BREAKING NEWS

Nuk përmbahet Andi Bushati, sulmon ashpër Ramën: Albin Kurti po merr thika pas shpine nga Tirana

Nuk përmbahet Andi Bushati, sulmon ashpër Ramën: Albin Kurti po
x
BREAKING NEWS

Eksperti i kriminalistikës habit me deklaratën: Droga futet me anije peshkimi, por edhe me avionë civilë

Eksperti i kriminalistikës habit me deklaratën: Droga futet me anije
x
BREAKING NEWS

Ish-kandidati i PD-së tregon fajtorët e përçarjes së opozitës, nuk i kursehet ish-kryeministrit dhe Alibeajt

Ish-kandidati i PD-së tregon fajtorët e përçarjes së
x
BREAKING NEWS

Pse zbarkoi DEA në Shqipëri? Eksperti Karamuço zbardh prapaskenat dhe i del kundër ministrit: Ja sa agjentë kanë ardhur

Pse zbarkoi DEA në Shqipëri? Eksperti Karamuço zbardh
x
BREAKING NEWS

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda plas deklaratën ‘bombë’: Ja kush është qyteti që konsumon më shumë kokainë në Shqipëri

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda plas deklaratën
x
BREAKING NEWS

"Luizi ka marrë një të dytën e shikimeve të Joe Biden"/ Rakipi pyet Fevziun për spektaklin që ka “mbërthyer” shqiptarët: Po largohen masivisht, kush ka mbetur është zhytur në kotësinë e Big Brother

"Luizi ka marrë një të dytën e shikimeve të Joe
x
BREAKING NEWS

Çështja “McGonigal”/ Ish-presidenti i Dhomës amerikane plas deklaratën: Ka informacione që nuk janë publikuar dhe…

Çështja “McGonigal”/ Ish-presidenti i Dhomës
x
BREAKING NEWS

“Ti i di më mirë këto, por nuk do të flasësh!”/ Plas debati në studio, Rakipi kapet me Fevziun për naftën kontrabandë dhe oligarkët

“Ti i di më mirë këto, por nuk do të
x

Sport

Mesi kërkon falje për sjelljen e tij në çerekfinalen e Botërorit kundër Holandës

Mesi kërkon falje për sjelljen e tij në çerekfinalen e

Edhe pse Botërori mund të quhet kapitull i mbyllur, duket se ngjarjet që ndodhën atje vijojnë të kenë impakt tek sportdashësit dhe vetë protagonistët e atyre ditëve. Ndërkohë, fituesi i Kupës së Botës, Lionel Mesi, u pendua për shkëmbimet e ashpra të fjalëve me trajnerin dhe lojtarët e Holandës gjatë çerekfinales në Botërorin në Katar. Sulmuesi e tha këtë në një intervistë të botuar të hënën. Mesi foli për radion “Urbana Play” të Buenos Airesit. Kapiteni i Argjentinës foli për përplasjen e ashpër me holandezët që amerikanojugorët e fituan në penallti. Një rekord prej 17 kartonëve të verdhë u vendos duke përfshirë një për Mesin për mospajtim. Kur Mesi shënoi nga penalltia në kohën e rregullt, ai qëndroi përballë trajnerit holandez Luis van Gal dhe me të dy duart kapi veshët e tij. Pas ndeshjes ai bëri gjeste drejt bankinës holandeze dhe ofendoi sulmuesin Vout Veghorst, i cili shënoi dy herë në kohën e rregullt. “Nuk më pëlqen ajo që bëra, nuk më pëlqen ajo që ndodhi më pas. Këto janë momente me shumë tension, shumë nerva. Është shumë shpejt dhe njerëzit reagojnë ashtu siç reagojnë. Asgjë nuk ishte planifikuar, thjesht ndodhi”, tha Mesi. Ajo çerekfinale ishte e rrethuar nga polemikat. Para përballjes, trajneri Van Gal tha se lojtarët e tij ishin më të përgatitur se rivalët e tyre për gjuajtje të penalltive. Ai gjithashtu tha se “Mesi nuk e preku topin” në gjysmëfinalen mes dy ekipeve në Kupën e Botës 2014. Argjentina gjithashtu e fitoi atë ndeshje me penallti. Mesi tha se ishin bashkëlojtarët ata që i treguan për fjalët e Van Galit, të cilat e motivuan. Ndërsa sa i përket momentit me sulmuesin Veghorst, Mesi tha se ishte “gjë natyrale”. “Unë kam reaguar ashtu. Kishte pasur shumë gjëra me këtë lojtar, momente tensioni si këto. . . Unë isha në ‘zonën mix’, thjesht ndodhi. Nuk më pëlqen ta lë atë imazh, por këto gjëra ndodhi. Ishte ndeshja më e keqe që luajtëm për shkak të të gjitha gjërave të përfshira, pasi ishte çështje fitoreje”, shtoi Mesi. Argjentina humbi ndeshjen e saj hapëse ndaj Arabisë Saudite, 2:1, në një nga befasitë më të mëdha në historinë e Kupës së Botës dhe iu desh të mposhtte Meksikën për të qëndruar në garë për të avancuar në rundin nokaut. Meksika u mund 2:0 dhe Argjentina avancoi tutje. Mesi tha se nuk e ka parë më finalen kundër Francës. Argjentina fitoi finalen me penallti për të fituar titullin e parë të Kupës së Botës që nga viti 1986. “Që nga ajo ditë gjithçka ndryshoi për mua. Për fat, ndodhi ajo që ne ëndërruam kaq shumë. E doja kaq shumë këtë trofe në karrierën time dhe në fund erdhi”, përfundoi Mesi.