
Fatos Klosi trondit me deklaratën, tregon çfarë ndodhi në Bulevard 10 vite më parë: Ja pse u detyrua Sali Berisha të vriste, do kishte më shumë viktima, por...


Është sërish Lionel Mesi, për herë të pestë, fitues i "Topit të Artë". Në ceremoninë gala të organizuar në Zyrih, argjentinasi u kurorëzua si futbollisti më i mirë i 2015-s, pas votimit të gazetarëve, të trajnerëve dhe kapitenëve të ekipeve kombëtare. Në garë për futbollistin më të mirë për vitin që lamë pas ishin Kristiano Ronaldo, Lionel Mesi, si dhe braziliani Nejmar. Në fakt, lajmi se Mesi ishte fitues për herë të pestë i trofeut të "Topit të Artë" u publikua ditë më parë nga FIFA në faqen zyrtare të saj, por ai qëndrojë vetëm pak minuta dhe më pas u fshi. Gafë e pabesueshme, por që tashmë rezultoi që lajmi të jetë i vërtetë. Argjentinasi zhvilloi një sezon të shkëlqyer vitin e kaluar me Barcelonën, duke arritur të fitojë 5 trofe nga 6 të mundshëm. Ndërsa me Argjentinën, Mesi arriti deri në finalen e Kupës së Amerikës Latine, të humbur më pas ndaj Kilit në finale. Lojtari kishte marrë votat maksimale dhe rivalët e tjerë ishin me një diferencë të madhe larg tij.
Deklarata
Deklarata që Lionel Mesi bëri pak minuta para fillimit të ceremonisë së Topit të Artë është shumë e kuptueshme. Argjentinasi pranoi se do t'i falte Topat e Artë që ka fituar vitet e fundit me trofeun e Kupës së Botës, gjithmonë nëse do t'i jepej kjo mundë- si. Argjentinasi ka shkuar shumë afër fitores së një Botërori në 2014-ën, por Gjermania tregoi se ishte më e fortë, duke shuar ëndrrën e yllit të Barcelonës. "Nëse do të kisha mundësi të zgjidhja do të preferoja Kupën e Botë para pesë Topave të Artë", ka thënë Mesi para fillimit të ceremonisë në Zyrih. "Kam thënë gjithmonë se preferoj arritjet e skuadrës dhe Kupa e Botës është trofeu më i rëndësishëm që ekziston. Ndihem krenar për gjithçka kam arritur me klubin. Është e vështirë të fitosh përsëri pasi e ke bërë këtë në të kaluarën", ka deklaruar argjentinasi. Mesi nuk ka harruar të falënderojë të gjithë lojtarët e Barcelonës duke thënë se pa ta nuk do ta kishte fituar trofeun prestigjioz sezonin e kaluar.
Bujar MUÇAKU
Më të lexuarat


Vjen momenti Rei Manajt, dy klube të njohura italiane interesohen për sulmuesin kuqezi

Vllaznia s’e ndal vrullin as në Ballsh, Kukësi rikthehet më në fund tek fitorja

Superkupa e Italisë/ Cristiano Ronaldo shkruan historinë, ja çfarë ka bërë ylli portugez mbrëmjen e sotme

U pezullua dy ndeshje për goditje ndaj kundërshtarit, Barcelona merr në mbrojtje Leo Mesin

Dy emra i shtohen listës së atyre që kërkojnë një shans nga Reja, Balliu nga Spanja dhe Fili nga Rumania

Derbi Partizani-Tirana, Solomon del garant për fitoren e “demave”

ZYRTARE/ Caktohet dënimi për Messin, yllin e Barcelonës

Pësoi disfatë kundër Interit, Pirlo merr kritika të shumta nga legjendat e Juves, e sulmon edhe Del Piero

Jep dorëheqjen kreu i Ligës Profesioniste, Libohova, dyshohet se u përplas me Dukën

Agim Canaj: Bojkoti e realizoi misionin, rikthimi i Vllaznisë fitore e madhe për futbollin shqiptar
