BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Meta rrezikon të përfundojë si Gruevski duke kërkuar azil, është i zhytur kokë e këmbë në korrupsion, ja si po tenton të kapë Kushtetuesen

Spartak Ngjela: Meta rrezikon të përfundojë si Gruevski duke
x

Sport

Merr fund ankthi, del përgjigja e tamponit për Ronaldon

Merr fund ankthi, del përgjigja e tamponit për Ronaldon

Më në fund vjen lajmi i mirë për Cristiano Ronaldon, Juventusin dhe gjithë popullin bardhezi. 

Ylli i kampionëve të Italisë ka marrë vesh përgjigjen e tamponit të fundit, që ka rezultuar negativ.

Një çlirim i madh për 35-vjeçarin, i cili ishte infektuar prej datës 13 tetor. Tani mund të quhet plotësisht i shëruar dhe do të rikthehet në stërvitje me shokët e skuadrës.

Diçka e tillë gëzon trajnerin Andrea Pirlo, i cili mund të bazohet sërish te kualiteti i sulmuesit të famshëm.