Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Merkato/ Barça befason, jep 200 mln euro për Kutinjon e Dembelen

Postuar: 18/08/2017 - 08:05

Barcelona ka vendosur të shpenzojë 200 milionë euro për dyshen sulmuese Felipe Kutinjo dhe Osman dembele. Është e përditshmja britanike “Daily Mail” që e cilëson praktikisht të mbyllur çështjen e blerjes së dy futbollistëve nga klubi katalanas. Liverpul njoftoi pak ditë më parë se braziliani nuk do të largohej për më pak se 100 mln euro dhe Barcelona duket se ka reflektuar duke miratuar shumën e kërkuar nga klubi anglez. Shkak bëhet situata alarmante që po kalon Barça pas disfatës me Realin në të dy ndeshjet e Superkupës së Spanjës. Përforcimi lind si domosdoshmëri edhe për të plotësuar boshllëkun që la largimi i Nejmar drejt PSG-së. Të njëjtën shumë, pra 100 mln euro, Barcelona do ta paguajë edhe për francezin e Borusia Dortmund, Dembele. Trajneri Ernesto Valverde u përgjigj shkurt, duke theksuar se nuk e di nëse Dembele dhe Kutinjo do të jenë gati për të luajtur në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Real Betis, por finalizimi i lëvizjeve është thjesht çështje orësh. Në këtë mënyrë, pothuajse e gjithë shuma e arkëtuar me shitjen e Nejmar do të shkojë për dy blerjet e reja që mbi të gjitha konsiderohen e ardhmja e klubit katalanas. Kutinjo është në kulmin e karrierës dhe duket se 25-vjeçari brazilian ka arritur përfundimisht pjekurinë e nevojshme për të bërë hapin e madh në karrierë, ndërsa 20-vjeçari Dembele që një sezon më parë u largua nga Renes, po lë gjurmë në futbollin botëror pas vetëm një sezoni me fanellën e Borusias së Dortmundit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 16

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/11/2017 - 07:40

Serie A e këtij sezoni njeh shumë skuadra që rivalizojnë për titullin. Natyrisht, një nga favoritet është Juventusi, skuadër që ka fituar shumicën e trofeve të futbollit italian gjatë viteve të fundit, duke bërë ligjin në “Scudeto”.

Postuar: 23/11/2017 - 07:39

Barazimi i Liverpulit ndaj Seviljes mbrëmjen e së martës në Ligën e Kampioneve nuk ka kaluar pa debate dhe polemika të shumta, sepse anglezët ishin duke udhëhequr në pjesën e pa

Postuar: 23/11/2017 - 07:38

Liga e Kampioneve mbylli duelet e xhiros së pestë në fazën e grupeve, ku edhe një herë tjetër konfirmohen skuadrat e mëdha, por këtë herë pati dhe surpriza, pasi Bazeli i Taulan

Postuar: 23/11/2017 - 07:35

Klubi i Kukësit po kalon një krizë në këtë periudhë, shprehur me mungesën e fitoreve në ndeshjet e fundit.

Postuar: 23/11/2017 - 07:34

Fitorja e Partizanit në duelin e javës së 11-të kundër Kukësit ka kthyer shpresat e të kuqve për një rivalitet të ethshëm në garën për titull, dëshmuar me afrimin në renditje ka

Postuar: 23/11/2017 - 07:32

“Gjithçka për fëmijët”, sepse gjithçka duhet të nisë nga ata që futbollin e jetojnë me pasion.

Postuar: 23/11/2017 - 07:31

Kapiteni Gilman Lika ishte një nga më të dalluarit në takimin e Vllaznisë përballë Lushnjës, ndërsa shënoi edhe golin që zhbllokoi sfidën, në minutën e 5-të të takimit.