BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Mesi: Më shumë se unë, për Kupën e Botës po vuanin familjarët e mi, suksesi ishte çlirim për të gjithë

Mesi: Më shumë se unë, për Kupën e Botës po vuanin

Lionel Mesi është rikthyer të flasë për Botërorin e Katarit, duke rrëfyer emocione nga episode të veçanta, por edhe duke mbrojtur Argjentinën nga kritikat për sjellje të keqe. Ai e nisi nga momenti i penalltisë së fundit. “Lutja gjatë penalltisë vendimtare? Kanë thënë që po flisja me Maradonën, por nuk është kështu. I kërkova Zotit dhe Gonzalos (Montiel) të shënonte, për të mos e zgjatur atë agoni më shumë, pasi po bëhej e padurueshme. E dëshiroja me gjithë qenien time atë moment. Pas shumë viteve në Kombëtare, pasi kisha qenë aq pranë në 2014. Kam bërë shumë sakrifica, ka patur shumë disfata dhe momente të vështira. Familja ime ndoshta e përjetoi më shumë se unë. Kam shumë të afërt në Argjentinë dhe kjo pritje po i konsumonte, vuanin si unë e ndoshta dhe më shumë. E di që kanë kaluar momente të këqija, por tani të gjithë jemi të çliruar nga suksesi dhe nga fakti që u bëmë kampionë të Botës”, nënvizoi Mesi. Një nga imazhet simbol të finales me Francën është ajo pritje e Emiliano Martinez në rastin e Kolo Muani në skadimin e kohës shtesë. Për pak gjërat do të kishin shkuar shumë ndryshe. “Ndodhi gjithçka aq shpejt. Nuk ja dola as ta shikoja tamam atë moment. Kam vuajtur më shumë kur kam parë videot më pas, kam akoma ankth kur e rishikoj”, shtoi argjentinasi. Mesi më pas ju përgjigjet kritikat për festimet e padenja, mes të cilave edhe gjesti i portierit Dibu Martinez në momentin e dhënies së çmimeve. “Kritikat më duken të padrejta, kemi patur gjithmonë një sjellje shembullore brenda dhe jashtë fushe. Njerëzit flasin shumë për atë që ndodhi ndaj Holandës, por askush nuk thotë asgjë për atë që ndodhi më parë, për provokimet gjatë ndeshjes. Të gjithë flasin vetëm për atë që bëmë ne. Ishim superiorë ndaj Meksikës dhe duhej të përshpejtonim. Na hëngri ankthi, për segmente të tëra ishte ndeshja jonë më e keqe, por pastaj fituam besim dhe qetësi. Me Poloninë ishte një ndeshje për brenda ose jashtë dhe patëm kontrollin. U kthyem te thelbi ynë”, shtoi ai. Në fund Mesi flet edhe për të ardhmen e tij. “Jam 36 vjeç dhe më duket e vështirë të mendoj se mund të jem në Botërorin e ardhshëm. Dua të luaj futboll dhe përderisa të jem në formë dhe të vazhdoj të argëtohem do ta bëj. Por nuk ia dal të mendoj deri për Botërorin e ardhshëm. Eci përpara, të shohim ku do të më çojë karriera. Skaloni? Shpresoj që të vazhdojë, do të ishte bukur të mos ndryshohej në këtë moment. Është një vendim që i takon atij dhe do ta kuptoja në çdo rast. Nuk i kam folur së fundmi, por uroj që të vendosë të rinovojë”, përfundoi Mesi.