dhe koha i dha të drejtë sepse menaxhimi i mirë të jep trofe. Me pak lëvizje Partizani siguroi titullin. Është e vërtetë që ka rënie të Skënderbeut, por është po kaq e vërtetë që edhe Partizani e ka ruajtur stabilitetin e tij si ekip pretendent dhe elitar. Madje Partizani është skuadra e vetme aktualisht që ka në përbërjen e ekipit kombëtar dy futbollistë, Alban Hoxhën dhe Lorenc Trashin, diçka modeste por domethënëse për emrin dhe peshën e ekipit. Ajo që e shton më tej ngjyrën e optimizmit të skuadrës së kuqe është stadiumi i ri, i cili sipas Demit ka ngecur paksa në punime, por do të përfundojë me patjetër, ndërsa në të ardhmen skuadra synon të ruajë staturë të fortë në kampionat dhe të marrë pjesë në kupat e UEFA-s. Në fund, nuk mund të lihen jashtë këtij suksesi tifozët e kuq, të cilët janë pjesë e krenarisë së Partizanit dhe kjo skuadër ka një fat që s’e kanë të tjerët, pasi mbështetja gjeografike e ekipit është gjithëkombëtare, sepse për shkak të së shkuarës së lavdishme të klubit, Partizani ka tifozë në të gjithë Shqipërinë. Në përfundim mund të thuhet se ky projekt afatgjatë, me investime të fuqishme dhe me metoda profesioniste në drejtim, po i jep Partizanit përparësi ndaj rivalëve dhe këtë e dëshmoi më së miri fitorja në derbin e kryeqytetit me Tiranën pak ditë më parë, një fitore që tregon se Partizani ka krijuar stabilitet dhe prej më shumë se pesë vjetësh nuk ka asnjë humbje ndaj “armikes” bardheblu. Ndoshta ky dominim në derbi flet më shumë se çdo gjë tjetër për staturën që ka krijuar Partizani.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/12/2019 - 07:46

Premier League angleze vijon të dhurojë spektakël dhe emocione të veçanta në ndeshjet e saj, duke treguar jo vetëm kualitet, por edhe rivalitet.

Postuar: 15/12/2019 - 07:46

Java e 15-të e Kategorisë Superiore solli jo vetëm përmbysjen e Partizanit në kryesim, i cili u m

Postuar: 15/12/2019 - 07:44

Sporti shqiptar po kalon një moment të vështirë, pasi pushteti lokal që ka në administrim klubet

Postuar: 14/12/2019 - 22:18

Kanë dalë pamjet e momentit që tifozët e ekipit të Peqinit kanë dhunuar arbitrin Sokol Beqja.

Postuar: 14/12/2019 - 20:23

Pas shkarkimit të trajnerin të Partizanit, Franco Lerda, ditën e sotme gjithashtu është shkarkuar

Postuar: 14/12/2019 - 19:43

Mësohet se ditën e sotme është shkarkuar trajneri i ekipit të Partizanit, Franco Lerda.

Postuar: 14/12/2019 - 17:42

Sot në ndeshjen e Kategorisë së Parë mes Shkumbinit dhe Dinamos është dhunuar me grushte arbitri