Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Merkato/ Milani i vë “syrin” Fabregas, lëvizja në janar

Postuar: 09/09/2018 - 07:56

Edhe pse merkato e verës u mbyll, klubet italiane po mendojnë menjëherë për atë që vjen e para në radhë dhe konkretisht për periudhën e transferimeve dimërore, merkaton e janarit. Kështu, Milani është duke menduar për përforcimin e skuadrës në afatin kalimtar të janarit. Sipas medieve angleze, “Rossonerët” do të mundohen ta transferojnë spanjollin qysh në afatin kalimtar të janarit, pasi lojtarit i skadon kontrata në verën e vitit tjetër. Fabregas ende nuk ka luajtur asnjë minutë në këtë sezon në Premier League, pasi ende nuk e ka fituar besimin e trajnerit të ri, Maurizio Sarrit. 31-vjeçari në këtë sezon duhet të luftojë shumë për të zënë një vend në formacionin e parë, pasi me ardhjen e Kovaçiçit dhe Zhorzhinjos, konkurrenca te “Blutë” është shumë e madhe.

31 vjeç është mesfushori Fabregas, por mosha e tij nuk e pengon Milanin të hidhet në aksion për të marrë shërbimet e tij, pasi cilësohet një lojtar me shumë peshë dhe që mund të zgjidhë mirë situatat. Mbetet të shihet vetëm sa do ta çmojë klubi i Çelsit, i cili ende zotëron kartonin e tij.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 22:46

Një garë shumë të pazakontë po zhvillohet këtë edicion në kampionatin spanjoll sa i përket pjesëmarrjes në Champions League.
 

Postuar: 21/04/2019 - 20:26

Komisioni i Disiplinës në FSHF-së ka pezulluar për 12 muaj nga të gjitha aktivitetet sportive f

Postuar: 21/04/2019 - 13:17

 Masimiliano Allegri nuk e fitoi asnjëherë dashurinë e tifozëve të Juventusit.

Postuar: 21/04/2019 - 09:27

 Juventusi fitoi ditën e djeshme zyrtarisht titullin kampion për herën e tetë rradhazi në Se

Postuar: 21/04/2019 - 07:54

Premier League angleze po vijon të dhurojë surpriza dhe emocione të forta në këto javë të fundit

Postuar: 21/04/2019 - 07:52

Java e 30-të e kampionatit, Kategoria Superiore, nuk pati ndonjë surprizë të mirëfilltë, por mund

Postuar: 21/04/2019 - 07:51

 Ardhja dhe largimi i Kristian Panuçit shënoi një periudhë stanjacioni në përfaqësuesen e fu