BREAKING NEWS

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë, zbardhet shifra: Ja sa të infektuar me koronavirus u shënuan ditën e sotme

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së
x

Sport

Mesi i vë kushte Barcelonës: Nuk rinovoj nëse nuk riktheni Nejmarin në “Kamp Nou”

Mesi i vë kushte Barcelonës: Nuk rinovoj nëse nuk riktheni

Sulmuesi argjentinas ka një kusht kryesor për presidentin e sapozgjedhur Laporta, dëshiron kthimin e Nejmarit me ngjyrat blaugrana

Ndërkohë që PSG bashkë me drejtorin sportiv Leonardo po punon për rinovimin e kontratës të sulmuesit brazilian, Nejmar, kontratë që skadon në qershor të 2022, Lionel Mesi po bën çmos që braziliani t’u ribashkohet “blaugranave”. Sipas mediave franceze, që prej momentit kur Laporta mori presidencën e Barcelonës, lamtumira e Mesit nga katalanasit duket se nuk do të ndodhë dhe qëndrimi i tij mund të bëhet edhe më i mundshëm në rast të një transferimi të Nejmar te “blaugranat”. Po sipas mediave franceze, Laporta ka refuzuar një seri ofertash nga Mançester Siti për të bërë pjesë të “citizens” Lionel Mesin. Dyshja amerikano-latine, Mesi-Nejmar kanë luajtur për plot 4 sezone së bashku te Barcelona, duke fituar 9 tituj, përfshirë këtu edhe Champions League në 2015. Më pas braziliani u largua nga Spanja për të kaluar në radhët e PSG, me këta të fundit që për të bërë mundur realizimin e këtij operacioni paguan 222 mln euro, shifër rekord kjo. Ndërkohë që Barcelona të kthejë në shtëpi sulmuesin e kampionëve të Francës ka një sërë pengesash përballë dhe ato ekonomike qëndrojnë në krye, pasi Parisi që të bindë lojtarin të mos largohet është gati t’i ofrojë 36 milionë euro në sezon. Paris San Zhermen kishte refuzuar ofertën e Real Madridit në vlerë prej 300 milionë eurosh për sulmuesin brazilian, Nejmarin. Këtë e ka zbuluar Vanger Ribeiro, i cili në të shkuarën ka qenë agjent i Nejmarit. Ribeiro ka thënë se këtë ofertë, Reali ia kishte bërë PSG-s në vitin 2019 por që menjëherë ishte refuzuar nga ekipi francez. PSG-ja, ishte përgjigjur se Realit nuk do t’i mjaftonin as “një miliardë” euro për ta transferuar Nejmarin. “Në vitin 2019, Nejmari ishte afër kalimit të Real Madridi. Madje, Reali kishte ofruar 300 milionë euro për kartonin e Nejmarit por që kjo ofertë ishte refuzuar nga parisienët”, theksoi Ribeiro. Nejmar në vitin 2017 iu bashkua PSG-s nga Barcelona për 222 milionë euro duke u shndërruar në lojtarin më të shtrenjtë në botë. 29-vjeçari ka kontratë me ekipin francez deri vitin e ardhshëm kurse këtë sezon ka shënuar 13 gola dhe ka bërë tetë asistime në 21 paraqitje në të gjitha garat. Ndërkohë, klubi katalanas ka marrë dje një lajm të mirë, në lidhje me talentin e sulmit, Ansu Fati. Siç është raportuar nga “RAC1”, riaftësimi i sulmuesit të Barçës po ecën mirë me trajtimin e ri që po ndjek. Ansu Fati, i cili u dëmtua në 6 nëntor gjatë fitores me goleadë kundër Betisit (5-2), iu nënshtrua operacionit për herë të parë në 9 nëntor në gjurin e tij të majtë, i kryer nga Dr. Cugat. Duke parë që evolucioni nuk ishte siç pritej, traumatologu katalan e këshilloi sulmuesin e ri që të kalonte përsëri në sallën e operacionit dhe, sipas TV3, Ansu iu nënshtrua një operacioni përsëri janarin e kaluar. Tani sulmuesi i po riaftësohet normalisht nga lëndimi në gju, çka jep shpresë për shmangien e një operacioni të tretë. Ansu do të udhëtojë me skuadrën në Sevilje për të mbështetur shokët e tij të skuadrës në finalen e Kupës së Mbretit kundër Athletik Bilbaos.