Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Merkato po shkon drejt fundit, Sadiku dhe Veseli ende në “ajër”, pakësohen shanset në treg

Postuar: 16/08/2019 - 07:28

Merkato po shkon drejt fundit. Mbeten dhe pak ditë të këtij muaji që janë të vlefshme për transferimet zyrtare, kështu që lojtarët e përfaqësueses duhet të nxitojnë të përmbushin objektivat e tyre në treg. Për momentin janë disa lojtarë që nuk kanë gjetur ende skuadër dhe janë në pritje të ofertave. Ajo që e bën të vështirë situatën rreth tyre ka të bëjë me ekipet ku janë, të cilat nuk i kanë përfshirë këta lojtarë në projektin e tyre të së ardhmes. Një i tillë është sulmuesi Armand Sadiku, i cili është pjesë e Levantes në kampionatin spanjoll, madje ka zbritur edhe në stërvitje, por bomberi kuqezi po kalon moment të vështirë, pasi, referuar shumë medieve sportive ai nuk është në planet e kësaj skuadre dhe mësohet se trajneri i Levantes i ka kërkuar të gjejë një destinacion të ri. Ishte përfolur si opsion kalimi tek Trabzonspori në Superligën e Turqisë, por kjo nuk ndodhi, të paktën deri tani nuk ka ndonjë shenjë që mund të realizohet. Mbetet si opsion vetëm teorikisht, ndërsa kthimi në Zvicër mund të jetë më i besueshëm, por ndoshta jo tek Lugano, por tek një skuadër tjetër. Gjithçka mund të ndodhë, por për momentin situata rreth Armando Sadikut nuk duket shumë shpresëdhënëse. Lojtarit i duhet të bëjë një zgjedhje të shpejtë për të ardhmen e tij, por që të ndodhë kjo ai duhet të marrë oferta, në të kundërt rrezikon të mbetet në stol tek Levante. Kjo situatë nuk e ndihmon aspak Sadikun, i cili mund të rrezikojë të mbetet jashtë Kombëtares për ndeshjet e shtatorit kundër Francës dhe Islandës.

Veseli, Empoli nuk është më opsion

Mbrojtësi i përfaqësueses kuqezi, Frederik Veseli, është një futbollist që ka refuzuar të kalojë në kampionatin turk, duke rrezikuar shumë, pasi doli kundër marrëveshjes së arritur në parim mes menaxherëve të klubeve. Gjithsesi, Veseli shpreson që të mbetet në kampionatin italian. Ndoshta jo tek Empoli, por ka mundësi të tjera dhe ai e di që në Itali mund të ketë edhe në vazhdim një shans më shumë se në Turqi. Për momentin futbollisti është në pritje të mësojë emrin e skuadrës, por me kalimin e ditëve mundësia të kalojë në një skuadër të njohur është e kufizuar. Për më tepër që ofertat nuk kanë qenë deri tani të “çmendura”. Njëlloj si Sadiku, edhe Veseli rrezikon të marrë ftesë në Kombëtare nëse nuk zbarkon shpejt në fushë dhe të marrë minuta. Ndeshjet e shtatorit vijnë shpejt dhe atij i duhet të bëjë zgjedhje nëse ka në plan të jetë në projektin e trajnerit veteran të përfaqësueses Edi Reja. Veseli në fakt ka luajtur ndeshjet e fundit të përfaqësueses krah Gjimshitit, Mavrajt e Hysajt, duke u përshtatur mirë si në qendër dhe në krahun e majtë. Por pasiguria me ekipin e vet dhe rreziku për të mbetur në udhëkryq në këtë merkato vere mund t’i kushtojë pozitat edhe në ekipin përfaqësues dhe ky është fakt evident.

Dermaku në shitje, Parma se ka në plane dhe kërkon ta huazojë

Nuk është vetëm Sadiku e Veseli që janë në “udhëkryq, por edhe një tjetër mbrojtës i Kombëtares. Kështu, duket se Kastriot Dermaku nuk të ketë luksin as këtë vit të bëjë debutimin tij në elitën e futbollit italian. Mbrojtësi shtatlartë i përfaqësueses shqiptare, edhe pse ka luajtur gjatë fazës përgatitore me Parmën, nuk bën pjesë në planet e formacionit titullar për skuadrën emiliane dhe kjo e fundit duket se po mendon seriozisht ta huazojë në Serinë B që lojtari të mos rrijë pa luajtur. Për futbollistin e përfaqësueses shqiptare interesohet Xhampiero Ventura, i cili e ka kërkuar specifikisht si përforcim për prapavijën e skuadrës së tij në një edicion ku ajo pretendon të presë biletën për ngjitjen në A. Ndërkohë, janë edhe dy klube të tjera të cilat shohin me interes futbollistin shqiptar, po nga Seria B. Trapani dhe Peskara kanë shfaqur interes për lojtarin, sidomos ekipi ku bën pjesë edhe Ledjan Memushaj, pasi edhe ai ka pretendime për ngjitjen dhe sheh te Dermaku një element cilësor që mund të ndihmojë të bëhet realitet objektivi që ka.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 20:21

Cristiano Ronaldo, u maskua si një person tjetër, dhe doli në qendër të Torinos për të luajtur me njerëzit që ishin aty.ronaldo-torino

Postuar: 20/09/2019 - 19:25

Sulmuesi danez Kasper Dolberg u transferua nga Ajaksi i mrekullive që gjeti gjysmëfinalen e Champ

Postuar: 20/09/2019 - 17:40

Forma e dobët që Real Madrid po kalon gjatë muajve të fundit ka shtuar zërat për një shkarkim të

Postuar: 20/09/2019 - 17:17

E ardhmja e Eros Grezdës te Rangers është më e paqartë se kurrë.
 

Postuar: 20/09/2019 - 15:50

Një tjetër goditje ka ardhur për ekipin e Kamzës nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Postuar: 20/09/2019 - 08:14

Ka marrë fund misteri i gruas që i jepte ushqim Cristiano Ronaldos pas ndeshjes.

Postuar: 20/09/2019 - 07:27

Humbja ndaj Paris San Zhermenit në UEFA Champions League, me shifrat e pabesueshme 3-0, e ka vend