Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Merr fund ankthi, Lionel Mesi mbetet tek Barcelona edhe 1 vit

Merr fund ankthi, Lionel Mesi mbetet tek Barcelona edhe 1 vit

Argjentinasi bën një deklaratë për mediat ku justifikon qëndrimin e tij, akuzon presidentin Bartomeu që nuk e mbajti fjalën për ta lënë të lirë

Lionel Mesi dhe Barcelona nuk po gjenin gjuhën e përbashkët as për tu ndarë e as për të vazhduar sërish së bashku. Palët kishin zënë llogoret e tyre dhe insistonin në të drejtën e tyre, duke mos gjetur gjuhën e bashkëpunimit. Në këto rrethana, u duk se palët mund të përfundonin në gjykatë, por kishte ndërmjetës që punonin pa pushim për të gjetur një marrëveshje. Dhe pas shumë ecejakesh është gjetur më në fund një marrëveshje. Në fakt nuk është marrëveshje por një fjalë nderi e vetë Mesit, një deklaratë publike e tij, ku akuzon presidentin e klubit, Jozef Maria Bartomeu, për mos mbajtje fjale, teksa vendos të qëndrojë sipas kontratës edhe një vit tek Barcelona. E thënë ndryshe, pavarësisht ngjarjeve të shumta dhe dëshirës së hapur për t’u larguar, “telenovela” Lionel Mesi është mbyllur me fund të lumtur për Barcelonën, që do të ketë në gjirin e saj 6 herë fituesin e “Topit të Artë”. “Ka qenë një vit shumë i komplikuar dhe vazhdimisht ua kam bërë të qartë drejtuesve se dua të largohem. Kam vuajtur shumë në stërvitje, në dhomat e zhveshjes dhe në ndeshje, ndaj doja një sfidë të re dhe këtë ia bëra të qartë klubit para humbjes me Bajernin, që nuk peshoi aspak në vendimin tim. Presidenti Bartomeu më kishte premtuar shumë herë se në fund të sezonit do të ma linte mua në dorë të vendos, nëse do të rri apo do të largohem, por nuk e mbajti fjalën. Nga ana tjetër, unë nuk do të largohesha kurrë në rrugë ligjore kundër klubit të jetës time dhe për këtë arsye vendosa të qëndroj edhe një sezon te Barcelona. Gjithmonë kamë thënë se dua ta përfundojë qëndrimin këtu. Ata dëshirojnë një projekt fitues për të fituar titullin me klubin, për të vazhduar të jem një legjendë e Barcelonës. Por e vërteta është se këtu nuk ka projekt apo nuk ka asgjë që një kohë të gjatë, ata vetëm i mbulojnë vrimat shkel e shko. Siç thashë, gjithmonë kam menduar për mirëqenien e familjes sime dhe klubin”, deklaroi Mesi. Tani ylli argjentinas pritet të kryejë testin për koronavirusin dhe të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Ronald Kuman, për të nisur përgatitjet për sezonin e ri, që e sheh sërish me fanellën e Barcelonës. Një qëndrim i tillë i jep fund aludimeve mbi të ardhmen e argjentinasit, i cili përflitej se do të kalonte tek Mançester Siti, atje ku është një prej trajnerëve që di ta menaxhojë më mirë talentin e tij, Pep Guardiola. Klauzola 700-milionëshe e Mesit rezultoi vendimtare në favor të Barcelonës, pasi asnjë klub europian nuk mund të paguante një shifër të tillë për një futbollist 32 vjeçar, për më tepër një shumë e pajustifikuar për kushtet që po kalon futbolli në kontinentin e vjetër. Qëndrimi i Mesit e sqaron mjaft mirë jo vetëm pozicionin e tij, të presidentit të klubit dhe të vetë klubit, por edhe ngërçin e madh ku është futur skuadra katalanase, e cila ka dështuar vitet e fundit të fitojë trofeun e madh europian, madje dështoi të fitonte La Ligën, ku ishte aq afër disa javë para fundit të sezonit e në fund fare ia mori Reali i Madridit. Ajo që vlen të thuhet në fund është se Mesi mbetet sërish i Barcelonës, të paktën dhe një vit, por largimi i tij qershorin e vitit 2021 do të jetë i pashmangshëm.