BREAKING NEWS

Zgjedhjet në Itali - Exit Poll-et nxjerrin fituese Melonin, mediat e huaja: Fitorja e saj do të alarmojë pjesën më të madhe të Europës

Zgjedhjet në Itali - Exit Poll-et nxjerrin fituese Melonin, mediat e huaja:
x
BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19, vjen njoftimi i fundit nga Ministria e Shëndetësisë: Ja ç'po ndodh në Shqipëri

Pandemia e Covid-19, vjen njoftimi i fundit nga Ministria e
x
BREAKING NEWS

Britania po 'hap dyert'! Liz Truss gëzon pa masë edhe shqiptarët, zbulohet plani i ri i emigracionit

Britania po 'hap dyert'! Liz Truss gëzon pa masë edhe
x
BREAKING NEWS

Pas akuzave të Deizi Arapit, reagon deputeti i Partisë Demokratike

Pas akuzave të Deizi Arapit, reagon deputeti i Partisë Demokratike
x
BREAKING NEWS

Meta zbardh bisedën me Yuri Kim për Berishën ‘non grata’: Ja çfarë i thashë ambasadores

Meta zbardh bisedën me Yuri Kim për Berishën ‘non
x
BREAKING NEWS

Takimi me ambasadoren Kim, Meta zbardh detajet: Patëm një bisedë shumë të hapur për...

Takimi me ambasadoren Kim, Meta zbardh detajet: Patëm një bisedë
x
BREAKING NEWS

I dogjën makinën për herë të dytë/ Zbardhet dëshmia tronditëse e ‘gangsteres’ nga Bilishti, Deizi Arapi: Shteti të më mbrojë, do më gjejnë në ndonjë kanal, ja me kë kam pasur konflikte

I dogjën makinën për herë të dytë/ Zbardhet
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Plas sherri në Dhërmi, 46-vjeçari plagos me thikë të riun, dyshimet e para

EMRI/ Plas sherri në Dhërmi, 46-vjeçari plagos me thikë
x

Sport

Merkato e verës, ja klubet që do të pretendojnë titullin dhe Europën

Merkato e verës, ja klubet që do të pretendojnë titullin dhe

Merkato e kësaj vere do edhe dy javë që të mbyllet zyrtarisht, kështu që klubet kanë ende kohë të bëjnë goditjet e dëshiruara në treg. Në të vërtetë të gjitha ekipet janë futur në transferime dhe një pjesë i kanë bërë goditjet e tyre më të rëndësishme, por mbeten ende shumë pikëpyetje për cilësinë e lëvizjeve dhe natyrisht përshtatshmërinë e lojtarëve të afruar me pjesën e grupit që vjen nga sezoni i kaluar. Këtë problem e kanë si ekipet e mëdha të kryeqytetit, ashtu dhe skuadrat e ardhura nga kategoritë inferiore. Në varësi të blerjeve verore, dallohen 3 grupe skuadrash që ravijëzohen me objektivat e tyre për sezonin e ri.

Grupi kryeqytetas

Në këtë grup përfshihen Tirana e Partizani, skuadra që e nisin sezonin si favorite për të fituar titullin, kjo ndodh pasi Partizani e Tirana kanë një emër në futbollin tonë, kanë grupin, kanë skuadrat e tyre të moshave që prodhojnë lojtarë dhe kanë edhe mundësitë financiare për të bërë blerje. Ky element i fundit ka kufizime, pasi të dy klubet nuk fituan mjaftueshëm në europë, duke qenë se u eliminuan shpejt. Gjithsesi, Partizani, me kompleksin e ri që ka e që e ka vënë në funksion për stërvitje, si dhe blerjet që ka bërë, duke përtërirë ndjeshëm repartet, me kthime të rëndësishme si “ushtar” Telushi e ndonjë tjetër, llogaritet të jetë një skuadër pretendente për titull. Tirana mbetet po ashtu ekip pretendent, pasi ka shumicën e bërthamës së grupit të vjetshëm, por është përpjekur edhe të afrojë lojtarë. Klubin bardheblu e ndihmon fakti se ka ekipe të rinjsh që furnizojnë ekipin e parë me element cilësorë dhe kjo i jep avantazhe Tiranës poër sezonin e ri.

Grupi i fortë i rretheve

Skuadra si Vllaznia, La?i, Kukësi dhe Teuta, kanë pretendime për një vend nderi në sezonin e ri, por edhe të fitojnë trofe. Nga ky grup më entuziaste duket Vllaznia, e cila është në rritje si skuadër dhe ka pretendime për titull, por edhe një grup të mirë lojtarësh. Mbi të gjitha Vllaznia ka trajnerin Josa, një njohës me eksperiencë i kampionatit që i di mirë sekretet e tij dhe natyrisht njeh edhe ambientin në Shkodër. La?i ka krijuar eksperiencë ndër vite dhe ruan bërthamën e tij, prandaj mbetet ekip që rivalizon dhe u hapo punë pretendentëve. Kukësi ka bërë merkato active, me shumë largime e blerje, por mbetet për t’u parë aftësia e verilindorëve në fushë. Sa i takon Teutës, nuk ka bërë shumë zhurmë në merkato, por durrsakët e kanë grupin dhe presin të tregojnë më shumë cilësi në sezonin e ri. Ambicia e tyre është një vend në Europë.

Grupi i mbijetesës

Pavarësisht lëvizjeve që kanë bërë, skuadrat e Kastriotit, Egnatias, Bylisit dhe Erzenit shihen si skuadra që do të luftojnë për të qëndruar në kategori. E kapur nga sasia e lëvizjeve ato zënë vende të para, por cilësia mbetet por t’u parë në fushë. Bylisi ka më shumë përvojë edhe pse vjen nga Kategoria e Parë, kurse Erzeni i Shijakut është një skuadër surprizë që pritet me interes ?farë do të tregojë. Dy skuadrat e tjera e njohin rivalitetin në fundtabelë, prandaj gara aty do të jetë shumë e fortë.