Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mesfushori/ Dëmtohet Alkantara, Bajerni në alarm

Postuar: 24/11/2017 - 07:20

Champions League i dha verdiktet për grupin ku ndodhet Paris Saint Germain e Bajernit i Mynihut, pasi ata e siguruan kualifikimin më tej, duke lënë pas Sëlltikun dhe Anderlehtin, ku skocezët kanë një shans të luajnë tani e tutje në Europa League. Duhet thënë se fitorja e Bajernit ndaj Anderlehtit mbrëmjen e së mërkurës nuk pati shkëlqim dhje për më tepër skuadra bavareze mori një lajm të keq në fund të takimit, dëmtimin e një prej lojtarëve të rëndësishëm të formacionit Thiago Alkantara është dëmtuar pikërisht në sfidën me Anderleht, dhe sipas gazetës “Bild” bëhet fjalë për diçka serioze. Nga ana tjetër lajmin e përforcon edhe Drejtori Sportiv i bavarezëve, Salihamixhiç, i cili deklaroi se lojtari do të qëndrojë jashtë fushës së lojës për një kohë të gjatë, pasi ka këputje të muskulit. Mesfushori do t’u nënshtrohet vizitave më të detajuara mjekësore, për të përcaktuar kohën e saktë të rikuperimit. Sipas informacioneve paraprake, ai do të mungojë disa muaj, por kjo është në varësi të shkallës së dëmtimit. Të gjithë shpresojnë që ai të luajë pak javë në fund të sezonit. Dëmtimi i tij ka shqetësuar Hejnkes, i cili nuk do të ketë në organikë për disa muaj një prej lojtarëve më teknikë të grupit. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2017 - 07:53

Drejtori i përgjithshëm i klubit italian të Milanit, Marko Fasone ka konfirmuar se kërkesat e UEFA-s, siç i ka quajtur ai “të pa realizueshme”, përfshijnë zgjidhjen e menjëhershme të problemit të borxhit ndaj Elliot Management.

Postuar: 12/12/2017 - 07:52

Shorti i hedhur Nion të Zvicrën u rezervoi kundërshtarë të lehtë emrave të mëdhenj të futbollit europian.

Postuar: 12/12/2017 - 07:49

Liga e Kampioneve mësoi dje duelet e 1/8 e finales, ku goglat u treguan të pamëshirshme me disa ekipe, të cilat do të përballen me rivalë shumë të fortë.

Postuar: 12/12/2017 - 07:48

Sokol Cikalleshi ka vetëm pak kohë që është rikthyer nga një dëmtim që pësoi gjatë përgatitjeve me Kombëtaren, por tanimë po e rimerr formën e mëparshme dhe dje shënoi në fitore

Postuar: 12/12/2017 - 07:34

Mediat italiane insistojnë se mbrojtësi Napolit, shqiptari Elseid Hysaj, mund të ndryshojë skuadër në fund të sezonit.

Postuar: 12/12/2017 - 07:30

Gjatë paradites së djeshme Kukësi ka zhvilluar një mbledhje në zyrat e presidentit Safet Gjici, i cili u ka kërkuar llogari të tijve për atë çfarë ndodhi në ndeshjen e fundit me

Postuar: 12/12/2017 - 07:22

Kuqezinjtë po bëjnë një performancë të mirë dhe janë në top-lojtarët e vlerësuar në kampionatin zviceran.