BREAKING NEWS

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon bisedën e ‘frikshme’: Funeral falas dhe mbi 1 milion lekë nëse e regjistron vdekjen me COVID-19

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon
x

Sport

Mesi me probleme muskulore, mungon dy javë, Reali i Madridit shanse për titull

Mesi me probleme muskulore, mungon dy javë, Reali i Madridit shanse

Argjentinasi ka një shqetësim muskulor në kofshë dhe sipas analizave paraprake do të mungojë 10 deri në 15 ditë, pra humb ndeshjet e para

Barcelona mori një lajm jo të mirë të mërkurën pasdite dhe të enjten, pasi sulmuesi kryesor i saj, Lionel Mesi, shfaqi probleme muskulore në kofshë dhe do t’i duhet të stërvitet i diferencuar nga grupi në ditët në vijim, për të qenë të paktën gati në javën e fundit të qershorit, në kuadër të xhiros së parë ose të dytë të garës në La Liga pas kthimit nga pandemia e koronavirusit. Në fakt, ky shqetësim muskulor vjen krejt papritur, pasi vetë Mesi ishte shprehur për mediat pak ditë më parë se ishte në formë të mirë dhe po mendonte të udhëhiqte Barcelonën drejt titullit kampion në Spanjë. Dëmtimi i tij në kofshë mund të frenojë shpërthimin e tij në fushë dhe kjo mund të ketë pasoja për Barcelonën në ndeshjet e mbetura të këtij edicioni, në një kohë rivaliteti me Realin e Madridit është në kulmin e tij dhe njëherësh madrilenët, duke qenë vetëm dy pikë larg do të kenë një shans më shumë për të fituar titullin kampion në La Liga. Janë vetë mediat sportive spanjolle që shkruajnë se Barcelona është në ankth për gjendjen e Lionel Mesit. Ylli argjentinas u ndal në stërvitje ditën e martë teksa pësoi një dëmtim që do ta mbajë për pak kohë larg fushave të futbollit. Media spanjolle “TV3” raporton se nga skanimi është vënë re një problem muskulor në këmbën e djathtë. Një dëmtim i tillë kërkon zakonisht 10 ditë për rikuperimin e plotë, ndoshta 15, çka bën që Mesi të mos jetë i gatshëm në takimin e parë pas rikthimit të futbollit në Spanjë. “TV3” raportoi se Mesi kishte probleme me muskulin në kofshën e këmbës dhe se kjo ishte arsyeja e mungesës së tij në stërvitjen e Barçës të mërkurën. Por burime të klubit kanë thënë për “Mundo Deportivo” se superylli argjentinas është në gjendje të mirë fizike. “Mesi ka ardhur për të ushtruar dhe e ka bërë një punë tjetër. Pa merak”, ka thënë një burim brenda Barcelonës. Burimi sugarin se Mesi nuk ka probleme me muskulin në kofshe dhe as nuk i është nënshtruar ndonjë testi. Katalanasit kanë në program me Majorkën, më datë 13 qershor takim i vlefshëm për javën e 28-të të La Ligës. Kuptohet që argjentinasi nuk do të jetë i gatshëm. Tre ditë më pas, më 16 qershor, Barcelona pret Leganesh dhe me gjasa edhe në atë takim 6-herë fituesi i “Topit të Artë” mund të kursehet, në mënyrë që në takimin kundër Sevilje, më 21 qershor, Mesi të jetë në fushë dhe të jetë në formën e tij optimale për të lenë shenjë në një transfertë delikate për Barcelonën që mund të vendosë shumë për fatet e titullit kampion. Që Barça kryeson aktualisht La Ligën, Mesi ka merita të jashtëzakonshme pasi në 22 takime në të cilat është aktivizuar ka shënuar 19 herë. Argjentinasi është jo vetëm golashënuesi kryesor i skuadrës, por është dhe asistuesi më i mirë, lojtari që ka treguesit më të shumtë sportivë në të mirë të grupi si pasime kyçe, depërtime efikase, gjuajtje të sakta në kuadrat, ekzekutues i goditjeve të lira, lojtar që mban topin, i pasimeve më të shumta të sakta e në tërësi lojtari më me peshë i skuadrës katalanase. Prandaj ky shqetësim muskulor e ka alarmuar skuadrën e Barcelonës.