BREAKING NEWS

“Je simbol i trafikantit të drogës Pablo Eskobar”, Meta paralajmëron kryeministrin Rama: Do të përfundosh me mjekun te koka dhe policin te dera

“Je simbol i trafikantit të drogës Pablo Eskobar”, Meta
x
BREAKING NEWS

“Është një xhelat i vërtetë”, ish-Presidenti Meta paralajmëron Ramën: Do të përdorim ligjet e tij për të...

“Është një xhelat i vërtetë”,
x
BREAKING NEWS

Meta shpërthen ndaj Ramës, i kujton kohën kur ishte kryebashkiak: Më qepej nga prapa si xhol dhe…

Meta shpërthen ndaj Ramës, i kujton kohën kur ishte kryebashkiak:
x
BREAKING NEWS

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia, zjarrfikësit shpëtojnë mrekullisht...

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia,
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë për ish-efektivin e policisë: Na del të jetë...

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x

Sport

Mesi 3 trofe larg rekordmenit Dani Alvesh, Ibrahimoviç qëndron më lart se Ronaldo

Mesi 3 trofe larg rekordmenit Dani Alvesh, Ibrahimoviç qëndron

Rivaliteti mes Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit është zbehur disi, pasi futbollistët janë veteranë tashmë në fushën e blertë dhe nuk janë përcaktues si më parë në skuadrat respektive, por ata vijojnë të mbajnë një profil të lartënë treg dhe në futbollin botëror, nisur dhe nga imazhi i krijuar dhe emri i madh që kanë tashmë në këtë sport. por rezulton se “Pleshti” duket pranë një rekordi unik sa u takon trofeve të fituar, duke menduar cilësinë e skuadrës ku bën pjesë por edhe moshën më premtuese sesa të rivalëve të tij Ronaldo e Ibrahimoviç, apo dhe Dani Alvesh. Mesi ndodhet vetëm 3 trofe larg një rekordi mbresëlënës për të qenë lojtari me më shumë trofe në historinë e futbollit. Kështu, me trofeun e Superkupës së Francës në “xhep”, Leo Mesi shkon në kuotën e 41 titujve në karrierë, një shifër e jashtëzakonshme. Sulmuesi argjentinas vihet në ndjekje të Dani Alvesh i cili mbetet lojtari me më shumë trofe në karrierë, 44 të tillë.Diferenca nuk është shumë e madhe dhe Mesi do të përpiqet të arrijë sa më shpejt mikun e tij në majën e podiumit.Në vendin e tretë me 39 trofe ndodhet Andres Iniesta. Shumë më larg ndodhet rivali i tij më i madh, Kristiano Ronaldo me portugezin që renditet në vendin e 12-të me 32 trofe, një më pak se Zlatan Ibrahimoviç. Duke gjykuar nga numrat, shihet qartë se në një sezon të vetëm Mesi mund të marrë prioritetin, pasi PSG është favorite për të fituar titull në Francë, kupën, superkupën dhe natyrisht edhe Champions League, pa harruar trofe të tjerë që jepen nga turnetë miqësor apo ato kombëtar në Francë e më gjerë në Argjentinë apo në Kupën e Botës. Pra ky vit mund të jetë vendimtar për Leo Mesin. Ndërkohë, pavarësisht zërave për t’u larguar, Nejmar duket i bindur të qëndrojë te PSG-ja dhe e ka nisur sezonin e ri me entuziazëm, duke shënuar dy herë në Superkupën e Francës ndaj Nantes.Ylli brazilian duket mjaft i lumtur në kryeqytet dhe me shokët e rinj, teksa në ceremoninë e ngritjes së trofeut u bë protagonist edhe me shpërndarjen e medaljeve, pasi ua dha vetë të gjithë futbollistëve që kishte pas vetes. Ikardi, Mesi, Keilor Navas, etj, ishin disa prej yjeve të PSG-së, që ndiqnin Nejmar në radhën drejt podiumit dhe braziliani nxitoi t’u vërë në qafë medaljen e fituesit të Superkupës së Francës.Sa i përket ndeshjes, PSG-ja triumfoi me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Nantes, me golat e shënuar nga Nejmar dy herë, Mesi dhe Serxhio Ramos, ndërsa skuadra duket se funksionon në mënyrë perfekte nën urdhrat e Galtier.