BREAKING NEWS

Reagon Ambasada e Francës me ‘notë proteste’ MJP për deklaratat e forta të kryeministrit: Rama po sulmon vendet mike dhe aleate, Bashkimi Evropian është donatori më i madh në Shqipëri

Reagon Ambasada e Francës me ‘notë proteste’ MJP për
x

Sport

Mesi: Jam i lumtur që kapa 750 ndeshje me Barçën, pres më shumë

Mesi: Jam i lumtur që kapa 750 ndeshje me Barçën, pres më

“Pleshti” argjentinas thyen rekorde të reja me blaugranat, deri në fund të sezonit mund të kalojë legjendën Ksavi Hernandez, në merkato e kërkojnë Siti e PSG

Lionel Mesi shprehet krenar që rrumbullakosi 750 ndeshje për Barcelonën. Sulmuesi argjentinas është pjesë e Barcelonës që prej fillimit të karrierës dhe në fundjavë kundër Hueskës, e arriti shifrën e jashtëzakonshme 750 paraqitje për katalanasit. Ai i ka zhvilluar 750 ndeshje në përgjithësi për Barçën deri tani, 500 prej tyre vetëm në La Liga. Tani vetëm Ksavi ka më shumë paraqitje se ai, 505 në La Liga dhe 767 në përgjithësi për Barcelonën. Duke folur për Diario Sport në lidhje me këtë arritje, Mesi e shprehu krenarin për arritjen e një rekordi të tillë: “Është krenari ta arrish këtë numër ndeshjesh në fanellën e Barcelonës”. Mesi mbërriti në Barcelonë para 20 vjetëve si 13-vjeçar. Që prej atëherë, ai i ka fituar 524 prej 750 ndeshjeve në fanellën e ekipit të parë. Ai i ka shënuar 644 gola gjatë kësaj kohe dhe i ka fituar 10 tituj në La Liga dhe katër trofe në Ligën e Kampionëve. Ndërkohë, edhe pse Mesi ka lënë të kuptuar se mund të vazhdojë me Barcelonën deri në fund të karrierës së tij, në Angli ka dalë një informacion i ri, ku thuhet se Mançester Siti i sheikëve është gati të sakrifikojë pagat e disa lojtarëve të tjerë për t’i bërë vend Mesit në skuadër. Kështu, mësohet se Mançester Siti ka vendosur t’ia ulë pagën lojtarit më të mirë në klub në disa vitet e fundit, Kevin de Bryjne, vetëm e vetëm për t’i hapur rrugë afrimit të Lionel Mesit nga Barcelona. Thuhet se De Bryjn ndihet i tërbuar me drejtuesit e Mançester Siti, të cilët i kanë ofruar më pak para në kontratën e re sesa në atë të tanishme. Edhe pse u pajtua ta zgjasë qëndrimin në Etihad për edhe pesë vjet të tjera, mesfushori belg nuk e ka pritur aspak mirë faktin se në ujdinë e re do të fitojë më pak të holla sec fitonte deri tani. Sipas The Athletik, arsyeja e uljes së pagës së tij është sepse klubi shpreson ta financojë sjelljen e Lionel Mesit në klub. Siti planifikon t’i zbresë pagat e lojtarëve pak nga pak, në mënyrë që t’i bëjë Mesit ofertë për t’iu bashkuar Pep Guardiolës në “Etihad”. Mesi është i lirë tani të bisedojë me klube të tjera për ndonjë marrëveshje eventuale, pasi ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Barcelonën. Ndërkohë, bisedimet e Sitime De Bryjn janë pezulluar tani për tani, por thuhet se belgu do ta nënshkruajë kontratën edhe me ulje page. Ndërkohë, edhe PSG e do Mesin, madje edhe trajneri Mauricio Poçetino e la të nënkuptuar se do ta pranonte me kënaqësi argjentinasin. Ish tekniku i Totenhemit është prezantuar të martën nga PSG para debutimit të tij të mërkurën kundër skuadrës në rrezik rënien, Saint-Etiene. Rrahmani në bankë, starton Ismajli – formacionet zyrtare Napoli-Spezia. “Çdo klub është ndryshe dhe është vështirë të krahasohen”, tha Poçetino gjatë konferencës për shtyp. Nuk do të ishte objektive nga ana ime të flas për Totenhem për shkak se isha aty kurse tani jam 100 për qind i përkushtuar në Paris. Ne nuk po flasim për ndonjë transferim të mundshëm por për të adaptuar vetveten në klub kurse nesër kemi ndeshje. Por, gjithmonë kam thënë që në të ardhmen do të këtë kohë për të folur për këto gjëra. Një lojtar i madh është gjithmonë i mirëpritur në PSG”, nënvizoi ai.