Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Merr fund ëndrra e Skënderbeut, Gjykata e Zvicrës lë në fuqi pezullimin me 10 vite

Merr fund ëndrra e Skënderbeut, Gjykata e Zvicrës lë në

Ka marrë fund ëndrra e Skënderbeut për të luajtur në kupat e Europës. Drejtuesit e ekipit korçar ndoqën deri në fund rrugën për të anuluar vendimin e CAS, por duket se përpjekjet kanë dështuar. Dje Gjykata Federale e Zvicrës ka marrë vendimin final për klubin shqiptar duke lënë në fuqi pezullimin e tij me 10 vite nga kupat e Europës. Po ashtu në fuqi ka mbetur dhe gjoba prej 1 milionë euro. Vetë klubi ka reaguar përmes një njoftimi për mediat, ku bën me dije se vendimi ka qenë me 2 vota kundër dhe 3 pro. Më tej sqarohet se do të shkohet në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut. “Sot, më datë 12 Gusht 2020, KF Skënderbeu-t ju bë me dije Vendimi i Gjykatës Federale Zvicerane në lidhje me rekursin e kryer ndaj Vendimit të CAS-it datë 12 Korrik 2019. Pavarësisht argumenteve të pakundërshtueshme të paraqitura në proçes, trupa gjykuese e përbërë nga 5 anëtarë, përmes një vendimmarrje me shumicë të thjeshtë votash, 3 vota pro dhe 2 kundra, vendosi rrëzimin e rekursit të kryer nga KF Skënderbeu, duke konfirmuar vendimin e mëparshëm të CAS-it”, tha klubi. Më tej bëhet e ditur se ekipi do të vijojë të punojë për të qenë model në futbollin shqiptar. “Në momentin aktual, KF Skënderbeu po shqyrton të gjitha mundësitë për një ankim të mëtejshëm në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, pasi në asnjë mënyrë nuk mund të konformizohet me një vendim i cili, në çmimin tonë, cënon rëndë parimet e të drejtës për një proçes të rregullt ligjor. Për këtë, informacione të mëtejshme në lidhje me përmbajtjen e vendimit në fjale do të bëhen publike, pasi të jenë kryer të gjitha vlerësimet e rastit. Pavarësisht efekteve tejet të rënda që ky vendim ka, KF Skënderbeu do të vezhdojë rrugën e tij drejt arritjes sërish të sukseseve historike të mëparshme, të cilat ende sot shërbejnë si model e frymëzim për futbollin shqiptar. Puna vazhdon”, njoftoi klubi.

Qëndrimi i Skënderbeut

Më 22 korrik mediat sportive deklaruan se Gjykata e Zvicrës e kishte penalizuar Skënderbeun, por klubi e mohoi duke reaguar ashpër. “Duke marrë parasysh aludimet e vazhdueshme në mediat vizive, online dhe në shtypin e shkruar, KF Skënderbeu kërkon të sqarojë opinionin publik dhe sportdashësit bardhekuq se nuk ka ende një vendim përfundimtar nga gjykata Federale në Zvicër në lidhje me apelimin e kryer nga klubi. Vendimi i cili pritej në fund të muajit qershor është shtyrë për shkak të situatës së krijuar nga Pandemia COVID-19 dhe nuk ka një datë fikse për publikimin e vendimit përfundimtar. Klubi i Futbollit “Skënderbeu” mbetet në pritje të vendimit dhe sigurojmë tifozët dhe opinion publik se çdo vendim do të publikohet në kohë reale jo vetëm nga klubi por edhe nga Gjykata Federale. Iu bëjmë thirrje mediave të mos aludojnë me lajme krejtësisht të pavërteta duke pasur parasysh dhe ndjeshmërinë që ka çështja në fjalë për klubin dhe tifozët e Skënderbeut”, shkruhej në reagimin e bërë nga Skënderbeu.

Lëvizjet et Skënderbeu

Duket se vendimi vjen pas lëvizjeve në paniknën ekipit korçar. Ilir Daja u largua drejt partizanit dhe si duke trajneri e ka ditur se gjasat që të hiqej vendimi kanë qenë të pakt. Ndërkohë Skënderbeu dje ka bërë zyrtar vendimin për zëvendësimin e Dajës me Julian Ahmataj. Ky i fundit vjen në një moment delikat, por një teknik që në eksperiencën e tij ka dëshmuar se mund të marrë më të mirën edhe në kushte specifike, duke menaxhuar në mënyrën më të mirë situata nga më të vështirat. Tekniku 41-vjeçar ka arritur akordin me presidentin Takaj dhe pritet të nisë punën në fillimin e javës së ardhshme, duke nisur nga ristrukturimi i një grupi që në përfundim të kampionatit pësoi shumë largime të rëndësishme ne emra si Dejvi Bregu, Bruno Dita, Enea Koliçi dhe i riu Elezi.