BREAKING NEWS

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e
x
BREAKING NEWS

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i
x
BREAKING NEWS

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x
BREAKING NEWS

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga  “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga 
x

Sport

Merret vendimi/ FIFA konfirmon zhvillimin e Botërorit 2030 në 3 kontinente dhe 6 shtete (Detajet)

Merret vendimi/ FIFA konfirmon zhvillimin e Botërorit 2030 në 3

FIFA ka bërë zyrtar vendimin për Botërorin më unik në historinë e këtij aktiviteti. Edicioni i vitit 2030, i cili përkon me 100-vjetorin e aktivitetit të parë të këtij lloji, do të shtrihet në 3 kontinente dhe në 6 shtete,

FIFA bëri të ditur se organizimin e aktivitetit e ka fituar kandidatura e përbashkët e Spanjës, Portugalisë dhe Marokut. Por njëkohësisht, ndeshjet do të luhen edhe në Amerikën e Jugut, pasi Uruguai, Argjentina dhe Paraguai do të presin secila nga një ndeshje. Gjithçka nis me një ndeshje në Montevideo, në Uruguai, ku u luajt edhe edicioni  parë i një turneu të tillë.

“Në një botë të ndarë, FIFA dhe futbolli po bëhen bashkë”, theksoi presidenti Infantino. “Këshilli i FIFA-s, i cili përfaqëson të gjithë botën e futbollit, vendosi njëzëri të festojë në mënyrën më të përshtatshme njëqindvjetorin e Kupës së Botës, edicioni i parë i të cilit u luajt në Uruguai në vitin 1930. Prandaj, një festë do të zhvillohet në Amerikën e Jugut, më saktësisht në Uruguai, Argjentinë dhe Paraguai, të cilat do të organizojnë nga një ndeshje secila. E para nga këto tre ndeshje do të luhet padyshim në stadiumin ku filloi gjithçka, në legjendarin “Estádio Centenário” në Montevideo, pikërisht për të festuar edicionin e njëqindvjetorit të Kupës së Botës.

Këshilli i FIFA-s gjithashtu ra dakord unanimisht që oferta e vetme për të pritur Kupën e Botës 2030 do të jetë kandidatura e përbashkët e Marokut, Portugalisë dhe Spanjës. Dy kontinente – Afrika dhe Evropa – të bashkuara jo vetëm në një festë të futbollit, por edhe në sigurimin e një kohezion unik social dhe kulturor. Çfarë mesazhi i madh i paqes, tolerancës dhe përfshirjes.

Në vitin 2030, ne do të kemi një gjurmë unike globale, tre kontinente – Afrika, Evropa dhe Amerika e Jugut – gjashtë vende – Argjentina, Maroku, Paraguai, Portugalia, Spanja dhe Uruguai – do të mirëpresin dhe bashkojnë botën duke festuar së bashku lojën e bukur”, ishin fjalët e Infantinos pas vendimit.