
Milaim Zeka paralajmëron arrestime "VIP" në Shqipëri dhe jep lajmin "e keq" për Edi Ramën

Vjen deklarata ‘bombë’, spiunët që hynë në pallatin e Kremlinit zbulojnë sëmundjet që rrezikojnë jetën e Putinit: Do të vdesë brenda 2...(VIDEO)

Fatos Klosi paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare: Ja goditja që do të marrë Sali Berisha në 7 korrik dhe 4 dosjet e SPAK që do të tronditin opozitën, Meta përgjegjës për korrupsionin në Shqipëri

Bordi merr vendimin, publikohen çmimet e reja të produkteve ushqimore, sa lek do të shiten duke nisur nga 1 kg sheqer deri tek...

Meta-Berisha shtojnë thirrjet për rrëzimin e qeverisë dhe shkundje të sistemit, ja strategjia që po aplikojnë 2 antiamerikanët e “Foltores” për të joshur ithtarët e tyre

E trishtë! Shuhet në moshë shumë të re pedagogia e njohur, rektorja e Universitetit ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”, ja kush është ministri më i pëlqyer në qeverinë “Rama 3”, Frida Krifca dhe Mirela Kumbaro më të urryerat për qytetarët

Ngjarjet kriminale në Shqipëri/ DEA bën lëvizjen e papritur, reagon eksperti Karamuço dhe jep lajmin e bujshëm: Koha e duhur

Merkato e varfër, gjysma e Superligës pa asnjë afrim, diferencën e bëjnë Partizani e Tirana

Shkruar nga Adriatik BALLA 20 Qershor 2022

Katër klube të Kategorisë Superiore nuk kanë bërë asnjë afrim deri tani, edhe pse merkato po mbyll muajin e parë të saj. Natyrisht që agati zyrtar deri më 31 gusht u jep klubeve qetësi, pasi janë edhe 70 ditë përpara për të menduar lëvizjet e dëshiruara, por është tronditëse që pothuajse gjysma e klubeve të kampionatit elitar shqiptar të futbollit nuk ka bërë ende një afrim për merkaton e verës. Kështu, klubet e Teutës e të Kastriotit që janë në Superiore nuk kanë mundur të bëjnë ndonjë goditje në treg, por pa lëvizje afruese në merkato janë dhe dy klubet e ngjitura këtë edicion në Superiore, si Bylisi dhe Erzeni. Padyshim që në 20 ditët e para të merkatos duhet të kishte më shumë ndjeshmëri nga këto klube, por kjo ka disa arsye që ka ndodhur. Së pari klubet që janë ngjitur në elitë vijnë me kontigjentin fitues nga Kategoria e Parë dhe do të bëjnë afrime në momentin e duhur, ndoshta ndonjë goditje të orës së fundit në treg. Kurse klubet që ishin më parë në Superiore, si Teuta e Kastrioti, duke mos pasur objektiva të tjerë përveçse të përgatiten, në këtë moment janë “stakuar” dhe po presin me qetësi alternativat e duhura. Nga ky grup përjashtim bën Kukësi, i cili, edhe pse nuk luan në Europë, ka nisur të bëjë lëvizje në treg, duke pasur objektiva seriozë për titull në edicionin e ri.
Tirana e Partizani bëjnë përjashtim
Dy rivalët e fuqishëm kryeqytetas, Tirana e Partizani, jo vetëm që kanë bërë lëvizjet e para në treg, por të dy klubet dëshirojnë ta kompletojnë sa më parë skuadrën për të qenë gati për aventurën e tyre europiane, ku bardheblutë do të luajnë në Champions League, kurse “demat e kuq” do të luajnë në Conference League. Partizani do të jetë skuadër e fortë sezonin tjetër, nisur dhe nga ambiciet e klubit që janë rritur pas ndërtimit të kompleksit të ri dhe stërvitjes e akomodimit të Partizanit në këtë kompleks mjaft modern rrëzë malit të Dajtit. Problemi i vetëm i Partizanit në këtë periudhë lidhet me disa largime, një pjesë edhe elementë cilësorë, pir që klubi i kuq i ka zëvendësuar me emra me përvojë, si Telushi, Hoti, Romero, Da Silva, Rexhepi e Cvetanovski. Nga largimet, më të rëndësishmit janë Zhunior dhe Kallaku, por në dyshim është dhe Esat Mala.Sa i takon Tiranës, kampionët janë duke u përgatitur për një prezantim sa më të mirë në Champions League. Tri afrime janë deri tani të sigurta: Ardit Hila, Albano Aleksi dhe Florent Hasani. Por ngjashëm sikurse Partizani, edhe Tirana vuan nga largimet jo të pakta në këtë periudhë, që kanë sjellë një situatë disi të dyshimtë dhe jo fort premtuese për në fazën paraeliminatore të Champions. Kuptohet, faza përgatitore që po zhvillohet në Turqi do të sjellë efektet e veta pozitive, sepse grupi do të harmonizohet dhe do të forcohet, por ende për momentin nuk ka një blerje “big” që e dëshirojnë klubet që marrin pjesë në Europë dhe Tirana e ka të domosdoshme një lëvizje të tillë, më e pakta një. Presidenti Halili, në daljet për mediat ka deklaruar se të gjitha lëvizjet janë lënë në dorë të stafit e konkretisht të trajnerit Orges Shehi.
Më të lexuarat


Siti nis lëvizjet në merkato, Rijad Mahrez rinovon kurse Gabriel Jezus drejt Arsenalit

Klubet që luajnë në garat e UEFA-s kanë më shumë afrime se largime, duke dëshmuar ambicie

Memushaj merr drejtimin e U-15 të Peskarës, Manaj kthehet tek Barcelona

Ceferin bën deklaratën e fortë: Italia s’ka asnjë stadium të denjë për finalen e Champions

Lajm shokues! Futbollisti humb jetën në moshë shumë të re, flasin mjekët: Bëmë gjithçka për të, por nuk ia doli

Leicesteri i shtohet listës së klubeve të Premier League që duan Brojën

Hidhet shorti për sezonin e ri në Itali e Spanjë, s’ka surpriza rreth “klasikeve”

Flet “Maradona i Dibrës”, Shpëtim Toska: Biografia m’u bë pengesë të arrija më shumë, por publiku ishte krah meje

UEFA vendos ku do të luajë Partizani në Europë, vjen lajmi i mirë për skuadrën shqiptare

Ngrihen akuza korrupsion ndaj presidentit të PSG-së
