Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Merr fund aventura e Kukësit, eliminohet nga Liga e Europës

Postuar: 16/08/2018 - 21:01

Kukësi i ka shkuar shumë afër mrekullisë, por nuk ka mundur ta realizojë atë pavarësisht se tentoi deri në minutat e fundit.

Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu mposhti 2-0 Torpedo-n, por humbja 5-2 në ndeshjen e parë penalizoi skuadrën shqiptare.

Goli i parë i cili zhbllokoi takimin u realizua në minutën e 29-t. Sulmuesi Rexhinaldo pasi fitoi një 11-metërsh e goditi po vetë atë, duke e dërguar topin në fundin e rrjetës.

Kaq në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës skuadra gjeorgjiane mendoi vetëm për t’u mbrojtur. Gjithsesi verilindorët arritën të shënonin edhe golin e dytë, sërish me penallti po me të njëjtin autor, Rexhinaldon.

Për 15 minuta të kohës së rregullt dhe 5 shtesë, Kukësi kërkoi me të gjitha mënyrat golin e tretë, por pa arritur ta gjejë atë. Në këtë mënyrë përfundon edhe aventura e skuadrës së fundit shqiptare në Europë.

Kukësi 2-0 Torpedo Kutaisi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/09/2018 - 20:17

Një hetim për financat dhe shpenzimet e klubit gjigant të Francës, Paris Saint-Germain është rihapur së fundmi nga UEFA.

Postuar: 24/09/2018 - 19:24

Luciano Spalletti do të mungojë në ndeshjen e radhës së Inter ndaj Fiorentina-s ditën e martë pas

Postuar: 24/09/2018 - 17:22

 Topi i Artë? Më mirë të përdoret shumësi.

Postuar: 24/09/2018 - 17:06

Futbolli Shqiptar ka marrë një lajm të tmerrshëm ditën e sotme, më konkretisht ai kosovar.

Postuar: 24/09/2018 - 15:17

Benjamin Kololli, mefushori me origjinë shqiptare, është zgjedhur në formacionin e javës nga e pë

Postuar: 24/09/2018 - 12:58

I ftuar i Fabio Fazio, në “Che tempo che fa”, show në Rai 1, Francesco Totti ka komen